AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

BE ofron 1 miliard euro për të zhvilluar infrastrukturën në Ballkan

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm i Kosovës, Komisioneri Hahn dhe ministri i jashtëm serb, Daçiç në Samitin Ballkani Perëndimor 6. Foto: Beta

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn i premtoi rajonit 1 miliard euro në investim infrastrukture në konferencën e tretë të Ballkanit Perëndimor 6 të mbajtur në Prishtinë – ku mori pjesë edhe Serbia.

BE-ja është zotuar t’i japë Ballkanit Perëndimor një miliardë euro investime për projekte në infrastrukturë dhe transport.

Konferenca e mbajtur në Prishtinë shënoi herën e parë që një zyrtar i lartë serb mori pjesë në një samit në Kosovë që kur konflikti në vend përfundoi në fund të viteve 1990.

“Ne bëmë shumë progres sot dhe unë besoj se do të jemi në gjendje të finalizojmë marrëveshjen mbi Rrjetin Qëndror që diskutuam sot,” tha Komisioneri i BE për Zgjerim, Johannes Hahn.

Rrjeti Qëndor Rajonal të cilit ai i referohet do të lidhë kryeqytetet, qendrat kryesore ekonomike dhe portet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Që rrjeti të plotësohet, shtetet në fjalë duhet të përmbushin të gjitha projektet e investimit dhe të plotësojnë standardet teknike të kërkuara deri në vitin 2030.

Konferenca Ballkani Perëndimor 6 u mbajt për herë të parë në Prishtinë.

Ministrat e jashtëm dhe të infrastrukturës së Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë morën pjesë.

Këto takime janë një pasim i Procesit të Berlinit, që u organizua nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel në gushtin  shkuar në Berlin, ku morën pjesë të njëjtët ministra.

Procesi i Berlinit synon të koordinojë proceset e zgjerimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca e të mërkurës në Kosovë u përqendrua në transportin rajonal dhe çështjet e komunikimit, ku ministrat pjesëmarrës punuan në një draft-marrëveshje mbi projektet rajonale.

Marrëveshja pritet të finalizohet në takimin tjetër të ministrave në prill në Bruksel. Planifikim i investimit u diskutua sot së bashku me zbatimin e reformave sipas BE-së për infrastrukturën ekzistuese ose të ardhshme.

Hahn theksoi se paratë nuk ishin problemi i vetëm për projektet. Fondet për projekte të tilla nuk kanë munguar. Problemi ishte te ‘maturimi’ i projekteve të propozuara. “Ne duhet të sigurohemi për zotimin e atyre që janë të përfshirë. Ura financiare do të kalohet kur të arrijmë atje,” tha Hahn në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

“BE-ja ka premtuar rreth 1 miliard euro nga fondet IPA 2 për Ballkanin dhe kjo duhet të përzihet me mundësitë dh kreditë nga institucionet financiare ndërkombëtare,” shtoi Hahn.

Ministri Thaçi, që kryesoi shumicën e enteve, tha se ai mirëpriste praninë e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç.

Vizita e Daçiç ishte e para vizitë zyrtare e një zyrtari të lartë nga Serbia në Prishtinë që kur konflikti në vend përfundoi.

“Kam kënaqësinë të mirëpres ministrat e jashtëm nga ky rajon në konferencë dhe veçanërisht t’i uroj mirëseardhjen për herë të parë ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç,” tha Thaçi.

Ai e quajti praninë e ministrit serb në Prishtinë “provë të mëtejshme të suksesit të Marrëveshjes së Brukselit,” duke iu referuar dialogut të drejtuar nga BE mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.

“Gjatë takimeve që ne patëm në Bruksel, së bashku me [ish-shefen e politikës së jashtme të BE] Baroneshën Ashton dhe [pasardhësen e saj] Mogherini, u tha se marrëveshjet politike nuk janë mjaftueshëm. Ne kemi nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik në rajon, në mënyrë që njerëzit të investojnë në të ardhmen dhe të mos mbeten viktimë e së shkuarës,” përfundoi Thaçi.

Në një deklaratë të dhënë gjatë fundit të konferencës, Daçiç këmbënguli në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nivel ekonomik.

“Në konferencën e mëparshme, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Beograd, u ra dakord se takimi i ardhshëm do të ishte në Prishtinë,” theksoi Daçiç.

“Baza e Procesit të Berlinit… është lidhja e përbashkët,” vazhdoi ai.

Daçiç tha se konferenca ishte provë e ‘marrëdhënieve më të qetësuara në Ballkan dhe një zotim i përbashkët që ne nuk duhet ta shkatërrojmë”.

Konferenca e ardhshme e WB6 pritet të mbahet në qershor, me një tjetër konferencë në nivel kryeministrash, si konferenca e parë e Berlinit, e rezervuar në gusht të këtij viti.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Komisioneri Hahn dhe ministri i jashtëm serb, Daçiç në Samitin Ballkani Perëndimor 6. Foto: Beta
Ministri i jashtëm i Kosovës, Komisioneri Hahn dhe ministri i jashtëm serb, Daçiç në Samitin Ballkani Perëndimor 6. Foto: Beta
Etiketa: Angela MerkelBallkanBallkaniBEBeogradBrukselEuroHashim ThaçiinvestimeKomisioneriKosovëMarrëveshjamarrëveshjeMerkelParaProcesi i BerlinitprogresrajonsamitSerbiaSHshqipURAvizitazgjerimzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Si të ulim tensionin në politikën Europiane të fyerjeve

Si të ulim tensionin në politikën Europiane të fyerjeve

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.