AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga Mynihu në Kiev

Petr KolářJuraj MesíkngaPetr KolářdheJuraj Mesík
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vullnetarë vendës patrullojnë plazhet e qytetit të Mariupolit në rajonin e Donetskut në Ukrainë më 14 mars 2015. Në Ukrainën lindore gjendet aktualisht një front lufte që zgjatet për 485 kilometra dhe që ndan ushtrinë e Ukrainës nga forcat rebele të mbështetura nga Rusia. (AP Photo/Sergiy Vaganov)

Mosndërhyrja e Perëndimit për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës është i njejtë me lejimin e pushtimit të Çekosllovakisë nga Hitleri më 1938, thonë një grup intelektualësh çekosllovakë në një letër të hapur për udhëheqësit e demokracive Europiane.

Vullnetarë vendës patrullojnë plazhet e qytetit të Mariupolit në rajonin e Donetskut në Ukrainë më 14 mars 2015. Në Ukrainën lindore gjendet aktualisht një front lufte që zgjatet për 485 kilometra dhe që ndan ushtrinë e Ukrainës nga forcat rebele të mbështetura nga Rusia. (AP Photo/Sergiy Vaganov)
Vullnetarë vendës patrullojnë plazhet e qytetit të Mariupolit në rajonin e Donetskut në Ukrainë më 14 mars 2015. Në Ukrainën lindore gjendet aktualisht një front lufte që zgjatet për 485 kilometra dhe që ndan ushtrinë e Ukrainës nga forcat rebele të mbështetura nga Rusia. (AP Photo/Sergiy Vaganov)

Më 1938, kur kryeministri i Britanisë Neville Chamberlain u kthye nga Mynihu për të shpallur “paqen në kohën tonë,” Winston Churchill denoncoi në mënyrë të famshme vendimin që Britania dhe Franca sapo kishin marrë. “Juve ju dha të zgjidhnit mes luftës dhe turpit,” tha ai. “Ju zgjodhët turpin dhe ju do të keni edhe luftën.”

Trishtueshëm, kryeministri i Britanisë David Cameron, presidenti i Francës François Hollande, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, dhe presidenti i SHBA-së Barack Obama, ndërsa po përballen me një zgjedhje të ngjashme në Ukrainë, kanë zgjedhur gjithashtu turpin. Por kësaj here është Ukraina ajo që po merr luftën ndërkohë që Europa qëndron mënjanë edhe pse sigurua e saj po kërcënohet ndërsa vlerat e saj po tallen.

Më shumë se njëqind intelektualë të njohur çekë dhe sllovakë kanë shkruar një letër të hapur për udhëheqësit kryesorë të Europës, duke i qortuar ata për t’i hequr nga rruga e plotësimit të tekave të Putinit. Si nënshtetas të shtetit të dikurshëm të Çekosllovakisë, vendit që mori dënim me vdekje në konferencën e Mynihut, ne ndjejmë një përgjegjësi të veçantë për të folur.

Ka kaluar një vit që kur nënshtetasit e Ukrainës rrëzuan një regjim të korruptuar, ku shumë prej të cilëve u vranë të mbuluar nga flamuri i tyre kombëtar si dhe flamuri i Bashkimit Europian, për t’i hapur rrugën dinjitetit dhe lirisë për vendin e tyre. Ka kaluar gjithashtu një vit që kur ushtrua e Rusisë pushtoi Krimenë, duke dhunuar parimin e paprekshmërisë së kufijve, parim në të cilin bazohet paqja në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot, gjurmët e përgjakshme të agjentëve dhe ushtarëve të Rusisë janë të dukshme në Ukrainë po aq sa edhe gjurën e poloniumit u gjendën në rrugët e Londrës pas vrasjes së disidentit rus

Alexander Litvinenko në vitin 2006. Urdhëri për atë vrasje, siç sugjerohet nga hetimi i Londrës, mund të gjurmohet në Kremlin.

Presidenti i Çekisë Milos Zeman përshëndet një grup ukrainasish me rrënjë çeke në Pragë të dielën më 15 mars 2015. Këto nënshtetas ukrainas kanë pranuar ofertën e vendit të paraardhësve të tyre për të emigruar në Çeki për shkak të konfliktit ushtarak mes trupave qeveritare dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Autoritetet e Çekisë kanë dhënë deri tani 140 leje të përhershme qëndrimi të kësaj natyre. (AP Photo/Petr David Josek)
Presidenti i Çekisë Milos Zeman përshëndet një grup ukrainasish me rrënjë çeke në Pragë të dielën më 15 mars 2015. Këto nënshtetas ukrainas kanë pranuar ofertën e vendit të paraardhësve të tyre për të emigruar në Çeki për shkak të konfliktit ushtarak mes trupave qeveritare dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Autoritetet e Çekisë kanë dhënë deri tani 140 leje të përhershme qëndrimi të kësaj natyre. (AP Photo/Petr David Josek)

Ndoshta deri në 50 mijë ukrainas dhe rusë mund të kenë vdekur deri tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dhe gati 2 milionë njerëz janë përzënë nga shtëpitë e tyre. Megjithatë ushëheqësit e Perëndimit demokratik i referohen agresionit të Rusisë në territorin e një vendi tjetër me një lloj gjuhe të përmbajtur Oruellane. Ata e quajnë atë “konflikti” apo “situata” në vend që t’i vënë emrin që ka: një pushtim dhe një luftë. Si nënshtetas të një rajoni që ka vuajtur njëkohësisht si pushtimin Nazist ashtu edhe pushtimin Sovjetik, ne dimë tepër mirë se sa të mëdha janë rreziqet e eufemizmave.

