AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Si të shpëtojmë Shqipërinë me shkop magjik

Ose se si udhëheqës të dështuar në mënyrë të përsëritur ngrenë tymnaja për zgjidhje “të mençura” të cilat mund të pasurojnë popullin brenda natës.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Koço Kokëdhima duke folur në Kuvendin e Shqipërisë më 26 shkurt 2015. Foto: LSA

“Kur ngrinte shkopin magjistari, kadaif na dukej bari”. Kjo është një këngë popullore nga lëvizja studentore e vitit 1990. Magjistar, bar, shkop magjik, këto janë togfjalësha shumë të vlefshëm për të shpjeguar nismat e udhëheqësve shqiptarë përgjatë dekadave për shpëtimin e vendit nga mjerimi.

Ka një seri të gjatë barcaletash për këtë.

Gjatë viteve 1980, psh, ndërsa shqiptarët po vuanin për bukën e gojës, pati disa ide se si vendi mund të pasurohej. Ideja e parë: “Të gjejmë thesare të fshehura, bazuar në legjendat e popullit.” Nuk ka asnjë të dhënë historike, por thashethemi i qarkulluar gojë më gojë tregon se si një zyrtari të lartë i lindi ideja e shfrytëzimit të “legjendave popullore” për të gjetur thesare të fshehta. Legjenda vijon më tej duke thënë se me mijëra ushtarë u dërguan nëpër Shqipëri për të kërkuar këto thesare ndërsa nëpër Tiranë përhapeshin thashetheme të llojit: “U gjet thesari i Ali Pashës, shtatë ziza rrafsh me flori janë parë në Qafën e Krrabës”.

Disa ide të tjera të tilla qe blerja e gjalpit në treg ndërkombëtar dhe shitja e tij në zonën e Bashkimit Ekonomik Europian ku Shqipëria nuk kishte tarifa, pra një lloj kontrabande e organizuar nga shteti apo përdorja e gjenive shqiptarë të financave për të luajtur në tregun ndërkombëtar të këmbimit valutor. Kjo e fundit në fakt ndodhi me pasoja shumë të pakëndshme.

Pastaj erdhi Berisha me miliardat e tij, pretendimet se investitorë imagjinarë po nxitonin të vinin në Shqipëri për të na kthyer në një parajsë. Në vitin 2007, nëse e mbani mend, shqiptarët mbetën mesatarisht 11 orë në ditë pa drita, ndërsa kryeministria publikoi dhjetëra njoftime që flisnin për dhjetëramiliardë dollarë investime.

Propozimi i deputetit Koço Kokëdhima për legalizimin e kultivimit të marijuanës për shkak të rëndësisë së këtij produkti në ekonomi është në vijimësi të këtyre fantazive për zgjidhje të problemeve të vendit me shkop magjik.

Po, është shumë e drejtë që Shqipëria të dekriminalizojë konsumin e marijuanës dhe posedimin e sasive të vogla të kësaj droge për shkak se shumë vende e kanë bërë këtë, qoftë përmes klasifikimit të posedimit të një sasie të vogël droge si kundërvajtje të dënueshme me gjobë, qoftë përmes politikës joformale të tolerancës, pra të mos kryerjes së hetimeve të mëtejshme në rastin e kapjes së njerëzve me sasi të vogla marijuane, në rendin e një apo dy gramëve.

Pjesa tjetër, prodhimi në sasi të mëdha apo trafikimi dhe aq më pak, eksporti, nuk mundet të legjitimohen në asnjë lloj forme. Dhe këtu nuk ka rëndësi nëse e ke provuar vetë apo jo marijuanën, apo nëse beson se bota e ka të drejtë apo gabim klasifikimin e kësaj lënde si drogë të dëmshme dhe të ndaluar. Shqipëria është pjesë e një bote ku marijuana në shumicën dërrmuese të rasteve është e paligjshme. Në rastet kur është dekriminalizuar, apo lejuar për prodhim nën sistem të rreptë taksimi si cigaret apo alkooli, është lejuar vetëm për konsum të brendshëm, jo për eksport.

