AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

‘ Punësimet në shtet në dorë të qeverisë ’ pretendon opozita në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zoran Zaev, lideri i opozitës SDSM në Maqedoni, zbulon përgjimet. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Partia qeverisëse në Maqedoni e ka bërë zakon punësimin e militantëve të saj në institucionet shtetërore, sugjeroi opozita në disa përgjime të reja që i zbuloi të martën.

Zoran Zaev, lideri i opozitës SDSM në Maqedoni, zbulon përgjimet. Foto: Sinisa Jakov Marusic
Zoran Zaev, lideri i opozitës SDSM në Maqedoni, zbulon përgjimet. Foto: Sinisa Jakov Marusic

Në konferencën e 19 për shtyp mbi çështjen e përgjimeve nga shteti maqedonas, partia e Social Demokratëve në opozitë prezantoi të martën biseda që sipas saj provonte se partia në qeveri VMRO DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski ka punësuar sistematikisht dhe pasivisht njerëzit e saj në të gjitha institucionet shtetërore dhe ka larguar ata që kanë mendua ndryshe.

“Nuk ka shtet. Është kthyer e gjitha në një parti politike,” tha lideri i SDSM Zoran Zaev në konferencën për shtyp.

“Ata kanë mbushur policinë, prokurorinë, gjyqësorin, shërbimin shëndetësor, ndërsa njerëzit që mendojnë ndryshe janë hedhur në rrugë,” tha ai.

Përgjimet, tha Zaev, janë provë se ata kanë uzurpuar çdo gjë, që nga gjykatat te ndërmarrjet publike, spitalet, institucionet nën kontrollin e parlamentit, qeverisë dhe gjyqësorit.

Zaev prezantoi përgjime që duket se sugjerojnë se ministrja e brendshme Gordana Jankulskoa është personi qendror përgjegjës për punësimin e drejtuar nga partia, ndërsa Gruevski dhe kushëriri i tij, shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov janë të përfshirë drejtpërdrejt në dhënien e udhëzimeve. “Të gjitha punësimet kalojnë nga komiteti qendror i partisë,” tha opozita.

Në një bisedë Jankuloska i shpjegon shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer, si nuk duhej të kryhej largimi i një lideri sindikate pasi ai do të kishte bashkëpunuar me ta.

Në një tjetër përgjim, Jankuloska dhe ish-ministri i arsimit Pance Kralev, shfaqen teksa diskutojnë se cilët profesorë do të ngrihen në detyrë.

“Duhet të kontrollojmë se cilët janë këta njerëz. Ata nuk duhet të jenë simpatizantë të opozitës,” thotë Jankuloska të cilës Kralev i përgjigjet se ata nga SDSM nuk do të kalojnë.

Një bisedë tjetër zbulon atë që duket se është një komplot midis Jankuloskës dhe shefit të policisë sekrete Mijalkov për të hequr qafe të gjithë punonjësit e policisë që kanë paditur punonjësin e tyre.

Një bisedë zbulon një kërkesë absurde të shefit të kabinetit të Gruevskit që i kërkon ministres së brendshme t’i gjejë një vend pune shoferit të tij por që nuk do t’i duhej të paraqitej në punë pasi ai duhet të vazhdonte të merrej me çështjet e partisë.

Në disa përgjime të tjera dëgjohet ai që dyshohet të jetë zëri i Gruevskit  që kërkon informacion dhe jep udhëzime rreth punësimit të njerëzve të ndryshëm.
“Do të na duhen pesë inxhinierë civilë,” i thotë Gruevski Jankuloskës, të cilit ajo i përgjigjet se do të kenë telashe në gjetjen e të tillëve njerëz mes anëtarëve të partisë.

Zëri i kryeministrit dëgjohet gjithashtu teksa jep udhëzime për punësim në sektorë si në zyrën e të ardhurave publike për 30 ekonomistë, në spitalet shtetërore si dhe në policinë sekrete.

Në një tjetër bisedë shfaqet zëri i kushëririt të kryeministrit maqedonas, që ndërhyn në punësimin e prokurorëve dhe gjykatësve. Në përgjimin e fundit shfaqet kryetari i parlamentit që thotë se anëtari i këshillit gjyqësor Branko Uskovski “nuk ka të bëjë me gjyqësorin fare’ dhe se ai është zgjedhur vetëm nën udhëzimet e një kushëriri të Gruevskit.

Jankuloska i përgjigjet se “nuk e vumë atje ngaqë është i bukur”.

Dy javë më parë Uskovski u bë kreu i ri i Këshillit Gjyqësor, organit që cakton gjyqtarët.

Gruevski ka këmbëngulur se lideri i opozitës Zaev po bashkëpunon me agjenci të huaja për të destabilizuar vendin, ndërsa Zoran Zaev pretendon se kryeministri përgjoi 20 mijë njerëz.

Etiketa: GjykatëGjyqgjyqtarGruevskiMaqedoniNikola GruevskiOpozitaPartiaprokurorPunëSaso MijalkovSHspitaletVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Skandal dhe Dyshim në Misionin e BE-së në Kosovë

BE: EULEX-i nuk i fshehu akuzat për korrupsion

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.