AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Thaçi kritikohet për kërcënimin e tij për padi për gjenocid

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

Kërcënimi i Ministrit të Jashtëm e Hashim Thaçi se do të padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është kritikuar se është ligjërisht jopraktik dhe një keqpërdorim i mundshëm burimesh.

Kosovo Politics Government
Hashim Thaci

Thaçi është akuzuar për një gafë politike pasi tha në fundjavë se Kosova po merr në konsideratë të padisë Serbinë për gjenocid të kryer gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 me forcat e Beogradit.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi prova, dëshmitarë dhe e gjithë bota e di këtë,” tha ai për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”.

Thaçi, i cili është gjithashtu zv/kryeministër i Kosovës, tha se ai nuk mund të thotë saktësisht se kur do të paraqitet padia, por shtoi se Prishtina do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pasi të vlerësojnë “rrethanat kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ai tha se Kosova po kërkonte mënyra për të gjetur baza ligjore për të paditur Serbinë në GJND, pasi vendi nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe kështu has pengesa për të paraqitur çështjen në gjykatën e OKB-së.

Por deputetja Vjosa Osmani, e cila ka qenë pjesë e grupit të punës të Prishtinës në GJND, kur ajo vendosi në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte e ligjshme, tha se një çështje e tillë ishte aktualisht e pamundur.

“Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk është palë e statutit të GJND-së dhe (deri tani) nuk ka ndërmarrë masat e tjera për të pranuar juridiksionin e kësaj gjykate,” tha Osmani për BIRN.

Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Prishtinë tha se edhe nëse Kosova do ta kishte rastin të padisë Serbinë për gjenocid, ky do të ishte një proces i vështirë. Këtë muaj GJND-ja hodhi poshtë pretendimet e Kroacisë dhe Serbisë, të cilat po akuzonin njëra-tjetrën për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.

“Ky proces kërkon shumë energji dhe fonde dhe në fund, është e vështirë të vërtetosh ndonjë gjë,” tha Blakaj.

Ai tha se autoritetet në vend të kësaj, duhet të përqëndrohen të fitojnë kompensim për ata që vuajtën gjatë konfliktit.

“Institucionet tona duhet të merren me personat e zhdukur dhe dëmshpërblimin e viktimave. Këto pika duhet të jenë pjesë e dialogut me Serbinë. Politikanët tanë duhet të këmbëngulin për këto,” tha ai.

Muharrem Nitaj, një analist politik nga Prishtina, argumentoi se deklaratat e Thaçit ishin thjesht për reklamimin e tij politik dhe se s’duhet të merren seriozisht.

“Për fatin e keq, institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe qeverinë, nuk kanë ushtruar padi ndaj personave apo grupeve kriminale që kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë, e lere më ndaj shtetit të Serbisë,” tha Nitaj për BIRN.

“Prandaj deklaratën e ministrit të jashtëm për padinë eventuale që mund ta bëjë Kosova ndaj Serbisë për gjenocid, më tepër e shoh si marketing politik, se sa si iniciativë serioze të ministrit të jashtëm,” tha ai.

Dren Doli nga një OJQ me bazë në Kosovë, e quajtur “Grupi për Studime Juridike dhe Politike” tha se ai mendonte se Thaçi e pati këtë ide për shkak të krijimit të pashmangshëm të një gjykate të re të mbështetur nga BE-ja, e cila pritet të gjykojë zyrtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas përfundimit të luftës së viteve 1990.

Doli tha se draft legjislacioni për krijimin e gjykatës, i cili aktualisht po diskutohet nga zyrtarët në Prishtinë, parashikon se individët mund të akuzohen për gjenocid, duke krijuar rrezikun se Serbia mund të paraqesë një rast gjenocidi kundër dikujt nga Kosova.

“Kjo mund të jetë shumë e dëmshme për Kosovën dhe mund të keqpërdoret nga Serbia gjasme si një fakt për të treguar se ka pasur një nivel kaq të lart krimesh kundër serbëve,” tha Doli për BIRN.

Ndërkohë ministri serb i punës Aleksandar Vulin tha se nëse Prishtina do ta padiste Beogradin, kjo do të thotë nënkuptonte fundin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

“Është e pamundur të paraqesësh një padi kundër Serbisë dhe njëkohësisht të marrësh pjesë në bisedimet në Bruksel,” tha Vulin për gazetarët ditën e dielë.

“Deklarata se Kosova gjoja do të padisë Serbinë për një lloj gjenocidi, po të ishte e mundur, tregon dobësinë e qeverinë në të cilën Thaçi është pjesë e rëndësishme,” tha ai.

Etiketa: BEBekim BlakajBIRNBrukselFondegazetargjenocidGJNDGjykatëGjykatëshasHashim ThaçikompensimKosovaKosovëKrimeLigjOKBpadiPrishtinaPunëSerbiaSHThaciVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Barazia gjinore si një synim i zhvillimit

Barazia gjinore si një synim i zhvillimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.