AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi

Nxjerrja e naftës në Shqipëri goditet nga çmimi i ulët dhe përmbytjet

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impjant për nxjerrjen e naftës në fushën e Patos-Marinzës. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Kompania Bankers Petroleum bëri të ditur se u detyrua të pezullojë punën në 81 puse me 3500 fuçi në ditë si pasojë e përmbytjeve ndërsa ka ulur për herë të dytë planin e investimeve për vitin 2015.

Bankers-photo-3Kompania Bankers Petroleum uli planin e investimeve për vitin 2015 nga 216 milionë dollarë në në 153 milionë dollarë si pasojë e çmimit të ulët të naftës në tregun ndërkombëtar. Kompania bëri të ditur në një njoftim për investitorët e vet se plani i mëparshëm i njoftuar dhjetorin e kaluar bazohej në parashikimin se çmimi i naftës në bursën e Londrës për këtë vit do të varionte në rreth 70 dollarë për fuçi ndërsa parashikimi i ri është që çmimi mesatar të jetë rreth 50 dollarë për fuçi.

“Ne besojmë se [plani i rishikuar i investimeve] është i kujdesshëm me parashikimin aktual të çmimeve dhe demonstron disiplinën tonë për investime si dhe ruan bilancin e fortë tonin,” deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë David French. “Projekti ynë është mjaftueshëm fleksibël për të na lejuar të zgjedhim vetë ritmin dhe shkallën e zhvillimit,” shtoi ai.

Bankers vendosi të ngadalësojë punën për shpimet e reja dhjetorin e kaluar si pasojë e rënies së shpejtë të të ardhurave nga shitja e naftës bruto që nxjerr në fushën e Patos-Marinzës pranë Fierit. Nxjerrja e naftës në Shqipëri nxirret në vendburime të zbuluara dekada më parë dhe që e kanë kaluar pikun e prodhimit me metodat konvencionale të nxjerrjes. Përdorimi i metodave dytësore të nxjerrjes është i kushtueshëm, gjë që do të thotë se shpimet e reja nuk janë me leverdi në rast se çmimi në tregun ndërkombëtar është më i ulët se 70 USD. Mungesa e çmimeve të reja sjell gjithashtu rënie graduale të prodhimit, rënie që në disa puse mund të arrijë edhe deri në 30 për qind në vit.

Ndërkohë, kompania realizoi në muajin janar një prodhim pak më të ulët se sa në dhjetor. Prodhimi mesatar ditor gjatë janarit qe 20,154 fuçi nga 20,324 fuçi në ditë që qe mesatarja e tremujorit të fundit 2014.

Përmbytjet që prekën Shqipërinë e jugut në fillim të muajit shkurt detyruan kompaninë të ndërpresë punën në 81 puse me prodhim të përgjithshëm ditor prej rreth 3500 fuçish. Puset u rikthyen në punë pas tërheqjes së ujërave të lumenjve.

Rënia e çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar pritet të ndihmojë pak ekonominë shqiptare sa i përket kostos së importit të karburanteve dhe kostos së përdorimit të karburanteve nga konsumatorët. Ndërkohë, Shqipëria pritet të vuajë nga rënia e investimeve në industrinë e vet të naftës si dhe nga të ardhurat e munguara nga renta minerare në buxhetin e shtetit.

Etiketa: Bankers PetroleuminvestimePatosprodhimPunëshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Emigrantët kosovarë shkëmbejnë mjerimin për pasigurinë

Emigrantët kosovarë shkëmbejnë mjerimin për pasigurinë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.