AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria autorizoi 3140 përgjime vitin e kaluar

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pas kërkesës së gazetares Lindita Çela dhe Qendrës Res Publica, në bazë të Ligjit për të Drejtën e Informimit, kryeprokurori Adriatik Llalla zbulon se ka autorizuar 3140 përgjime proceduriale gjatë vitit 2014, pas një beteje të gjatë për të shpallur këtë informacion si jo-sekret.  

Adriatik Llalla. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Adriatik Llalla. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Prokuroria e Përgjithshme deklasifikon numrin e përgjimeve proceduriale, pas një beteje ligjore të ndërmarrë nga gazetarja Lindita Çela dhe qendra Res Publica në Tiranë. Përmes një shkrese të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëhet me dije se përgjatë vitit 2014 janë përgjuar 3140 persona për llogari të 689 çështjeve penale në Shqipëri.

Në të njëjtin dokument të siguruar nga BIRN, kryeprokurori Llalla pohon se gjatë vitit 2013 janë interceptuar 3112 persona, ndërsa gjatë vitit 2012, numri i të përgjuarve ka qenë 2315.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme vendosi të deklasifikojë numrin e përgjimeve proceduriale, pasi kishte refuzuar më parë t’i jepte këto të dhëna me pretendimin se janë “sekret”. Kërkesa për informacion ishte bërë nga gazetarja Lindita Çela dhe qendra Res Publica.

Përveç Prokurorisë së Përgjithshme, kërkesa për të dhënat statistikore të përgjimeve iu dërgua edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Por gazetarja dhe qendra ligjore nuk morën asnjë përgjigje.

Prgj-074Pasi iu refuzua informacioni, gazetarja Çela dhe qendra Res Publica vendosën të vënë në lëvizje Komisionerin për të Drejtën e Informimit, zotin Besnik Dervishi, i cili realizoi të parën dëgjesë publike që prej themelimit të institucionit. 

Në këtë dëgjesë, përfaqësuesit e tre institucioneve ngulmuan se të dhënat ishin klasifikuar si “sekret shtetëror”, por u kundërshtuan nga gazetarja dhe qendra Res Publica. Komisioneri për të Drejtën e Informimit u kërkoi tre institucioneve të rishikonin klasifikimin që i kishin bërë këtyre të dhënave.

Kryeprokurori Llalla iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese të Komisionerit, duke e riklasifikuar informacionin si jo konfidencial. Ky vendim i tij u përshëndet nga drejtori Ekzekutiv i qendrës Res publica, Dorian Matlija.

“Është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm përpara në zhvillimin e praktikës shqiptare në përputhje me standardet më të fundit të së drejtës ndërkombëtare për akses në informacione të klasifikuara dhe parimet Tshwane,” tha Matlija.

Ai theksoi gjithashtu rolin që Komisioneri për të Drejtën e Informimit mund të luajë për fuqizimin e gazetarëve dhe aksesin e shpejtë në informacion, duke ndikuar kështu rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve.

Megjithatë, kjo betejë e shoqërisë civile nuk përfundon këtu. Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror nuk pranuan të deklasifikojnë të dhënat për numrin e përgjimeve parandaluese që kanë autorizuar, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nuk ka kthyer ende përgjigje.

Gazetarja Lindita Çela thotë se ajo nuk do të tërhiqet, derisa të ketë siguruar të gjithë informacionin e kërkuar. “Është koha të nisim çmontimin e kulturës së sekretit që ende mbizotëron në institucionet shtetërore”, deklaroi ajo.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaBesnik DervishiBIRNDibraDorian MatlijagazetarKomisioneriProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PërgjithshmesekretSHshqipShqipërishqiptareVendim
Tjetri
FMN: Programi i Shqipërisë “brenda linjave”, kreditë e këqija pengojnë rritjen ekonomike

FMN: Programi i Shqipërisë “brenda linjave”, kreditë e këqija pengojnë rritjen ekonomike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.