AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Revolucioni i çmimeve të energjisë diellore

Klaus TöpferngaKlaus Töpfer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Solar Price Revolution

Ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e jashtëzakonshëm për energji të rinovueshme për të ndërtuar mirëqënie në rang botëror dhe për të luftuar varfërinë. Ndësa energjia diellore bëhet gjithnjë e më shumë efektive, krijimi i politikave për të favorizuar zhvillimin e energjisë diellore mund të ndihmojnë zhvillimin ekonomik si dhe luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Solar Price Revolution
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Solar Price Revolution

Një revolucion i heshtur është duke u zhvilluar. Në nëntor, Dubai njoftoi   ndërtimin e një parku energjetik diellor i cili do të prodhojë energji elektrike për më pak se 0.06 dollarë amerikanë për kilovatorë – duke treguar se energjia diellore po bëhet një alternativë konkurruese me çmim në krahasim me investimet e tjera të mundshme si një termocentral me gaz apo me qymyr.

Impjanti – i cili pritet të hyjë në punë më 2017 – është një shenjë tjetër paralajmëruese për një të adhme në të cilën energjia e rinovueshme zëvendëson energjinë konvencionale fosile. Për më tepër, duket sikur nuk po kalon asnjë javë pa lajm për një marrëveshje të madhe për ndërtimin e impjanteve të energjisë diellore. Vetëm në shkurt, pati njoftime për projekte të energjisë diellore në Nigeri (1 mijë megavat), Australi (2 mijë megavat) dhe Indi, (10 mijë MË).

Nuk mund të ketë dyshime që këto zhvillime janë të mira për luftën kundër ndryshimeve klimaterike. Por arsyeja kryesore e zhvillimit të këtyre projekteve është fitimet që premtojnë ato, jo mbrojtja e mjedisit, për shkak se rritja e eficencës në shpërndarjen e energjisë dhe, aty ku është e nevojshme, rritja e kapaciteteve magazinuese, ka reduktuar kostot e prodhimit të energjisë së rinovueshme.

Ndërsa përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e elektricitetit nga burime të luhatshme japin fryte të mëtejshme, kostoja e energjisë diellore do të vijojë të ulet. Brenda dhjetë vjetër, ajo pritet të prodhohet në shumë rajone të botës përkundrejt një kostoje prej 4 deri në 6 cent të dillarit për kilovator, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Instituti Fraunhofer për Sisteme të Energjisë Diellore komisionuar nga instituti kërkimor Agora Energieëende). Nga viti 2050, kostoja e prodhimit do të zbresë në 2-4 cent për kilovator.

Siç thotë Patrick Graichen, drejtori ekzekutiv i Agora, shumica e parashikimeve mbi furnizimet me energji të botës në të ardhmen nuk marrin parasysh fitoren e pritshme të energjisë diellore përkundrejt konkurrentëve nga energjia fosile. Përmirësimi këtyre parashikimeve mund të japë një panoramë realiste të kostove dhe ndikimit në prodhimin tonë energjetik dhe në konsum si dhe mbi klimën botërore, mund të zbulojë rëndësinë e energjisë së rinovueshme për zhvillimin ekonomik dhe të mundësojë një planifikim më të mirë të infrastruktuës energjetike.

Ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e jashtëzakonshëm të diellit dhe erës për ndërtimin e mirëqënies në botë dhe në luftën kundër varfërisë. Ndërsa energjia diellore bëhet gjithnjë e më shumë me kosto të ulët, vendet që gjenden në brezin me shumë diell të planetit mund të zhvillojnë modele biznesi tërësisht të reja ndërsa energjia e lirë dhe e pastër i mundëson atyre të përpunojnë mineralet e tyre bazë brenda vendit – si dhe të rrisin fitimet – para eksportit.

