AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kush janë gratë që i bashkohen Shtetit Islamik dhe pse?

Joanna ParaszczukngaJoanna Paraszczuk
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga rrejetet sociale

Gratë që udhëtojnë drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik janë të reja në moshë dhe përdoren si trofe për të shpërblyer xhihadistët.

Foto nga rrejetet sociale
Foto ilustruese nga rrjetet sociale

Gjatë javëve dhe muajve të kaluar, ka pasur një valë raportesh për vajza të reja – përfshirë nga Evropa Perëndimore dhe Australia – që kanë udhëtuar drejt Sirisë për t’iu bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Këtë javë, një 15-vjeçare nga Afrika e Jugut ka tentuar t’i bashkohet IS-it, por është parandaluar nga autoritetet në Kejp Taun.

Adoleshentet britanike, Kadiza Sultana, 16 vjeçe, Shamima Begum dhe Amira Abase nga 15 vjeçe, kanë hyrë në Siri në muajin shkurt, pasi kanë udhëtuar nga Londra për në Stamboll.

Gratë perëndimore, të cilat kanë udhëtuar në zonat e kontrolluara nga IS-i dhe janë martuar me militantë, atje ofrojnë këshilla për nuset potenciale xhihadiste, përmes mediave sociale, ndërsa gratë rusishtfolëse në IS, ftojnë “motrat” e tjera që t’iu bashkohen.

Por, kush janë gratë dhe vajzat që i bashkohen IS-it dhe si i josh grupi militant ato?

Joana Cook, kandidate për doktoraturë në Deparatamentin për Studime të Luftës në Kolegjin Mbretëror në Londër dhe hulumtuese në Rrjetin Kanadez për Kërkime në lidhje me Terrorizmin, Sigurinë dhe Shoqërinë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se shumë prej grave që udhëtojnë për në Siri kanë lidhje personale me një anëtar ekzistues të IS-it dhe kanë tendencë të jenë pak më të reja se burrat që i bashkohen IS-it.

E pyetur se përse IS-i ka rritur rekrutimin e grave dhe vajzave, Cook thotë se ka një numër arsyesh. Sipas saj, një nuse është nxitje për personat që duan të luftojnë me IS-in.

Këto gra mund të shërbejnë edhe si “shpërblim” për fituesit e betejave apo të konvertuarit; ato martohen posa arrijnë në front, lindin fëmijë dhe kështu kanë më pak gjasa të bëjnë përpjekje që të ikin nga grupi, thotë Cook.

Cook thekson se gratë ndihmojnë edhe në rekrutime të mëtejshme, si dhe në logjistikë dhe transportim të individëve. Një gjë e tillë synon të përjetësojë tregimin se IS-i është një shtet “i ligjshëm” dhe ka aftësinë të kapërcejë të qenët vetëm një organizatë terroriste.

E, çfarë i tërheq gratë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika e Veriut, përfshirë adoleshentet, që të bëjnë një hap të tillë drastik, duke iu bashkuar IS-it?

Cook thotë se çdo grua ose vajzë ka histori dhe motiv unik.

“Derisa shumë janë tërhequr fillimisht për arsye humanitare dhe shkuarja për t’iu ndihmuar civilëve në Siri, të prekur nga lufta, së voni janë shfaqur tre motive kryesore: ndjenja e obligimit fetar, pjesëmarrja në ndërtimin e një shteti të ri dhe motivet personale si ndjenja e avanturës, diskriminimi në shtëpi e kështu me radhë”, thotë Cook, duke mos e përjashtuar mundësinë që disa tërhiqen edhe nga dhuna apo interpretimi radikal i Islamit.

Ajo po ashtu thotë se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme të IS-it për të rekrutuar gra dhe vajza nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore. Grupi xhihadist ka qasje direkte te individët përmes Facebook-ut, TWitter-it e të tjerave.

Cook thotë se janë disa pozita që përdoren për gratë, pasi i bashkohen IS-it; ato kanë të bëjnë me mësimdhënie dhe shëndetësi, por shumica kufizohen në sferën e brendshme, duke u fokusuar në rritjen e gjeneratës së re të ushtarëve dhe në mbështetjen për burrat e tyre.

Cook kujton se ka edhe një forcë policore, krejtësisht me gra, në Raka, që quhet Brigada Al-Khansaa, edhe pse ajo është e vogël dhe një shembull i rrallë.

Cook thekson se gratë mund t’i nënshtrohen edhe dhunës seksuale dhe interpretimeve tepër të rrepta dhe konservatore të asaj se si duhet të sillen atje.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutAmerikaAustraliadhunaDhunëEvropaEvropa PerëndimoreFacebookgraKandidateLondërLuftaMediat socialeRakaRrjetet socialeSHSiriStambollTwitterxhihadistë
Tjetri
Kontradikta anti-Cameron e Krugmanit

Kontradikta anti-Cameron e Krugmanit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.