AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

SHBA nxit Maqedoninë të hetojë për pretendimet e përgjimeve

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv. Asistent sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee : Photo by: MIA

Një zyrtar i departamentit amerikan të shtetit tha se qeveria maqedonase duhet të adresojë akuzat e ngritura nga përgjimet sekrete të bisedave të zyrtarëve të lartë prej opozitës.

Zv. Asistent sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee : Photo by: MIA
Zv. Asistent sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee : Photo by: MIA

Zv. Asistent sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha gjatë një vizite në shkup të premten se qeveria duhet t’i marrë akuzat të paktën po aq seriozisht sa merr akuzat kriminale kundër njeriut që publikoi bisedat e përgjuara, liderin e opozitës Zoran Zaev.

“Këto çështje kërkojnë përgjigje dhe llogaridhënie,” tha Yee për median pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.

“E kemi nxitur qeveritë dhe institucionet e saj ta marrin shumë seriozisht sjelljen e paligjshme që pretendohet dhe akuzat e tjera. Të paktën po aq seriozisht sa po merren akuzat kundër Zaev, liderit të opozitës,” shtoi diplomati amerikan.

Në shkurt opozita filloi të bënte publike përgjimet telefonike të bisedave të 20.000 shtetasve maqedonas.

Pasi u akuzua për shantazh të liderëve të vendit dhe u akuzua se ka kërkuar ryshfete, Zaev së fundmi u akuzua edhe me nxjerrje të sekretit shtetëror pasi ai publikoi përgjimet që sugjeronin se shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov mori një pjesë prej një prokurimi të policisë.

Ndërsa Zaev duhet të shfaqet rregullisht në seanca dëgjimore, nuk ka shenja se akuzat e ngritura prej tij po hetohen.

“Një aspekt i rëndësishëm i kësaj krize për të cilën ne folëm është informacioni që ka dalë në dritë përmes përgjimeve, informacioni rreth korrupsionit të zyrtarëve të lartë, rreth ndikimit të papërshtatshëm prej qeverisë mbi median, gjyqësorin dhe abuzimet me zgjedhjet dhe pushtetin,” tha Yee.

Ai i bëri thirrje qeverisë së Gruevskit t’i përgjigjet krizës duke riafirmuar zotimin e saj në ndjekjen e rrugës Euro-Atlantike, zotimin për vlerat dhe parimet mbi të cilën bazohet rruga e saj, të demonstrojë angazhim për standardet më të larta të sundimit të ligjit, transparencës, drejtësisë, mbrojtjes së fjalës së lirë, pavarësisë gjyqësore.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Yee do të takojë të gjithë aktorët kryesorë politik të vendit, përfshirë Zaevin.

“Ne shpresojmë se opozita do të jetë në gjendje të kthehet në parlament që të mund të luajë rolin e saj demokratik, një rol që është zgjedhur për ta bërë,” tha Yee përpara takimit me liderin e opozitës.

Partia social demokrate e Zaev lajmëroi bojkot pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe presidenciale të vitit të shkuar kur akuzoi Kryeministrin se ka manipuluar rezultatin, gjë që ai e ka mohuar.

Disa vëzhgues thonë se vizita e Yee në Maqedoni është shenjë e përpjekjeve të rritura diplomatike për t’i dhënë fund krizës në vend.

Etiketa: demokrateEuroGjyqGruevskikrizeMaqedoniNikola GruevskiOpozitapaktparlamentPartiaPartia Social DemokrateQeveriaSaso MijalkovSeancaSekretari Amerikan i ShtetitshantazhSHBAShkupsocial demokratevizitaZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
SHBA paralajmëron Kosovën: Miratoni shpejt gjykatën e re për krime lufte

SHBA paralajmëron Kosovën: Miratoni shpejt gjykatën e re për krime lufte

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.