Ndryshe nga termocentralet e mëdha konvencionale, instalimet diellore mund të ndërtohen brenda pak muajve; përveç faktit që janë efektive sa i përket kostove, ato japin ndihmesë të menjëhershme reagimi ndaj kërkesës botërore në rritje të vazhdueshme. Dhe, për shkak se panelet diellore mundet në përgjithësi të shfrytëzohen në mënyrë të pavarur nga rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes komplekse rajonale, ato i japin vendeve në zhvillim një mënyrë të vlefshme për elektrifikim të ekonomive të tyre pa patur nevojë të ndërtojnë infrastrukturë të re dhe të kushtueshme.

Impjantet e energjisë diellore mund të luajnë kështu të njëjtin rol për sektorin e energjisë siç luajtën telefonat celularë për telekomunikacionin: ato mund të mbërrijnë me shpejtësi në bashkësi të mëdha dhe të nënshërbyera nëpër vende shumë pak të populluara pa patur nevojë për investime në kabllo dhe infrastrukturën shoqëruese që dikur ka qenë e domosdoshme. Në Afrikë, 66 për qind e popullsisë ka fituar akses te komunikimi elektronik që nga viti 2000. Nuk ka arsye se pse energjia diellore të mos shërbejë në të njëjtën mënyrë për të garantuar akses te elektriciteti.

Koha për të investuar në energji diellore në shkallë të gjerë është tani. Për fillestarët, kostoja e ndërtimit të impjanteve diellore është më në fund mjaftueshëm e ulët për të prodhuar elektricitet me një çmim konkurrues dhe stabël për më shumë se 25 vjet. Çmimi i naftës mund të ketë rënë për momentin, por ai do të rritet sërish. Impjantet e energjisë diellore ofrojnë një police sigurimi kundër luhatshmërisë së çmimeve të energjive fosile.

Edhe më e rëndësishme është fakti që kostoja e kapitalit është aktualisht shumë e ulët në shumë vende. Ky është një faktor vendimtar për fizibilitetin ekonomik të impjanteve të energjisë diellore, për shkak se ato kanë nevojë për shumë pak mirëmbajtje por kërkojnë një investim fillestar relativisht të lartë. Studimi i Fraunhofer tregon se diferencat në shpenzime kapitale janë po aq të rëndësishme për koston për kilovatorë sa edhe diferencat në rrezatim diellor. Energjia diellore është aktualisht më e lirë në Gjermaninë që mbulohet shpesh nga retë se sa në rajonet me diell ku kostoja e huamarrjes është më e lartë.

Sasia e diellit që ndriçon mbi një vend nuk mund të ndryshohet. Por kostoja e kapitalit është diçka për të cilën një vend ka një nivel të caktuar kontrolli. Duke krijuar kuadre ligjore të qëndrueshme, duke ofruar garanci krediti në kontekstin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe duke përfshirë bankat qëndrore në investime në shkallë të gjerë, qeveritë mund të ndihmojnë për ta bërë energjinë diellore më të aksesueshme.

Faktorë si këto shpjegojnë se pse politikat ndërkombëtare krimaterike janë përqendruar gjithnjë e më shumë jo vetëm te energjia diellore, por edhe në format e tjera të energjisë së rinovueshme. Përmirësimet teknologjike janë zhvilluar konkurrueshmërinë e këtyre burimeve energjetike në krahasim me energjinë fosile. Për rrjedhojë, instrumentet që e bëjnë përdorimin e këtyre energjive më të përballueshëm po bëhen disa nga armët më të rëndësishme që ne kemi në luftë kundër ndryshimeve klimaterike.

Etiketa: ArmëBankatDubaienergji elektrikeEnergjiagazIndiinvestimeKontrollikostomarrëveshjeMbrojtjaMbrojtja e mjedisitMjedisitParaProject SyndicateqymyrSHshpenzimeSigurimitermocentralzhvillim
Tjetri
Prokuroria nis hetimet për koncesionin e HEC-it të Lengaricës

Prokuroria nis hetimet për koncesionin e HEC-it të Lengaricës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.