AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rritja e taksave nxjerr në rrugët e Maqedonisë mijëra protestues

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Sinisa Jakov Marusic

Mijëra punonjës me kontratë dhe të punësuar të rastit protestuan në Shkup për herë të dytë të premten kundër një rritje të ashpër të taksave të tyre nga 10 në 35 për qind.

Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic

Përkthyes, muzikantë, punonjës në sektorin e OJQ-ve, gazetarë të pavarur dhe shumë të tjerë mbështetur nga disa sindikata punonjësish dhe lëvizje të të drejtave, protestuan të premten në Shkup kundër rritjes së një takse, që hyri në fuqi që nga janari, të cilën ata e quajnë ‘një mashtrim shtetëror’.

“Ne nuk do të heqim dorë derisa ju të shfuqizoni ligjin” bërtitën protestuesit gjatë marshimit që filloi përpara parlamentit, kaloi në Ministrinë e Punës dhe vazhdoi në ndërtesën qeveritare në qendër të Shkupit.
Punonjësit mbanin pankarta ku lexohej “Të drejtat e punëtorëve”, “Do të dëgjojnë prej nesh!”, “Kjo është luftë klasash” dhe “Qeveria Mafia dhe Mashtrues”.

Marshimi mori fund pranë kampusit të universitetit shtetëror pas të cilit ata u tubuan jashtë universitetit për të shprehur solidaritet me studentët protestues, të cilët të mërkurën zaptuan kompleksin dhe e shpallën atë ‘territor autonom’.

Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic

Studentët që po i kalojnë netët në universitet po protestojnë kundër ligjit të ri të arsimit të lartë, që imponon provime të jashtme të mbikëqyrura nga shteti, të cilat studentët thonë se prekin autonominë e universitetit.

“Dy kauzat tona janë të lidhura dhe solidariteti juaj vlerësohet shumë,” tha një përfaqësues i studentëve te punëtorët e mbledhur.

Reforma e taksave, që hyri në fuqi këtë vit të ri, i detyron punonjësit me kontrata të paracaktuara dhe punonjësit e rastit të paguajnë 35 për qind të fitimeve për shëndet dhe mirëqenie, sikur të ishin të punësuar rregullisht.

Qeveria këmbënguli se reforma do të ulte numrin e papunësisë dhe se rriste sigurinë shoqërore të punëtorëve. Protestuesit thonë se është një përpjekje për të marrë para nga njerëzit që shpesh fitojnë vetëm 200 deri në 400 euro në muaj dhe kjo do t’i bëjë ata më të varfër.

Protestuesit thonë se 200,000 njerëz në vendin prej 2.1 milionë mund të ndikohen drejtpërdrejt nga ndryshimi.

Pas protestës së parë në dhjetor, qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski fillimisht nuk tregoi shenja tërheqje.

Megjithatë, në një  përpjekje për të qetësuar punëtorët me kontratë në protestë, partia në qeverisje VMRO DPMNE ofroi të miratonte disa ndryshime për të lehtësuar rritjen e taksës, që e bënë këtë javë.

Ndryshimet e miratuara këtë javë parashikojnë se ata në punë që fitojnë edhe prej kontratave shtesë janë të përjashtuar nga pagesa e taksave për fitimet shtesë nëse nuk e kalojnë pagën mesatare mujore prej 340 euro.

Të papunët janë të përjashtuar nga pagesa e taksave shtesë nëse fitimet e tyre mujore nga kontratat nuk e kalojnë minimumin e pagës mujore prej 150 euro.

Megjithatë, bashkimi i lëvizjeve për të drejtat e punëtorëve dhe sindikatat mbetën të pakënaqura, duke thënë se së bashku duan ta heqin këtë ligj.

Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Foto: Sinisa Jakov Marusic
Etiketa: EurogazetarGruevskiLigjMafiamashtrimNikola GruevskiParaPartiaprotestuesPunëPunëtorPunëtorëQeveriaReformaSHShkupsindikatastudentuniversitetVMRO DPMNE
Tjetri
Numërimi i veteranëve të luftës në Kosovë shkakton mosmarrëveshje

Numërimi i veteranëve të luftës në Kosovë shkakton mosmarrëveshje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.