AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fakte të reja tronditëse për manipulimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: AP/ Boris Grdanovski

Opozita socialdemokrate kërkoi të martën dorëheqjen e qeverisë pasi publikoi biseda të reja të përgjuara që japin provat më të forta deri tani për manipulimet e zgjedhjeve nga qeveria e Gruevskit.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.

Kreu i partisë Social Demokrate në opozitë në Maqedoni, Zoran Zaev, kërkoi të martën dorëheqjen e qeverisë pasi publikoi një seri të re bisedash të përgjuara mes zyrtarëve më të lartë të partisë në pushtet, biseda që duket se provojnë manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në shkallë të gjerë përmes prodhimit të kartave të identitetit të rreme, transferimin e njerëzve nëpër të gjithë vendin për të votuar, vjedhjen e materjaleve zgjedhore si dhe, madje, edhe fikjen e ashensorëve nëpër ndërtesat e larta për të ndaluar njerëzit e moshuar të votojnë.

“Kjo qeveri nuk ka më ligjshmëri,” tha ai. “Kjo qeveri nuk është më qeveria e Maqedonisë. Qeveria e Gruevskit duhet të japë dorëheqjen menjëherë, prokurori i përgjithshëm Marko Zvrlevski duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe skuadra menaxhuese e Radio Televizionit të Maqedonisë duhet të japin dorëheqjen menjëherë!”

“Ne nuk do të lejojmë destabilitetin e Maqedonisë. Gruevski, ke marrë fund!” shtoi Zaev.

“Ne kërkojmë krijimin e një qeverie të përkohëshme me një mandat për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Maqedoni dhe për të siguruar ndarjen tërësore të partive në pushtet nga institucionet,” deklaroi ai.

Socialdemokratët prezantuan materjalet më të reja para mijëra njerëzve të mbledhur në Sallën Universale të Koncerteve në qendër të Shkupit.

[fact title=” VMRO DPMNE: Kasetat nuk janë autentike”] Menjëherë pas përfundimit të mitingut të opozitës, partia në pushtet VMRO DPMNE në një deklaratë për shtyp tha se kasetat e prezantuara nga opozita janë prerë, redaktuar dhe rrjedhimisht janë manipuluar.
“Zoran Zaev dhe SDSM sot treguan se ata duan të shantazhojnë MAqedoninë me [materjale] të krijuara, redaktuara, të prera e të ngjitura, të shkurtuara dhe të ndryshuara të bisedave telefonike pa asnjë autenticitet,” shkruhet në deklaratën për shtyp.
“Qëllimi i SDSM-së është që të rrënojë reputacionin e vendit dhe të vijë në pushtet pa mbështetjen e qytetarëve,” tha partia në pushtet duke shtuar se qëllimet e opozitës janë “të ndihmojnë shefat e tyre për të gjunjëzuar Maqedoninë, përballë kërkesave dhe shantazheve të qendrave të huaja që nuk i duan të mirën Maqedonisë.”
Partia tha se “do të vijojë të bëjë punën e vet, duke tërhequr investitorë, duke ndërtuar rrugë, duke riparuar shkolla e spitale, duke rritur pagat e pensionet dhe transfertat sociale, duke ndihmuar fshatarët…”
[/fact]

Një turmë e madhe jashtë nuk arriti të hyjë në sallë dhe e ndoqi ngjarjen nga ekranet e mëdha të instaluara aty ndërsa rreth 40 mijë njerëz vlerësohet se e panë mitingun në televizionin Alsat M.

Një prej bisedave të publikuara paraqet zërat e shefit të policisë sekrete Saso Mijalkov dhe atë të ministrit të transporteve Mile Janakieski duke komplotuar për të vjedhur materjalet zgjedhore mes dy raundeve të votimit.

Një tjetër, që fliste për prodhimin e kartave të identitetit, paraqiste zërin e Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska.

Bisedat e përgjuara flasin për shpërndarje votuesish nëpër Maqedoni, përdorimin e emrave të votuesve të vdekur si dhe rrëfime nga ministrat e brendshëm dhe të financave që thonë se partia nuk po “bënte gjënë e drejtë”.

Një tjetër paraqet ministrin e Transportit Mile Janakieski duke diskutuar si të parandalohen të moshuarit të votojnë duke instruktuar njerëzit te rrjeti i shpërndarjes së energjisë të ndërprisnin dritat në ndërtesat e larta në mënyrë që ashensorët të mos punonin.

Zëri i Jankullovskës është regjistruar duke organizuar një hakmarrje ndaj një personi të përfshirë në zgjedhje. “Në çastin që bën një gabim, do të pushohet nga puna,” thotë Jankullovska. Bashkëbiseduesja e saj shton: “Ne duhet t’ia djegim restorantin e tij”.

Zaev të martën bëri thirrje për një “hetim publik dhe të pavarur [mbi materjalet] me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare.” Maqedonia ka nevojë për një prokuror të fortë, shtoi ai, si italiani Giovanni Falcone, i dili luftoi me mafian siciliane.

“Sistemi ynë i sigurisë është shkatërruar, të gjitha institucionet më të rëndësishme kontrollohen nga pak njerëz. I gjithë vendi punon për pak njerëz,” shtoi Stevo Pendarovski, i cili qe edhe kandidati i socialdemokratëve për president në zgjedhjet e vitit 2014.

“Në Maqedoni ka një diktaturë dhe populli i Maqedonisë është kundër tyre. Ne kemi një regjim të mirëorganizuar. Ne kemi nevojë gjithashtu për një strukturë të mirëorganizuar demokratike për të kundërshtuar ata,” shtoi ai.

“Maqedonia nuk është përballur kurrë me një sfidë më të madhe se kjo… regjimi është gjunjëzuar por nuk është mposhtur,” shtoi ai.

