Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Maqedoni: Arrestimi i "kurdisur" i Boshkovski

Simo GacesaNgaSimo Gacesa
13:02 | 23/02/2015
Në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kreu i opozitës në Maqedoni nën akuzë për spiunazh

Udhëheqësi i opozitës në Maqedoni Zoran Zaev. Foto: SDSM

Share on FacebookShare on Twitter

Lideri opozitës maqedonase nga Lidhja Social Demokrate, Zoran Zaev, ka shpalosur të premten të dhëna të reja nga ato që ai i cilëson si përgjime të paligjshme, të kryera nga pushteti maqedonas.

Lideri i opozitës SDSM në Maqedoni në konferencën për shtyp. Foto: Sinisa Jakov Marusic
Lideri i opozitës SDSM në Maqedoni në konferencën për shtyp. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Kësaj radhe ai ka folur për, siç ka thënë, “kurdisjen e arrestimit të liderit të Opozitës së Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, i cili gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni, ka drejtuar dikasterin e punëve të brendshme.

Në audio incizimet e prezantuara sot, Zoran Zoran tha se mund të dëgjohet shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov, “duke urdhëruar kryeredaktorët e televizioneve kombëtare të afërta me pushtetin si ta prezantojnë para opinionit arrestimin e Boshkovskit”.

“Dëgjuat se si kanë manipuluar me gjyqësorin, por ajo që sot do ta dëgjoni është tmerr. Nga biseda do e merrni vesh se në çka krejt janë të gatshëm kushërinjtë Gruevski dhe Mijallkov. Në rastin e montuar Boshkovski, do të dëgjoni se si është përgatitur skenari për arrestimin e Lube Boshkovskit. Meqenëse bisedat i shpalosim ashtu siç janë, ju kërkojmë falje për fjalët vullgare”, ka theksuar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, në takimin me gazetarë të mbajtur në Shkup.

Në incizime bëhet publike biseda e ministres së puneve të brendshme, Gordana Jankullovska, duke u shprehur se “do t`i nxjerrë nga puna të gjithë ata të punësuar në MPB që kanë qenë të angazhuar në fushatën zgjedhor të Lube Boshkovskit”.

“Këta njerëz, kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i shëbimeve sekrete, Sasho Mijallkov, dhe disa njerëz të tjerë, bashkëpunëtorë të tyre, kanë okupuar jetën e qytetarëve të Maqedonisë përmes përgjimeve të paligjshme. Pra, shohim se si i keqpërdorin institucionet, me qëllimin që dikë ta fusin në burg , për t’u ndjerë të mëdhenj, e duke shpërfillur faktin se shkelin ligjet dhe kushtetutën”, ka theksuar Zaev, duke shtuar se drejtues të këtillë të institucioneve nuk i duhen Maqedonisë.

Ndryshe në dy konferencat paraprake, ai ka publikuar se në Maqedoni janë përgjuar 20 mijë qytetarë, mes tyre edhe bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Nikolla Gruevski, liderë dhe ministra, gazetarë dhe përfaqësues të bashkësive fetare në vend.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Tjetri
Serbia do të bojkotojë takimin e ministrave të rajonit në Tiranë

Serbia do të bojkotojë takimin e ministrave të rajonit në Tiranë

Më të lexuarat

Kreu i opozitës në Maqedoni nën akuzë për spiunazh

Maqedoni: Arrestimi i "kurdisur" i Boshkovski

13:02 | 23/02/2015
‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

15:16 | 30/11/2023
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

14:49 | 30/11/2023
Gjyqtari Arben Mickaj u dorëhoq tre vjet pasi filloi vetingu ndaj tij

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

14:05 | 27/11/2023
KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

17:21 | 30/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.