AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të tregosh të vërtetën për historinë njerëzore të jetës së Kosovës

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja e internetit Iniciativa e Historisë Orale të Kosovës

Projekti i parë rrëfimtar i historisë së Kosovës ka për qëllim të tregojë se Kosova është më shumë sesa një luftë, të nxjerrë në pah diversitetin e saj dhe të ritregojë historitë jetësore të heronjve të saj të pakënduar.

Faqja e internetit Iniciativa e Historisë Orale të Kosovës
Faqja e internetit Iniciativa e Historisë Orale të Kosovës

“Ka kaq edhe më shumë versione të historisë së Kosovës dhe jetës atje sesa histori rreth luftës së viteve 1990 dhe pasojave të saj. Me këtë projekt ne synojmë të tregojmë se jeta në Kosovë është shumë më e komplikuar se sa e dinin njerëzit, por njëkohësisht edhe e pasur,” tha për BIRN Anna Di Lellio, një nga themelueset e Iniciativës së Historisë Rrëfimtare të Kosovës dhe profesoreshë në “New School” në Nju Jork.

Di Lellio e pati takimin e saj të parë me njerëz nga Kosova në mes të luftës së vitit 1999, kur ajo punonte oficere informacioni e Kombeve të Bashkuara në kampet e refugjatëve në qytetin shqiptar të Kukësit, ku mijëra shqiptarë të Kosovës kërkuan strehim pasi forcat serbe i kishin dëbuar ata nga shtëpitë e tyre.

Një tjetër incident nga lufta e inkurajoi Di Lellion të eksploronte më thellë historinë e kohëve të fundit të Kosovës – vrasjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe 20 anëtarëve të familjes së tij gjatë një rrethimi të policisë serbe në mars të vitit 1998.

Për autoritetet serbe në vitet 1990, Jashari ishte një terrorist, por për shumë shqiptarë të Kosovës, ai ishte një luftëtar i lirisë i njohur si ‘Komandanti Legjendar’.

“Ndërsa Jashari festohet si një hero kombëtar, kam dëgjuar gjithashtu dëgjuar njerëz të cilët e kritikonin atë dhe doja ta kuptoja këtë kontradiktë,” tha Di Lellio.

Ajo e filloi projektin e historisë orale me një grup njerëzish katër vjet më parë, por vetëm tani ky projekt po ecën me shpejtësi të madhe, dhe së fundmi është hapur një faqe interneti me rreth 20 intervista të filmuara me njerëz nga prejardhje të ndryshme etnike – shqiptarë, serbë dhe romë.

“Historia e Kosovës nuk është vetëm historia e shqiptarëve. Ajo është historia e grupeve të ndryshme etnike, njerëzve të ndryshëm. Kriteret tona të vetme ishin që ata të ishin të rëndësishëm për historinë e Kosovës,” shpjegoi Di Lellio.

Deri tani, shumica e intervistave në faqen e re të internetit janë ato me gratë, shpjegoi Di Lellio: “Kryesisht për shkak se ne po bashkëpunojmë me Rrjetit të Grave të Kosovës, por më e rëndësishmja sepse gratë shpesh janë margjinalizuar. Ato shpesh nuk janë përmendur, kështu që ne kemi vendosur të fillojmë me ato. Gratë janë gjithashtu të fundit që mbahen mend në histori dhe ato kanë luajtur një rol të madh në historinë e Kosovës, pa marrë parasysh etninë të cilit ato i përkasin.”

Edhe pse shumë iniciativa të historisë orale janë përqendruar te viktimat, Di Lellio tha se ajo preferoi ta bazonte projektin e saj tek njerëz nga të gjitha sferat e jetës.

“Lufta nuk është një përvojë e përbashkët. Duke folur për viktimat nuk i bën njerëzit t’u vijë keq dhe kjo as nuk i bën viktimat t’u vijë keq për njëri-tjetrin,” shpjegoi ajo.

“Ne duam të komplikojmë tregimin e Kosovës dhe i intervistojmë njerëzit për të gjithë jetën e tyre, jo vetëm për viktimizimin e tyre, sepse aty ne mund të gjejmë gjëra që ata mund t’i kenë të përbashkëta, sepse historia është më e komplikuar sesa narrativa kombëtare,” shtoi Di Lellio.

Të intervistuarit ofrojnë perspektivat e tyre personale mbi historinë e Kosovës gjatë disa dekadave të fundit.

“Ne ishim me shumë fat që kemi intervistuar për shembull Marta Prekpalaj, e cila ishte një mësuese dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryebashkiake e e Hasit. Ajo ishte një aktiviste dhe e ka kaluar gjithë jetën e saj duke bërë fushatë për edukimin dhe fuqizimin e grave,” tha Di Lellio.

“Pastaj kemi një grua trime serbe të Kosovës, Nevenka Rikalo, e cila ka punuar që nga viti 2000 në pajtim dhe edukimin e mbrojtjen e grave në Kosovë.”

Di Lellio thotë se ajo shpreson se projekti do të vazhdojë të rritet dhe në regjistrimin e historive të jetës së njerëzve për brezat e ardhshëm.

“Ne planifikojmë të vazhdojmë të krijojmë këtë arkiv të gjallë. Është një projekt multimedial në tri gjuhë dhe ne do të përpiqemi ta kthejmë atë gjithashtu në një projekt arsimor. Do të shkojmë në shkollat e Kosovës, do të bëjmë të mundur që të rinjtë të mësojnë më shumë për shoqërinë e tyre, për njëri-tjetrin,” tha ajo.

Etiketa: Adem JashariBIRNKosovaKosovëLuftaromSHShpresONTerrorist
Tjetri
Ushqimet e shtrenjta rrisin inflacionin në 2.3 për qind

Ushqimet e shtrenjta rrisin inflacionin në 2.3 për qind

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.