AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

Serbia e ndarë rreth memorialeve të ‘luftës çlirimtare’

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Memoriali i Titos në Kumrovec

Një ligj i propozuar për memorialet dhe monumentet e luftës ka ndezur debate mbi nëse shteti serb po përpiqet përsëri të mohojë rolin e tij në konfliktet e viteve 1990 në Jugosllavi.

Memoriali i Titos në Kumrovec
Memoriali i Titos në Kumrovec

Përkujtimoret e luftës kanë qenë prej kohësh objekt mosmarrëveshjesh politike dhe ndëretnike në të gjithë ish-Jugosllavinë dhe lajmërimi këtë javë se viktimat serbe të luftërave të viteve 1990 do të përkujtohen me një monument të financuar nga shteti në Beograd e ka ringjallur debatin.

Njoftimi erdhi ndërsa Serbia përgatitet të miratojë ligjin e saj të parë për rregullimin e ndërtesave dhe ruajtjen e memorialeve.

Projektligji ka ngritur shqetësime mes kritikëve të cilët thonë se ai po përpiqet të mbështesë një version të rremë historik rreth përfshirjes së Serbisë në luftërat e viteve 1990 – një tjetër shembull se si vendi po dështon të përballet deri edhe me të kaluarën e vet të mundimshme.

Noa Treister nga OJQ-ja “Ucitelj Neznalica i Njegovi Komiteti” me bazë në Beograd tha se në bazë të legjislacionit të propozuar, komisioni i ngarkuar me të gjithë memorialet e ardhshme do të përbëhet kryesisht nga zyrtarë shteti.

“Në këtë mënyrë, do të imponohet një tregim zyrtar nga ana e shtetit. Nuk do të ketë diskutim publik dhe politika e kujtesës do të centralizohet,” tha Treister.

Treister u ankua se nuk kishte patur as edhe një debat të vërtetë në lidhje me legjislacionin, edhe pse ai ishte i hapur për diskutim publik deri më 20 janar. “Ne mundeshim vetëm t’i dërgonim ministrisë vërejtjet tona me postë elektronike,” u ankua Treister.

Pjesa më e madhe e memorialeve në Serbi i janë dedikuar atyre që vdiqën në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, ndërsa të vetmit të ndërtuar për të përkujtuar luftërat më të fundit, janë në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s të Jugosllavisë në vitin 1999.

Më i fundit i tyre u ngrit para stacionit kryesor hekurudhor të Beogradit në mars të vitit 2012, me rastin e 13 vjetorit të bombardimeve të NATO-s. Monumenti, i kushtuar “viktimave të luftës dhe mbrojtësve të atdheut nga viti 1990 deri në vitin 1999”, bëri që grupet e të drejtave të njeriut të pretendonin se autoritetet po denigronin civilët që u vranë duke i vënë ata në të njëjtin nivel me luftëtarët.

Një tjetër memorial i njohur për viktimat e bombardimeve të NATO-s u ngrit pranë bashkimit të lumenjve Danub dhe Sava në Beograd në vitin 2000 – një obelisk i madh me një zjarr të përjetshëm sipër. Mira Markovic, bashkëshortja e presidentit të ndjerë Sllobodan Millosheviçit, e përshkroi monumentin si “një simbol të rezistencës së popullit ndaj agresionit të NATO-s”.

Ligj i ri, ndarje të vjetra

Legjislacioni i ri i propozuar ka ringjallur ndarje të vjetra. Por ka të paktën një klauzolë për të cilën të gjitha palët të bien – ligji do të ndalojë ndërtimin e monumenteve për njerëzit që bashkëpunuan me forcat pushtuese naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe për “personat që përfaqësonin fashistët, shovinistët dhe idetë dhe ideologjitë naziste”.

Por një tjetër kriter ka rezultuar problematik. Ai thotë se çdo monumentet i ri duhet të ketë lidhje me ‘luftërat çlirimtare’ që ka luftuar  Serbia.

