AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykatat janë të manipuluar në Maqedoni, pretendon opozita

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita maqedonase pretendojnë se krerët e shtetit kanë përdorur sipas interesit gjyqësorin në Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski (majtas) dhe lideri i opozitë Zoran Zaev. Foto: Beta.

Kryeministri i Maqedonisë, ministrja e brendshme dhe shefi i policisë sekrete kanë manipuluar vazhdimisht me faktin se cilët gjykatës do të caktohen dhe ngrihen në detyrë – ose jo – në gjykatat maqedonase, tha të martën kreu i Partisë Social Demokrate SDSM, Zoran Zaev.

“Tre persona po caktojnë prokurorët dhe gjykatësit dhe po i luajnë si gurë shahu sipas kërkesave dhe dëshirave të tyre,” tha ai.

“Kjo ka përulur seriozisht një nga shtyllat e demokracisë, sundimin e ligjit,” shtoi Zaev.

“Si për ironi, bashkëpunëtorët e tyre ishin ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, një parti në koalicionin qeverisës,” shtoi Zaev.

Përgjimet e sapopublikuara sugjerojnë se ministrja e brendshme Jankuloska mbante një listë të gjyqtarëve të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm përpara saj, duke dhënë urdhra se kush do të ngrihej në detyrë dhe kush do të ndalohej nga caktimi në pozicione të larta.

Bisedat e supozuara të ministres së brendshme dhe shefit të policisë sekrete u transmetuan teksa diskutonin për këtë subjekt.

Zëri i Mijalkov dëgjohet teksa i thotë gjykatëses Sofija Lalicic që do të rritët së shpejti në detyrë, por të mos i thotë askujt.

Zëri i vëllait të tij, Vlatko Mijalkov, një zyrtar i lartë në zyrën e doganës, dëgjohet teksa kërkon një nder në gjykatë nga Filimena Manevska, ish-gjykatëse e apelit në Shkup dhe grua e ish-ministrit të drejtësisë Mihajlo Manevski.

Në një tjetër përgjim, zëri që mendohet se i përket ministrit të shëndetësisë, Nikola Todorov i kërkon Jankuloskas të manipulojë zgjedhjen e një gjyqtari.

Jankuloska thotë se të gjitha listat janë mbyllur – por ajo do ta mbajë emrin e gjykatësit në mendje për zgjedhjet e ardhshme.

Një tjetër përgjim përfshin zërin e shefit të policisë sekrete Mijalkov, teksa telefonon një grua që aplikon për gjykatëse. “Duhet të të bëjmë ty një gjykatëse apo jo?” pyet ai. Ajo përgjigjet se nëse caktohet do të jetë “mirënjohëse përjetë”.

Në një bisedë tjetër ministri i financave Zoran Stavreski i kërkon Jankuloskas t’i japë një mësim një punonjësi provokues në ministrinë e tij që po aplikon për postin e gjykatësit.

“Dua t’ia bëj jetën ferr, por nuk dua të jetë e qartë që jam unë… nuk e bëj këtë shpesh por ai ka qenë acarues që nga fillimi duke i bërë gjërat sipas mendjes, nuk e ka mësuar leksionin e tij,” ankohet zëri.

Në një bisedë në shqip midis ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv. Kryeministrit Musa Xhaferi, ata ankohen se i janë dorëzuar shumë VMRO DPMNE kur vjen puna për caktimin e gjyqtarëve, ndërsa bien dakord se ata mund të përfitojnë gjithashtu nga praktika.

“Kjo është panorama e vërtetë e gjyqësorit të kontrolluar në Maqedoni… vendimet e gjykatave nuk merren, por porositen,” tha Zaev në konferencën për shtyp.

“Jemi të gjithë në gojën e përbindëshit. Le të mos lejojmë që të na hajë. Le ta ndalim një herë e përgjithmonë,” shtoi ai.

Kjo ishte konferenca e 12 e partisë për publikimi e mbikëqyrjes së paligjshme në Maqedoni në të cilën SDSM ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e partisë qeverisëse Gruevski se ka orkestruar mbikëqyrjen e 20,000 njerëzve.

SDSM thotë se e ka marrë materialin nga burimet brenda shërbimeve sekrete maqedonase. Gruevski ka këmbëngulur se përgjimet janë krijuar nga shërbime të huaja në bashkëpunim me opozitën që të destabilizojnë vendin.

Etiketa: BDIdemokrateGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGruevskiMaqedonindalimNikola GruevskiOpozitaPanoramaprokurorPunaPunëPunëtorPunëtorëSHShkupshqipsocial demokrateVendimetVMRO DPMNEZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Nxënësit maqedonas revoltohen kundër regjimit të provimeve

Nxënësit maqedonas revoltohen kundër regjimit të provimeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.