Përfitimet ekonomike të dekriminalizimit apo të prodhimit nën licenca shtetërore në të gjitha rastet nuk e bëjnë një vend të pasur. Përkundrazi, e bëjnë më të mjerë.

Propozimi i Kokëdhimës, përpos konsumit politik nuk është se mbart ndonjë specifikim konkret dhe nuk duket se bazohet në ndonjë vlerësim skrupuloz mbi kostot dhe përfitimet. Ky propozim është asgjë më shumë se sa pretendimet e nxjerrjes së vendit nga kriza e viteve ’80 përmes “gjetjes së thesareve të fshehura” apo kontrabandës së gjalpit. Imagjinoni psh se si do të reagonte Italia apo ndonjë vend tjetër kur të mësonte se Shqipëria ka ndër mend të bëjë me licenca qeverie atë që deri më sot e ka bërë pa licenca qeveria. Miliardat e kanabisit të Lazaratit konsideroheshin në Itali si një problem për sigurinë kombëtare. Jo për shkak të dëmit në shëndetin e të rinjve italianë që ndezin një cigare bar, por për volumin e stërmadh të parave nëpër duart e trafikantëve, para që rrezikojnë me të vërtetë shtetin pasi mund të përdoren për blerje ndikimi politik, blerje policësh, blerje gjykatësish, gjë që cënon në thelb atë që njihet si rend kushtetues. Shqipëria nuk ka një shqetësim të tillë aktual pasi i ashtuquajturi rend kushtetues është cënuar sakaq me flirtin e vazhdueshëm të politikës me krimin.

Nga ana tjetër, është e qartë se nëse të gjithë lejojnë të mbjellin kanabis, çmimi i kësaj bime natyrisht që do të bjerë në nivelin e çmimit të jonxhës psh, gjë që vështirë se do të ndihmojë shumë popullsinë rurale.

Ca vite më parë, kur disa organizma ndërkombëtare zbuluan se Shqipëria kishte një rrjet të trashëguar që nga koha e komunizmit për mbledhjen dhe eksportimin e bimëve medicinale, më së shumti, sherebelë, nxituan të bindnin akoma më shumë fshatarë të mbillnin këtë bimë. Sot, çmimi i sherebelës është shpesh më i lirë se sa çmimi i domateve, megjithëse produktiviteti i domates për metër katror tokë të mbjellë me të është shumë herë më i lartë se sa si i sherebelës.

Gjynah që një forcë politike që ka premtuar 150 mijë vende pune në bujqësi, ka përfunduar të fantazojë për transformimin e vendit në një burim të ligjshëm për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Jo, ka gjasa që Shqipëria nuk do të zhvillohet dhe as nuk do të pasurohet me kanabis. Ajo që e rrit mirëqënien është vlera e shtuar mesatare e punës së të gjithë punëtorëve të vendit. Fantazitë për pasurim me zgjidhje prej magjistarësh janë thjeshtë vetëm kaq: Fantazi!

Etiketa: blerjebotecigareDrogeekonomiFloriGjykatëinvestimeItaliItaliakanabisKanabisiKEKoço KokëdhimakontrabandëKrizaKryeministriaLegalizimi i kanabisitmarijuanaMITParapasojaprodhimPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriaTreg
Tjetri
Borxhi publik shqiptar shënon rekord të ri të lartë

Borxhi publik shqiptar shënon rekord të ri të lartë

Komente 1

  1. Rita06 says:
    11 years më parë

    Lehtesimi kryesor do te vije per te semuret qe konumojne ilaçe qetesuese. Keta, ne vend te ilaçeve te shtrenjta te importit, do te konsumojne ilaçe (marijuane) vendi me çmim te lire. Vaji I hashashit duhet eksperimentuar nga mjeket shqiptare per te provuar potencialin e zevendesimit te citostatikeve. Nese funksionon, do ishte burim te ardhurash e do ulte koston e trajtimit.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.