AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE: EULEX-i nuk i fshehu akuzat për korrupsion

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.

Një raport i BE-së mbi mënyrën sesi misioni i tij në Kosovë u përball me akuzat për korrupsion, të ngritura nga një prej prokuroreve të tij, tha se çështja nuk ishte trajtuar si duhet, por nuk kishte asnjë përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.
Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.

Raporti nga një këshilltar i lartë ligjor i BE-së i botuar ditën e martë tha se çështja e ish-prokurores së misionit të sundimit të ligjit të BE-së (EULEX) Maria Bamieh, e cila ngriti akuza se brenda misionit kishte korrupsion, nuk ishte trajtuar në mënyrën e duhur, por se nuk kishte asnjë përpjekje për të mbuluar të vërtetën.

Raporti i BE-së nuk iu adresua akuzave aktuale për korrupsion që u ngritën nga Bamieh tetorin e vitit të kaluar, por sugjeroi se skandali i shkaktuar nga ajo kishte dëmtuar reputacionin e EULEX-it.

“Besueshmëria e EULEX-it është dëmtuar deri në atë pikë saqë tani e tutje veprimet e saj do të jenë të mbushura me dyshime dhe çdo vendim për të dënuar apo mos dënuar do të rrezikojë të kritikohet për korrupsion,” tha ai.

Investigimi u autorizua nga shefja e politikës së jatshme Federica Mogherini dhe u udhëhoqë nga avokati Jean-Paul Jacque, i cili përfundoi në raportin e tij se problemi me mënyrën se si EULEX-i e kishte trajtuar këtë çështje qëndronte në “vendimin fillestar për të mos hapur një hetim të brendshëm në kohën kur u bën fillimisht akuzat”.

Skandali më i madh në historinë e EULEX shpërtheu pasi disa raporte në mediat e Kosovës akuzuan gjykatësin e EULEX-it Frederico Florit se kishte pranuar 300,000 euro ryshfet nga një i dyshuar, pretendim që ai e mohoi me vendosmëri.

Skandali shkaktoi akuza se EULEX-i po përpiqej ta shkatërronte sundimin e ligjit në vend që ta mbështeste atë në Kosovë.

Një raport nga një gazetar në gazetën e Kosovës “Koha Ditore”, Vejbi Kajtazi, në tetor të vitit 2014 tha se prokurorja e EULEX Bamieh ishte pushuar nga puna pasi Kajtazi iu qas misionit me dokumente që sugjeronin se ai i la mënjanë shqetësimet e Bamieh se stafi i lartë i EULEX-it mund të ketë pranuar ryshfete ose nuk po ndiqte procedurat gjyqësore.

Në qershor të vitit 2012 Bamieh shkroi një raport për drejtuesit e EULEX-it, i cili ajo tha se përmbante “elemente që ngrinin shqetësime të mëdha”. Në gusht të vitit 2012 supozohej të programohej një mbledhje për të diskutuar rreth këtij problemi, por ai takim nuk u zhvillua kurrë dhe çështja, me sa duket, u harrua.

Në ankesën e Bamieh kishte edhe përgjime bisedash telefonike midis ish-zyrtarit të ministrisë së shëndetësisë Ilir Tolaj, i cili po gykohej për marrje ryshfetesh, evazion fiskal dhe në atë kohë ishte në burg, dhe disa prej ndërmjetësve të tij të ndryshëm, të cilët pretendonin se kishin folur me gjykatësin Florit dhe se i premtonin Tolajt se çështja do të mbyllej në favor të tij.

Megjithatë, akuzat nuk u përmendën në raportet mujore të EULEX-it në Bruksel.

“Misioni nuk nisi një hetim atë datë. Duket se përmbajtja e përgjimeve nuk u duk se ishte e besueshme,” thuhet në raportin e Jacques.

Raporti tha se “duke marrë parasysh shpeshtinë e përpjekjeve për të ndërhyrë te gjykatësit dhe prokurorët gjatë gjyqeve, këto biseda dukeshin si pjesë e atij procesi” dhe nuk u morën seriozisht.

Megjithatë ai tha se për shkak se nuk u realizua asnjë hetim i brendshëm, kjo nxiti thashetheme se çështja po mbulohej.

Raporti fillestar i Bamieh ku ajo shprehte shqetësimet e saj dhe dokumentet në lidhje me çështjen e saj nuk u regjistruan dhe humbën.

Përpjekjet e para për të zbuluar skandalin u gjatë gjatë periudhës mars-maj 2013, me një ekip paraprak hetues të ngritur në maj të vitit 2013. Procedurat e zakonshme të EULEX-it u shmangën për të minimuzar rrjedhjen e informacioneve.

Por këto “procedura të jashtëzakonshme” dhe “përpjekje për të ruajtur sekretin” shtuan dyshimet pasi akuzat u bënë publike, thuhet në raport.

Investigimi mbi akuzat aktuale të Bamieh duket se vazhdon.

Raporti hedh poshtë pretendimet e mëtejshme të Bamieh se ajo është ndaluar të merret me hetime çështjes, sepse ajo ishte një informatore. Ai gjithsesi konfirmon se ajo është pezulluar për arsye disiplinore pasi dha një intervistë te “Koha Ditore”.

EULEX është misioni më i madh civil i BE-së deri më sot, i sjellë për të ndihmuar sistemin e brishtë gjyqësor të Kosovës pas konfliktit të përballet me çështje ku përfshihen probleme delikate siç janë marrja e ryshfetit dhe krime lufte.

Etiketa: AkuzaBEBrukselBurgEULEXEurogazetarGjykatëGjyqHetimhetimehetuesKorrupsionKosovëKrimekrime lufteLufteMajlinda HoxhaMbledhjeParaprokurorPunaraportRaportiryshfetSHVendim
Tjetri
Protestuesja sulmon Draghin, ‘Stop diktaturës së Bankës’

Protestuesja sulmon Draghin, ‘Stop diktaturës së Bankës’

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.