AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

‘Rruga Millosheviçi’ në Kosovë shkakton zemërime

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gradimir Mikic, kryetar i komunës Ranillugë.

Qyteti i vogël me shumicë serbe i Ranillugës është detyruar të rishqyrtojë planin e tij për t’i vënë një rruge emrin e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç pasi ky propozim u kritikua ashpër.

Gradimir Mikic, kryetar i komunës Ranillugë.
Gradimir Mikic, kryetar i komunës Ranillugë.

Kryetari i komunës së Ranillugës në Kosovën lindore tha ditën e hënë se ai ka urdhëruar një rishikim të vendimit për t’i vënë një rruge emrin e Millosheviçit, i cili është i përçmuar gjerësisht nga shqiptarët e Kosovës për politikat e tij represive në ish-provincën Beogradit.

Kryetari i komunës Gradimir Mikic tha se ai nuk ishte përgjegjës për idenë e emërimit të rrugës sipas Millosheviçit.

“Unë nuk jam ai që e propozoi këtë, siç është sugjeruar në lajmet që u përhapën në Kosovë. Këtë e bëri një komision brenda komunës. Në këtë rast, përdora kompetencat e mia si kryetar dhe e kalova vendimin përsëri për rishqyrtim,” tha për BIRN Mikic.

Gazeta “Zeri i Prishtinës” kritikoi ashpër autoritetet komunale për planin për t’i vënë një rruge emrin e njeriut që ajo e përshkroi si “Kasapi i Ballkanit”.

Ministria e administrimit të pushtetit lokal të Kosovës tha gjithashtu se vendimi për të një rruge me emrin e Millosheviçit ishte i gabuar dhe nuk mund të zbatohej.

Ministria tha në një deklaratë të hënën se Agjencia Kadastrale e Kosovës ka sfiduar vendimin e komunës Ranillugë, “sepse përmban emra rrugësh që konsiderohen të papranueshme”.

Mikic, një anëtar i partisë Lëvizja për Ripërtëritjen Serbe, ishte përgjegjës katër vjet më parë për vendosjen e një tabele rrugore me emrin e Draza Mihajlovic, lideri i Lëvizjes Nacionaliste Çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, në muret e jashtme të shtëpisë së tij në Raniluk.

Por ai tha se edhe emërtimi i rrugës pas Mihajlovicit do të rishqyrtohet.

“Kam kërkuar që të gjithë emrat e rrugëve të rishikohen. Këshilli komunal do të shqyrtojë këtë gjë,” tha ai.

Ranilluga u bë komunë në vitin 2010 përmes planit të negociatorit të OKB-së Marti Ahtisaari për statusin e pas luftës së Kosovës.

Millosheviçi vdiq në paraburgim në vitin 2006 para përfundimit të gjyqit të tij për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, si dhe gjatë luftërave në Bosnje dhe Kroaci.

Etiketa: BIRNBosnjegazetaKomisionKosovëKrimekrime lufteKroacikryetarLufteMillosheviçOKBParaparaburgimPiSrishikimSHVendimi
Tjetri
Dollari shënon rekord shumëvjeçar duke shtrenjtuar kreditë dhe importet

Dollari shënon rekord shumëvjeçar duke shtrenjtuar kreditë dhe importet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.