AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Facebook refuzoi 75 për qind të kërkesave të qeverisë shqiptare për informacion

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Autoritetet shqiptare plotësuan 16 kërkesa për të dhëna te gjigandi i medias sociale Facebook, kërkesa të lidhura me 34 llogari gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar, shifër kjo disa herë më e lartë se sa në të shkuarën.

Facebook Privacy PolicyQeveria e Shqipërisë ka shtuar kërkesa për informacione personale të mbajtura në llogaritë e përdoruesve të rrjetit të medias sociale Facebook, bëhet e ditur nga raporti i transparencës së kësaj kompanie. Sipas të dhënave të publikuara nga Facebook, autoritetet shqiptare dorëzuan në periudhën korrik-dhjetor 2014, 16 kërkesa për informacion mbi 34 llogari. Por Facebook raporton se ka dhënë informacion për vetëm 25 për qind të kërkesave.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, Shqipëria pati dorëzuar vetë, 4 kërkesa për 6 llogari Facebook ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2013, qenë dorëzuar vetëm 6 kërkesa për 9 llogari.

Qeveritë dorëzojnë kërkesa te gjigandët e internetit si pjesë e hetimeve të tyre ose në rastet kur informacioni i shpërndarë nga llogaritë e medias sociale përbën shkelje të ligjeve vendëse. Facebook thotë se zakonisht autoritetet kërkojnë të dhënat bazë të një llogarie të dyshuar të lidhur me një aktivitet kriminal të rëndë si grabitjet me dhunë apo pengmarrjet, përfshirë të dhënat mbi numrat e identitetit dhe vendndodhjen e pajisjeve që kanë aksesuar llogarinë.

Në disa raste kërkohet fshirja e të dhënave të një llogarie apo heqja e saj nga publikimi. Facebook nuk bën publike kërkesat sipas llojeve, por në disa raste, kërkesat për bllokim llogarish lidhen me propagandën e grupimeve të ndryshme terroriste si Shteti Islamik.

Nga ana tjetër, media sociale sugjerohet se po përdoret gjatë viteve të fundit edhe si mjet komunikimi për grupet e ndryshme kriminale, të cilat e gjejnë më të lehtë t’i shpëtojnë përgjimeve të mjeteve konvencionale të komunikimit si telefonia.

Pavarësisht kësaj, ka shumë debate aktualisht nëse kompanitë e komunikimeve elektronike po bëjnë gjënë e duhur duke iu përgjigjur kërkesave të qeverive për të dhëna personale. Arsyetohet se qeveri të ndryshme mund të synojnë të shtypin kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla.

Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverive dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse. Rrjedhimisht, fakti që Shqipërisë i janë refuzuar 75 për qind të kërkesave për informacion që i kanë dërguar Facebook, sugjeron dobësi të bazës ligjore të këtyre kërkesave.

Në raportin e ngjashëm të publikuar nga Twitter, autoritetet shqiptare kanë dorëzuar vetëm një kërkesë gjatë vitit 2014, kërkesë e cila nuk është plotësuar nga Twitter.

Etiketa: bllokimdebateFacebookMediaQeveriaRaportishqipShqipëriashqiptareShteti IslamikTwitter
Tjetri

Sulmet huligane rrisin tensionet etnike në Bosnje

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.