AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

‘Fëmija ikonë e Sarajevës’ shënon përvjetorin e rrethimit

Denis DzidicDzana BrkanicngaDenis DzidicdheDzana Brkanic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Njëzet e tre vjet pas fillimit të rrethimit të Sarajevës, Adi Arapoviç, fotografia e të cilit ndihmoi në simbolizmin e ndikimit të luftës te fëmijët e qytetit, thotë se ai nuk mund ta harrojë kurrë si u rrit nën të shtënat e armëve.

Tetë-vjeçari Adi Arapovicc (majtas) në foton e 1992 nga Christian Maréchal. Burimi: Wikicommons.
Tetë-vjeçari Adi Arapovicc (majtas) në foton e 1992 nga Christian Maréchal. Burimi: Wikicommons.

‘Kam kujtime të këqija për atë fotografi. Nuk dua të ndodhë kurrë më,” tha për BIRN në 23-vjetorin përkujtimor të së hënës, Adi Arapoviç, i cili  ishte  tetë vjeç kur filloi rrethimi i Sarajevës më 6 prill 1992.

Gjatë dimrit të parë të rrethimit, Arapoviç dhe miku i tij u fotografuan nga fotoreporteri Christian Maréchal teksa qëndronin përpara Teatrit Kombëtar në Sarajevën qendrore, ku ai jeton ende sot e kësaj dite.

“Makina e shkatërruar dhe thasët me rërë përpara bodrumit ku strehoheshim thotë një mijë fjalë. Ne pritëm që të ndalonin bombardimet që të shkonim në park për të luajtur. Ne ishim të etur për lojëra, tha Arapoviç, që është tani një i diplomuar për drejtësi, i papunë.

Seria e fotografive të Maréchal të fëmijëve të qytetit nënvijëzoi gjendjen e tyre të vështirë teksa rriteshin mes bombardimeve dhe të shtënave të snajperit.

Arapoviç kujton mirë lojërat e kohës së luftës që ai luante me miqtë e tij, duke vrapuar pas makinave ushtarake, duke parë zyrën e postës teksa digjej dhe qytetin e tij t’i shkatërrohej përreth.

“Ne luanim për orë me qenin në foto. Fatkeqësisht ajo vdiq prej bombardimit,” tha ai.

Kujtimet e dhimbshme të rrethimit të Sarajevës gjithashtu ndjekin ende Fikret Grabovicën, vajza e të cilit Irma u vra nga një snajper në Kodrën Kosevo.

“Më kujtohet ato ditë të para të prillit 1992. Ne, prindërit, shqetësoheshim vetëm për të shpëtuar fëmijët,” tha Grabovica.

“Nuk më besohej që rrethimi do të zgjaste aq shumë. Tani ne e dimë se rrethimi zgjati aq shumë, se ishte dhunë kundër qytetit, disa njerëz donin të shkatërronin çdo gjë të gjallë në qytet. Fatkeqësisht, shumë prej rinisë tonë u vra,” shtoi ai.

Gjatë rrethimit të Sarajevës rreth 1600 fëmijë vdiqën.

Si president i Lidhjes së Prindërve të Fëmijëve të Vrarë në Sarajevë, Grabovica është cilësuar si fitues i çmimit 6 Prilli, një nderim i përvitshëm i dhënë për njerëzit që kanë bërë një kontribut madhor për qytetin.

Ai tha megjithatë se nderimi i jepte atij ndjesi të përziera.

“Ato emocione variojnë nga dhimbja e pafund deri te krenaria. Jam krenar për suksesin e lidhjes sonë. Ne kemi bërë shumë për të gjetur të vërtetën dhe për të treguar thellësinë e krimit, kundër llojit më të ndjeshëm të njerëzve në qytetin tonë – fëmijëve,” tha ai.

Një tjetër fitues i çmimit 6 Prilli këtë vit është gjenerali i ushtrisë boshnjake Jovan Divjak.

Divjak tha se ishte krenar të kujtonte ‘heroizmin e qytetit që ruajti tolerancën’ gjatë më shumë se 40 muajve të rrethimit.

“Jetova me qytetarët dhe pashë jetë pa jetë, pa ujë, elektricitet apo gjak,” tha Divjak.

“U përpoqa të sigurohem se ato pak armë që kishim t’i ndalonin ata nga kodrat të hynin në qytet, t’i jepja qytetarëve mbështetje, ata në spitale dhe në media, sepse rezistenca, rezistenca shpirtërore, si dhe ushtarake, ishte ajo që shpëtoi Sarajevën,” tha ai.

Përvjetori i fillimit të rrethimit u kujtua të hënën me një ceremoni pranë memorialit të fëmijëve që u vranë nga 1992-95. Disa qindra njerëz morën pjesë dhe lëshuan tullumbace të bardha me emrat e fëmijëve shkruar mbi to.

Etiketa: ArmëBIRNfotografiMakinambështetjeMediaParapresidentSarajevëSH
Tjetri
Magjia e Thethit mbetet e paarritshme gjatë dimrit (foto)

Magjia e Thethit mbetet e paarritshme gjatë dimrit (foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.