Të dielën në Prizren, Dogana e Kosovës rreth orës 13:30 ka ndaluar ndaluar për kontroll një veturë e tipit Volvo me targa të Kosovës, dhe gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë Kufitare në Vërmicë, në vijën e dytë të kontrollit, ka gjetur mbi gjysmë kilogrami lëndë narkotike.
“Oficerët doganorë kanë gjetur substanca narkotike e llojit marijuana, në sasi prej 561.40 gramë. Kjo sasi është gjetur nën ulësen e voz dhe ishte e mbështjellë me qese plastike dhe e mbyllur ne një qese tjetër”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policinë Kufitare në Vërmicë si dhe rasti është përcjellë për hetime dhe procedim penal.
Me 15 shkurt kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë Isa Mustafa e Edi Rama në Vërmicë përuruan transitin e pёrbashkёt doganor mes dy shteteve.
Rama tha se korridori i përbashkët doganor do të shkurtojë procedurat e kalimit të mallit nga një vend në tjetrin.
“ Nga sot, nuk janë mё dy ditё e nganjёherё edhe mё shumё se dy ditё vonesat pёr tё kaluar mallin nga njёra anё nё tjetrёn, por mjaftojnё vetёm 5 minuta,” tha Rama.
Homologu i tij kosovar Mustafa tha se transiti nuk do të shkurtojë vetëm kohën e pritjes, por edhe çmimin doganor për bizneset që kalojnë mallrat mes dy shteteve.
“Qёllimi i kёsaj nuk ёshtё vetёm tё shkurtojmё procedurat kohore tё zhdoganimit, por qёllimi ёshtё tё ulim edhe koston qё bizniset tё pёrfitojnё nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё, do tё pёrfitojnё edhe qytetarёt sepse do tё realizojnё mallra dhe do t’ i konsumojnё ato me çmime mё tё ulëta,” tregoi Mustafa.