Më 1938, ndërsa demokracitë panë me heshtje, Britania e Madhe dhe Franca tradhëtuan aleatin e tyre Çekosllovakinë. Nën justifikimin e mbrojtjes së minoritetit gjerman në Sudeterland, ata lejuan Hitlerin të fillonte shpërbërjen e të gjithë vendit. Brenda gjashtë muajve nga Marrëveshja e Mynihut, më 15 mars 1939, Vermahti i Hitlerit marshoi mbi rrugët e Pragës. Bohemia dhe Moravia u bënë protektorat i Rajhut dhe Sllovakisë iu dha një pavarësi për emër nën një regjim kukull. Kapaciteti mbresëlënës industrial i Çekosllovakisë dhe burimet njerëzore u vunë tërësisht në shërbim të makinës së luftës së Hitlerit. Në kohën kur Hitleri sulmoi Francën, një e katërta e të gjitha armëve gjermane vinin nga tokat e pushtuara çeke.

Sot, historia duket se po përsërit veten me hakmarrje. Më 1994, Ukraina dorëzoi arsenalin e saj të armëve bërthamore. Duke nënshkruar Memorandumin e Budapestit, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar u bënë garantues të integritetit territorial të një Ukraine të çarmatosur dhe pavarësisë së saj. Ata e kanë tradhëtuar këtë premtim me vetëm një pasojë qejfmbetjeje politike për veten.

Mbështetja e paktë për Ukrainën e goditur nga demokracitë e Perëndimit është një kujtesë e hidhur e dështimit të tyre për t’i bërë ballë Hitlerit (jo vetëm në Çekosllovaki, por gjithashtu edhe në Luftën Civile të Spanjës). Dhe refuzimi frikacak për të respektuar Memorandumin e Budapestit po i hedh hije dyshimi besueshmërisë së të gjitha marrëveshjeve dhe garancive të tjera ndërkombëtare, përfshirë garancitë për mbrojtje reciproke që përbëjnë zemrën e anëtarësimit në NATO. Në fund të fundit, nëse një premtim themelor mund të thyhet për arsye të dobisë politike, pse të mos thyhet edhe tjetra?

Për më tepër, nëse askush në Perëndim nuk është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën dhe 45 milionë banorët e saj të mbrojë veten, cilat janë shanset që demokracitë e botës do të rrezikojnë të përballen me Rusinë për të mbrojtur Estoninë me 1 milionë banorët e saj, apo dy milionët e Letonisë, apo tre milionët e Lituanisë?

[quote source=” Petr Kolář dhe Juraj Mesík “] Deri në 50 mijë ukrainas dhe rusë mund të kenë vdekur deri tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës ndërsa dy milionë të tjerë janë përzënë nga shtëpitë. Megjithatë udhëheqësit e Perëndimit demokratik parapëlqejnë agresionin e Rusisë kundër territorit të një shteti tjetër në një lloj gjuhe të përmbajtur Oruellane.
[/quote]

Natyrisht, është gjithmonë e pëlqyer të përpiqesh të negociosh në vend që t’i drejtohesh luftës. Por gadishmëria vetëm për të negociuar perceptohet nga Rusia e Vladimir Putinit si një shenjë dobësie dhe pikërisht kështu është. Negociatat mund të dalin me sukses vetëm nëse kryhen krahas sanksioneve më të ashpra dhe më të gjera të mundshme mbi ekonominë e Rusisë si dhe me dhënien e ndihmës efikase dhe të shumtë për Ukrainën.

Nënshtetasit e Ukrainës, njësoj si nënshtetasit e Polonisë të cilët luftuan vetëm pas tradhëtisë që morën në Mynih, po luftojnë me trimëri kundër një agresori të pamëshirshëm. Ata nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për lirinë e Europës demokratike. Shpërblimi i kurajës së tyre me tradhëti tallëse është gjithçka që Perëndimi beson për veten.

Duhet të jemi të qartë: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një përpjekje për të ndalur përhapjen e demokracisë në lindje të Europës. Lufta në Europë është këtu. Dhuratat e fashave dhe çarçafëve për popullin e rrënuar të Ukrainës nuk do ta ndalë gjakderdhjen – nuk do të parandalojë turpërimin e Perëndimit.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. From Munich to Kyiv

Etiketa: Angela MerkelArmëBanorëBarack ObamaBashkimit EuropianBritania e MadheChurchillDavid CameronEuropaFrancaGjurmëtKievKremlinLuftaLufteMarrëveshjaMbretëria e BashkuarmbrojtjeMerkelNATOnatyrenazistpaktPragëProject SyndicatepushtimrajoniRefuzimiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraUkrainaUkrainëvdekjevrasjeWinston Churchillzgjedhje
Tjetri
Gjykata e Rumanisë vendos se faqet në Facebook nuk janë private

Facebook refuzoi 75 për qind të kërkesave të qeverisë shqiptare për informacion

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.