AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Erion Veliaj përballet me Halim Kosovën për Tiranën

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Majtas, Erion Veliaj, djathas Halim Kosova

Dy partitë kryesore politike shpallën zyrtarisht kandidatët për bashkinë më të madhe në vend për zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

Majtas, Erion Veliaj, djathas Halim Kosova
Majtas, Erion Veliaj, djathas Halim Kosova

Mjeku Halim Kosova do të përballet me ministrin aktual të Mirëqënies Erion Veliaj për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës më 21 qershor 2015. Dy partitë kryesore shpallën sot kandidaturat zyrtare për kryeqytetin. Në garën për Tiranën pritet të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur.

Erion Veliaj, ish aktivist i shoqërisë civile, ka kryer studimet e larta për Shkenca Politike në SHBA dhe ka një master në Britaninë e Madhe. Ai themeloi Lëvizjen Mjaft në vitin 2003, të cilën e drejtoi deri në vitin 2007, kur hyri në politikën shqiptare duke themeluar një parti të vogël të quajtur G-99. Pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2009, kur mori një numër të vogël votash, Veliaj kaloi te Partia Socialiste për të cilën garoi në vitin 2013 në krye të listës së kandidatëve të kësaj partie në qarkun e Gjirokastrës.

Veliaj u bë Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në shtator 2013, post që do ta lërë tani për të garuar si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj është aktualisht 36 vjeç.

Halim Kosova, 61 vjeç, ka një karrierë të gjatë si mjek i diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe me specializim në Itali. Ai ka marrë titullin Doktor i Shkencave Mjekësore nga Universiteti i Tiranës në vitin 1990.

Kosova u bë ministër për një periudhë të shkurtër në vitin 2013 për Partinë Demokratike dhe hyri në parlament nga lista shumëemërore e kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2013.

Duke prezantuar kandidatin Kosova, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ai i është bindur kërkesës së qytetarëve për të garuar me një profesionist dhe jo një politikan.

Kryetari socialist Edi Rama qe më lakonik kur deklaroi thjeshtë se kandidati i partisë së tij për Tiranën qe Erion Veliaj.

Bashkia e Tiranës e krijuar nga reforma administrative dhe territoriale përfshin përveç qyteteve të Tiranës dhe të Krrabës edhe 115 fshatra në një territor të përzjerë urban – rural dhe malor e fushor.

Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 557.422 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 757.361 banorë në një sipërfaqe prej 1110.03 km2 me një densitet prej 682.28 banorë/km2.

Njësitë administrative përbërëse janë: Tiranë, Petrelë, Farkë, Dajt, Zall-Bastar, Bërzhitë, Krrabë, Baldushk, Shëngjergj, Vaqarr, Kashar, Pezë, Ndroq, Zall-Herr.

Etiketa: AdministrativeaktivistBanorëBashabashkiBashkiaEdi RamaErion VeliajHalim KosovaItalikandidatëtKosovaKosovëKryebashkiakLulzim BashamasterMjaftMjekmjekëparlamentPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikeRamaReformaSHSHBAShkencashqiptareshtatorTiranëUniversitetiUniversiteti i TiranësZgjedhjet
Tjetri
SHBA nxit Maqedoninë të hetojë për pretendimet e përgjimeve

SHBA nxit Maqedoninë të hetojë për pretendimet e përgjimeve

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.