AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

A jemi më mirë se në Angli? Perspektiva e një jete të shëndetshme për shqiptarët

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambjentet e sallës së re operatore dhe inkubatore për neonatologjine, në Maternitetin Mbreteresha Geraldinë | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Të dhënat zyrtare tregojnë se një fëmijë i lindur sot në Shqipëri ka shans më të lartë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme se ato që lindin në disa nga zonat e varfra të Britanisë së Madhe.

Ambjentet e sallës së re operatore dhe inkubatore për neonatologjine, në Maternitetin Mbreteresha Geraldinë | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Ambjentet e sallës së re operatore dhe inkubatore për neonatologjine, në Maternitetin Mbreteresha Geraldinë | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Sipas sondazheve, gjendja e sistemit shëndetësor në vend mbetet një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Shpeshherë, niveli i dobët i kujdesit shëndetësor në spitalet publike identifikohet si një nga arsyet pse shumë nga qytetarët shqiptarë emigrojnë jashtë vendit.

Megjithatë gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.

Të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, tregojnë se në shumë zona të varfra të vendeve të zhvilluara perëndimore, ku shpesh emigrantët shqiptarë zhvendosen, perspektiva për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme është më e ulët se në Shqipëri.

Nëse jetëgjatësia e një fëmije mashkull shqiptar të lindur sot pritet të jetë 73-vjet, ai pritet t’i jetojë 64 vite të jetës së tij në shëndet të plotë. Një bebe e gjinisë femër e lindur sot në Shqipëri do të ketë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh, nga të cilat 66 vite në shëndet të plotë.

OBSH e quan këtë indikator si ‘Pritshmëria për një Jetë të Shëndetshme në Lindje’, HLE (Healthy Life Expectancy at Birth).

Edhe pse mesatarisht në Britaninë e Madhe ky indikator është më i lartë se në Shqipëri, një studim i fundit i publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Angli, tregon që ka një pabarazi të lartë midis qytetarëve Britanikë që jetojnë në zona të varfra dhe atyre në zona të pasura.

Janë pikërisht këto zona apo lagje qytetesh të mëdha ku emigrantët e sapoardhur në Britaninë e Madhe ndërtojnë jetën e tyre.

Sipas studimit një bebe e lindur sot në zonat më të varfra të Anglisë mund të ketë një perspektivë jete të shëndetshme jo vetëm më të ulët se bashkëkohësit e tij të lindur në Shqipëri, por edhe se ata në Ruanda.

Statistikat tregojnë një diferencë prej 18 vitesh ndërmjet pritshmërisë për një jetë të shëndetshme për fëmijët britanikë të lindur në zonat varfra dhe ato të pasura.

Bazuar në trendet aktuale shëndetësorë dhe të vdekshmërisë, vlerësohet se një fëmijë mashkull që jeton në një nga lagjet e varfra të Anglisë do të ketë një jetëgjatësi prej 74.1 vitesh, nga të cilat vetëm 52.2 vjet do jenë në shëndet të plotë, kundrejt 64 viteve të bashkëmoshatarit shqiptar.

Vajzat e lindura në zonat e varfra të Anglisë, pritet të kenë një jetë mesatare të shëndetshme prej 52.4 vitesh, kundjet 66 viteve jete të shëndetshme që parashikohen për bashkëkohësen e saj shqiptare.

Përtej faktit që të dhënat e mësipërme janë optimiste për brezin e ri të shqiptarëve, institucionet tona shëndetësore nuk duhet të neglizhojnë mundësinë që e njëjta pabarazi si në Britaninë e Madhe mund të fshihet edhe brenda vendit.

Etiketa: AngliDibrajetëgjatësiOBSHSHshqipShqipërishqiptarespitaletStatistikat
Tjetri
Nga Mynihu në Kiev

Nga Mynihu në Kiev

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.