AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Dhuna në familje risjell në kujtesë makthet e luftës të femrave boshnjake

Albina SorgucngaAlbina Sorguc
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gratë që u traumatizuan nga përdhunimet dhe abuzimet seksuale gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë janë bërë shpesh viktima të dhunës në familje nga bashkëshortët abuzivë më pas.

“Kam kaluar 20 ditë në një kamp burgimi, ku i mbijetova përdhunimit.Abuzimi gjatë martesës, si fizik dhe psikologjik, zgjatur më shumë,” tha për BIRN një grua që ishte abuzuar seksualisht ndërsa ishte adoleshente dhe e burgosur gjatë luftës.

Në vitin 1992, kur ajo ishte 15 vjeçe, ajo u mor nga kampi i burgimit ku po mbahej në Bratunac, dhe u përdhunua në shtëpitë e braktisura që ishin lënë bosh për boshnjakët e arratisur.

Pasi doli nga kampi, ajo njohu një mashkull, burrin e saj të ardhshëm. Ajo i tregoi ato që kishte kaluar gjatë luftës, dhe për disa muaj me radhë, ai tha se e mbështeste.

Megjithatë, pasi u martuan, situata ndryshoi. Bashkëshorti i saj filloi të abuzonte me të fizikisht dhe mendërisht. Ai refuzoi të besonte se ajo kishte qenë viktimë dhune seksuale, duke thënë se ajo e kishte bërë këtë gjë me dëshirë.

“Ai më provokonte dhe abuzonte me mua çdo ditë. Kam menduar shumë herë edhe të vras veten. Imazhet e asaj që kam mbijetuar në kamp më rikthehen në mendje,” kujton ajo. Ajo tha se ai e kishte goditur edhe me shkelm në kurriz kur ajo ishte nëntë muajsh shtatzënë.

Pas gjashtë vitesh martesës, ajo tha se nuk duronte dot më dhe vendosi të largohej – “duhet të mbijetonte ose të vdiste”.

Ajo u nda nga i shoqi dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Duke mos pasur para me çfarë të jetonte, ajo filloi të pastronte shtëpi për të ushqyer fëmijët e saj. Ish-burri i saj vazhdoi ta kërcënonte, por ajo arriti t’ia mbathte dhe kërcënimet morën fund.

E abuzuar dy herë

Branka Antic-Stauber, drejtoreshë e shoqatës “Pushteti i Gruas”, e cila ofron mbështetje psikologjike, mjekësore dhe ligjore për viktimat, tha se 90 për qind e njerëzve që i afrohen shoqatës së saj pasi pësojnë dhunë në familje janë gjithashtu viktima abuzimi seksual gjatë kohës së luftës.

“Meshkujt shpesh nuk janë në gjendje të përballojnë faktin që gratë e tyre kanë qenë të dikujt tjetër, pavarësisht faktit se kjo gjë ka qenë një akt dhune,” tha Antic-Stauber për BIRN.

Kjo ishte ajo që i ndodhi një gruaje nga Brcko, e cila ishte përdhunuar nga tre ushtarë në vitin 1992. Disa vite më vonë, ajo njohu burrin e saj të ardhshëm dhe i tregoi atij atë që i kishte ndodhur.

“Pas disa vitesh martesë, filluan problemet. Ai më thoshte se isha e përdalë, se e kisha bërë me dëshirë këtë gjë. I thosha që s’ishte ashtu. Ai është i vetëdijshëm për këtë, por dëshiron të më bëjë keq,” tha ajo.

Ajo tha se burri i saj kishte një grua tjetër, se dehej dhe pastaj vinte në shtëpi në mes të natës dhe e nxirrte atë jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët e tyre.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk e ka lënë burrin e saj, sepse nuk ka ku të shkojë. Ajo shpjegoi: “Ai shfrytëzon çdo mundësi për të më poshtëruar. Por unë nuk ankohen, nuk i them asgjë.”

Ajo tha nuk mundet as t’i çojë fëmijët në një shtëpi të sigurt, sepse ata janë të rritur.

“Ndonjëherë ia mbath me një fëmij, por ai rreh edhe fëmijët. Një herë i çau fytyrën njërit, sepse ai po më mbronte mua,” risjellë në mendje ajo.

Të gjesh strehim

Neuropsikiatrit thonë se viktimat e dhunës në familje shpesh ndihen se kanë ngecur dhe kanë humbur kontrollin e vetë jetës së tyre. Varësia ekonomike dhe pikëpamjet tradicionale për divorcin citohen si arsyet pse disa gra ndihen të paafta për t’u larguar nga marrëdhëniet abuzive.

“Këto gra duhet të trajtohen në mënyrë të ndjeshme. Nuk u duhen bërë kurrë pyetje gjykuese, kokëforta apo kureshtare, si për shembull pse s’janë divorcuar më parë,” tha Teufika Ibrahimefendic, një terapiste nga një OJQ e quajtur “Vive Zene”.

Psikiatria Amra Delic tha se viktimat e dhunës në familje duhet të dinë se nëse i lënë burrat e tyre, do të shpëtojnë nga ndëshkimi.

“Që të dalësh prej atij cikli dhune, më i nevojshëm është t’i sigurosh viktimës siguri. Viktima duhet të dijë se ajo ka një komunitet rreth saj që mbështet atë,” tha ajo.

Aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë janë nëntë shtëpi, ku viktimat me fëmijë mund të marrin strehim të përkohshëm. Ibrahimefendic tha se ata mund të akomodojnë gjithashtu fëmijë të seksit femër pavarësisht moshës së tyre dhe fëmijë meshkuj nën 12 vjeç.

Sabiha Husic, një terapeute nga “Medica”, një organizatë që ofron ndihmë mjekësore dhe psikologjike, tha se disa gra heshtnin për vuajtjet e tyre, sepse ato ndihen të stigmatizuara si viktima të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, dhe guxojnë të kërkojnë ndihmë vetëm kur janë me të vërtetë të dëshpëruara.

“Kur dhuna bëhet e patolerueshme dhe kur nuk kanë asgjë për të humbur, ato vendosin të flasin,” tha ajo.

Etiketa: BashkëshortiBIRNBosnjedhunadhuna në familjeDhunëdhune seksualeFamiljegrakampkomunitetmbështetjeMjekmjekëParaSHviktimaViktimat e dhunës
Tjetri
Kërkime të reja për varre masive në Serbi

Kërkime të reja për varre masive në Serbi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.