Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria shqiptare kërkon 550 milionë euro borxhe në treg ndërkombëtar

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:01 | 15/03/2015
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Qeveria shqiptare kërkon 550 milionë euro borxhe në treg ndërkombëtar

Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed duke nënshkruar një marrëveshje në tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave hap tenderin për kredi sindikale dhe për konsulencë për eurobondin, me shpresë se do të thithë kapitale të lira në valutë të huaj.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed duke nënshkruar një marrëveshje në tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA
Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed duke nënshkruar një marrëveshje në tetor 2014. Foto: LSA / FRANC ZHURDA

Qeveria shqiptare kreu dy njoftime gjatë ditëve të fundit, përmes të cilave hapi procedurat për të siguruar deri në 550 milionë euro borxhe në tregun ndërkombëtar, borxhe që do të shërbejnë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti si dhe për të zëvendësuar bondet në euro që u emetuan në vitin 2010 dhe që skadojnë në nëntor të këtij viti.

Njoftimi i parë fton kompanitë e ndryshme të konsulencës që të marrin pjesë në një tender për të ndihmuar qeverinë të emetojë bonde sovrane në euro me vlerë 300 milionë euro. Këto bonde sovrane do të duhet të emetohen para nëntorit të këtij viti në mënyrë që qeveria të ketë mundësi të shlyejë bondet ekzistuese të emetuara në vitin 2010.

Qeveria e mëparshme emetoi bondet e para sovrane në vendit në nëntor 2010 për të mbuluar deficitin buxhetor të kohës. Bondet u emetuan me njësi jo më të vogël se sa 50 mijë euro secila dhe me kupon interesi të pagueshëm çdo vit prej 7.6 për qind, një interes ky shumë i lartë për bondet sovrane të një vendi por që u pranua nga qeveria për shkak se nuk dëshironte të ndërmerrte shkurtime të rëndësishme në shpenzimet buxhetore.

Bondet shqiptare në euro u tregtuan në tregun ndërkombëtar me interes deri në gati 12 për qind në dhjetor 2011 kur bota qe mbërthyer nga paniku i krizës së borxheve sovrane të Greqisë. Por pas kësaj date, interesat e bondit shqiptar ranë më më pak se 5 për qind. Luhatshmëria e interesave të bondeve sovrane shqiptare duket se është shkaktuar nga ecuria e përgjithshme e interesave të bondeve në tregun ndërkombëtar pa ndonjë lidhje me ecurinë pozitive apo negative të ekonomisë shqiptare.

Aktualisht interesat e bondeve sovrane në euro në tregun ndërkombëtar konsiderohen të ulëta dhe shpresat janë që Shqipëria do të mund të emetojë bonde sovrane me interesa më të lira se sa bondet aktuale. Për shkak të programit të lehtësimit sasior të ndërmarrë nga Banka Qëndrore Europiane, e cila po blen tituj borxhi me euro të prodhuara rishtaz, interesat e bondeve afatgjata të shteteve anëtare të euros si Gjermania e Austria kanë rënë aktualisht në më pak se 1 për qind, njoftoi agjencia Reuters. Edhe bondet e vendeve në vështirësi si Italia apo Spanja japin aktualisht pak më shumë se sa 1 për qind interes në vit. Në këto kushte shpresat janë që bondet e reja të Shqipërisë të kenë interesa shumë më të ulëta se sa ato ekzistuese, duke lehtësuar barrën e shërbimit të borxhit publik për buxhetin e shtetit.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave hapi një tender për të siguruar një kredi nga bankat tregtare me vlerë prej 250 milionë eurosh, nga të cilat, deri në 200 milionë priten të garantohen nga një letër kredi e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (degë e Bankës Botërore). Ndryshe nga eurobondi, kredia e dytë kërkohet të ketë afat shlyerje prej deri dhjetë vjet. Ministria e Financave pret të marrë ofertat e bankave deri më 1 prill të këtij viti.

Borxhi total publik i Shqipërisë arriti 978 miliardë lekë (gati 7 miliardë euro) në fund të vitit të kaluar, duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009. Shqipëria ka aktualisht nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me PBB-në mes vendeve të Europës Lindore dhe Juglindore me përjashtim të Hungarisë. Në fund të vitit 2014, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 69.15 për qind

Qeveria shqiptare ka ndër mend të rrisë më tej borxhin publik për këtë vit ndërkohë që ka rënë dakord të nisë rrugën e uljes së borxhit si përqindje e PBB-së me normë korrektimi prej gati 3 për qind të PBB-së në vit duke filluar nga viti 2016.

Qeveria ka parashikuar në buxhetin e vitit 2015 një deficit prej 58 miliardë lekësh (rreth 416 milionë euro), të cilat qenë parashikuar të financohen në masën 70 për qind në tregun e brendshëm. Por gjatë javëve të fundit, qeveria ka hasur probleme në tregun e brendshëm me kërkesë të ulët të bankave për bonot e thesarit në lekë. Qeveria shqiptare parashikon një deficit buxhetor prej vetëm 291 milionë eurosh në vitin 2016 dhe vetëm 161 milionë euro në vitin 2017. Në rast se rritja ekonomike e Shqipërisë përshpejtohet në 4 për qind, siç janë parashikimet e FMN-së, kjo do të mjaftojë për të reduktuar borxhin publik si përqindje e PBB-së.

Supozohet që në rast se qeveria arrin të zëvendësojë me sukses bondet aktuale në euro me bonde të reja si dhe siguron 250 milionë euro kredi nga bankat ndërkombëtare, atëherë nga depozitat e shqiptarëve nëpër banka do të mbeten më shumë para të disponueshme për kreditim.

Tjetri
A jemi më mirë se në Angli? Perspektiva e një jete të shëndetshme për shqiptarët

A jemi më mirë se në Angli? Perspektiva e një jete të shëndetshme për shqiptarët

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare kërkon 550 milionë euro borxhe në treg ndërkombëtar

Qeveria shqiptare kërkon 550 milionë euro borxhe në treg ndërkombëtar

17:01 | 15/03/2015
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

16:57 | 06/06/2023

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

19:04 | 06/06/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023

Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë

13:00 | 08/06/2023
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Artur Gaxha

10:44 | 09/06/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.