“Nuk do të ketë mundësi të ndërtohen memoriale për luftëra të cilat nuk janë të etiketuara si luftërat çlirimtare nga komisioni i monumenteve. Që mund të lidhen me shumicën e konflikteve të armatosura në të cilat Serbia mori pjesë në të gjithë shekullin e 20-të,” tha Ucitelj Neznalica i Njegovi Komiteti në një deklaratë.

Branko Avramovic nga i Shoqatës së Veteranëve Serbë tha se për shkak se konfliktet në ish-Jugosllavi nuk konsiderohen zyrtarisht si ‘luftëra çlirimtare’, njerëzit që luftuan ose vdiqën mund të mos falënderohen kurrë.

“Ky është një ligj diskriminues,” tha Avramovic.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, rreth 500,000 serbë luftuan në luftrat e viteve 1990. Por ish-udhëheqësi Millosheviç nuk e pranoi kurrë se Beogradi mori një rol sulmues në konfliktet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci, duke pretenduar se serbët që luftuan atje po përpiqeshin thjesht të mbronin Jugosllavinë nga shkatërrimi.Qeveria e tanishme serbe mban të njëjtin qëndrim.

Ligji i propozuar gjithashtu parashikon që nuk mund të ndërtohet asnjë monument që përkujton ngjarjet që simbolizojnë “humbjen e sovranitetit, integritetit territorial ose lirisë së Republikës së Serbisë”.

Treister tha se kjo do të thotë se pjesëmarrësve dhe viktimave të luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 nuk mund t’u ofrohet një përkujtim i duhur.

“Kjo rregullore është e hapur për interpretime të ndryshme. Në realitet dhe midis një pjese të publikut, Serbia e ka humbur sovranitetin e saj mbi Kosovën. Megjithatë, sipas kushtetutës së saj, Kosova është ende pjesë e Serbisë,” tha Treister, duke iu referuar faktit se edhe pse Prishtina shpalli pavarësinë në vitin 2008, ajo nuk është njohur kurrë nga Beogradi.

Nuk ka ndalim në përkujtim

Ministria serbe e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, e cila nisi legjislacionin, i ka hedhur poshtë shqetësimet e kritikëve të tij.

Ministria ka këmbëngulur se ajo nuk ka ndërmend të ndalojë ndërtimin e monumenteve që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990.

Duke komentuar rregulloren që ndalon memoriale që kanë lidhje me humbjen e sovranitetit, integritetit territorial ose lirisë, zëdhënësi i ministrisë Dragan Popovic tha për BIRN se “kjo nuk do të thotë se ndalohet ngritja e një memoriali për viktimat e luftës në Jugosllavi në vitin 1999”.

Organizata që përfaqëson ish-luftëtarë partizane në Luftën e Dytë Botërore, SUBNOR, gjithashtu e ka mirëpritur legjislacionin, duke thënë se kjo do të sigurojë që monumentet ekzistuese të mirëmbahen dhe të mos kalben.

“Projektligji është në të vërtetë shumë i mirë dhe të gjithë përfshirëse,” tha Jelisaveta Milovanovic nga SUBNOR për BIRN.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë monumentet të mirëmbahen, pa marrë parasysh se për cilën luftë bëhet fjalë,” tha ajo.

Ndërsa legjislacioni i ri pritet të bëhet ligj në muajt e ardhshëm, duket e pamundur t’i jepet fund debatit për mënyrën se si Serbia duhet të përkujtojë të kaluarën e saj të trazuar.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjedebateish-JugosllaviJugosllaviKosovaKosovëKroaciLigjmemorialeMillosheviçNATOnazistendalimndarjepaktParaPrishtinaProjektligjiPunëQeveriaSerbiSerbiaSHSllobodan MillosheviçZjarr
Tjetri
Oboti, jeta mes ujit në fshatin “e dënuar” me përmbytje

Oboti, jeta mes ujit në fshatin “e dënuar” me përmbytje

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.