Biseda të tjera treguan manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të ushtrisë dhe policisë si dhe ministra që organizonin transport me aeroplanë për votuesit e VMRO DPMNE nga diaspora.

“Kjo është një tokë e padrejtësive ku Nikola Gruevski dhe pak njerëz përreth tij sundojnë dhe punojnë për interesat e tyre personale. Ne i dëgjuam ata në kaseta duke e cilësuar veten si kriminelë. Ne kemi dorëzuar kallëzime penale për të gjitha krimet e dyshuara që përmbahen në kaseta por ne nuk presim ndonjë zgjidhje ligjore, së paku jo tani,” thsa sekretari i përgjithshëm i Social Demokratëve Oliver Spasovski.

Kaseta të tjera sugjeronin përdorimin e presionit mbi punonjësit e sektorit publik, përfshirë kërcënimet për t’i pushuar nga puna.

Opozita publikoi gjithashtu një përgjim të bisedës që duket se paraqet shefin e policisë Saso Mijalkov duke diskutuar me ministrin e transportit Mile Janakieski, bisedë që sugjeron se qendra e menaxhimit të zgjedhjeve të partisë në pushtet gjendej te Ministria e Transportit.

Vlatko Mijalkov, një kushëri i Gruevskit dhe Mile Janakieski dëgjohen duke diskutuar se si duhet të vihen njerëzit nën presion nëpër administratën publike në mënyrë që të votojnë për partinë në pushtet – si dhe që t’i detyrojnë ata të japin një listë me së paku 20 votues secili me premtimin që do të votojnë për partinë.

“Ne duhet të punojmë nëpër institucione,” dëgjohet zëri i Mijalkovit, gjë për të vilën Janakieski përgjigjet duke thënë se sakaq ka punuar në ndërmarrjet e mëdha publike.

Një kasetë lidhet me diskutimin e hakmarrjes financiare ndaj familjes së këngëtarit të famshëm pom Tose Proeski, i cili vdiq në një aksident rrugor në Kroaci në vitin 2007 në moshën 26 vjeçare.

 

[fact title=” Akuza të reja kundër Zaevit”] Ndërsa protesta e opozitës po ndodhte, Ministria e Brendshme zhvilloi një konferencë për shtyp darkën e të martës duke deklaruar se kreu i opozitës Zoran Zaev dyshohej se kishte marrë një ryshfet prej 200 mijë eurosh.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se Zaev e pati kërkuar ryshfetin për privatizimin e një toke për ndërtim. [/fact]

Ministri Mile Janakieski dukej i zemëruar për faktin që familja e Poeskit nuk kishte simpati për partinë në pushtet dhe i kërkoi ministres së Kulturës Elizabeta Kanceska Milevska që të ndërpresë ndihmën shtetërore që përfitonte familja.

“Ne duhet ta pushojmë atë nga puna, duhet t’i ndërpresim 3 mijë eurot dhe të mbyllim muzeun [e Proevskit në Krushevë]. Çfarë mendon?” pyet Janakieski.

Zëvendëspresidenti i socialdemokratëve Radmila Sekerinska tha se zbulimet kanë alarmuar shumë njerëz të cilët as që e imagjinonin se gjëra të tilla mund të ndodhnin me të vërtetë.

“Por e vërteta na ka çliruar ne nga pritshmëritë false se e keqja do të largohet vetë. Ne e dimë tani se nuk ndodh kështu. E vërteta na jep ne përgjegjësinë të shohim përpara,” tha ajo.

“Ne po luftojmë dhe kërkojmë mbështetje në mënyrë që pushteti të bëhet përgjegjësi sërish… në mënyrë që Maqedonia të fillojë të flasë lirshëm, në mënyrë që gazetarët të mund të punojnë lirshëm dhe që ne të mund të vendosim në liri,” tha ajo.

“Maqedonia duhet të bëhet një vend ku sundon ligji dhe ku përgjimet janë një përjashtim dhe jo rregull. Ne nuk duam ministra që betohen çdo ditë mbi qëllimet e mira por një qeveri që i tregon qëllimet e mira çdo ditë përmes punës,” shtoi ajo.

Zaevi e akuzoi gjithashtu Gruevskin se ka komplotuar për të sajuar akuzat kundër tij për marrje ryshfeti “njësoj siç u fut në kurth Ljube Boskovski”.

Në vitin 2011, një gjykatë në Shkup burgosi politikanin në fjalë me shtatë vjet burg për financimin në mënyrë ilegale të partisë së tij të vogël. Gjithsesi, opozita ka treguar se përgjimet sugjerojnë se ai qe futur në kurth nga shefi i policisë sekrete Mijalkov.

Opozita filloi të publikojë përgjimet nga 9 shkurti. Zaev thotë se qeveria ka përgjuar mbi 20 mijë njerëz në një vend prej vetëm 2 milionë banorësh. Ai thotë se përgjimet janë orkestruar nga kryeministri Gruevski dhe nga policia sekrete e Mijalkovit.

Gruevski i ka mohuar akuzat, duke këmbëngulur se opozita i ka marrë materjalet nga “shërbime sekrete të huaja”.

Gruevski dhe ministra të tjerë nuk kanë mohuar autenticitetin e përgjimeve të publikuara, por kanë refuzuar të komentojnë mbi përmbajtjen e tyre.

Etiketa: aksidentAkuzaBanorëBurgdemokrateDiasporagazetarGruevskiHetimKEKroaciliraMaqedoniMaqedoniaMinistria e BrendshmeNikola GruevskiOpozitaPagatParaPartiapensionetPoliciapresidentprokurorProkuroriProtestaPunëQeveriaryshfetSaso MijalkovSHshkollaShkupsocial demokrateVMRO DPMNEVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës

Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.