Një park në qendër të qytetit është lënë mënjanë për ndërtimin e një muzeu multimedial kushtuar rrethimit të qytetit nga forcat serbe të Bosnjës midis viteve 1992 dhe 1995.
Komuna e Centarit në Sarajevë ka caktuar parkun Hastahana pranë parlamentit boshnjak për ndërtimin e Shtëpisë së re të muzeut të pushtimit të Sarajevës për të përkujtuar mbijetesën e qytetit gjatë luftës.
Muze do të jetë një qendër arsimore, kulturore dhe shkencore që do të tregojë se çfarë ndodhi në shtëpitë, rrugët dhe madje edhe teatrot gjatë rrethimit të Sarajevës, tha Jovan Divjak, president i “Arsimi Ndërton Bosnjën dhe Hercegovinën”, një nga katër organizatat e përfshira në vënien në zbatim të projektit.
“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të rinjtë. Në ditët e sotme shohim sot se brezi i ri është më shumë i mbushur me urrejtje sesa njerëzit që ishin në luftë. Kjo është e gjitha për shkak se ata nuk dinë gjithçka që ka ndodhur. Projektet si ky mund t’i ndihmojnë ata të njohin faktet,” tha Divjak.
Organizatat tjera të përfshira janë “FAMA International”, “MESS” dhe “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”. Komuna e Centarit ka thënë për BIRN se së shepjti do të hapet një tender ndërkombëtar për të zgjedhur kompaninë e ngarkuar për ndërtimin.
“Ky projekt ka mbështetjen e qytetit dhe planifikon të ketë salla, ekspozita, një qendër hulumtuese, bibliotekë dixhitael dhe arkivë, shumica e të cilave tashëm janë përgatitur ta,” tha Divjak.
I gjithë projekti do të kushtojë rreth 2.5 milion euro, tha ai.
“Deri tani, komuna e Centarit ka dhënë miratimin për vendin dhe na dha 75,000 euro për realizimin,” shtoi ai.
Komuna e Novi Gradit në Sarajevë ka lajmëruar gjithashtu ndërtimi i një memoriali në Zuc Hill mbi qytet, ku u zhvilluan beteja midis ushtrisë boshnjake dhe ushtrisë së Republika Srpskas gjatë luftës, do të fillojë së shpejti.
Hamdija Dizdar, Shefi i Kabinetit në komunën e Novi Gradit, tha për mediat se toka po iu blihej pronarëve privatë dhe se do të ngrihej një kompleks memorial me një pllakë që përkujton ushtarët e rënë dhe një zonë për leksione.