AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

SHBA paralajmëron Kosovën: Miratoni shpejt gjykatën e re për krime lufte

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Amerikane Tracey Ann Jacobson.
Foto: YouTube screenshot/KTV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se Uashingtoni s’do të vazhdonte të bllokonte përpjekjet e Rusisë për të ngritur një gjykatë për krime lufte në Kosovë, nëse parlamenti i Kosovës nuk aprovon së shpejti themelimin e një gjykate të re të mbshteur nga OKB-ja.

Ambasadorja Amerikane Tracey Ann Jacobson. Foto: YouTube screenshot/KTV
Ambasadorja Amerikane Tracey Ann Jacobson.
Foto: YouTube screenshot/KTV

Ambasadorja e SHBA-së Tracey Ann Jacobson tha ditën e enjte se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të bllokojnë përpjekjet e bëra nga Rusia, anëtarja e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ngritur një gjykatë për Kosovën nëse Prishtina nuk arrin të miratojë krijimin e gjykatës së re speciale për të gjykuar figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të rënda gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

“Dua të jem shumë e qartë. Nëse parlamenti nuk është në gjendje të miratojë këtë dhe gjykata nuk krijohet, i gjithë ky rast, akuzat, do të kalojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,” tha Jacobson në një intervistë për programin “Rubikon” në KTV.

“Disa herë në vit, disa anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia, ngre këtë çështje dhe bën thirrje për një gjykatë të OKB-së, kurse ne e bllokojmë këtë dhe i themi jo. Nëse nuk ka ndonjë alternativë të besueshme, nuk mund ta vazhdojmë ta bëjmë më këtë gjë,” shtoi ajo.

Gjykata i ri i posaçëm do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë por do të bazohet në një vend tjetër, si dhe, ndërsa prokuroria i saj do të jetë gjithashtu një tjetër vend. Ajo ka qenë e përfolur gjerësisht se ky vend do të jetë Holandë.

Për atë që do të krijohet, dy të tretat e deputetëve në parlament duhet të votojnë në favor të ndryshimeve kushtetuese që do të ndihmojë të vendosur atë.

Gjykata e re speciale do të jetë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, por bazën do ta ketë në një tjetër vend. Gjithashtu edhe prokuroria e saj do të jetë në një tjetër vend. Është folur gjatë se ky vend do të jetë Holanda.

Që kjo gjykatë të ngrihet, 2/3 e deputetëve në parlament duhet të votojnë në favor të ndryshimeve kushtetuese që do të ndihmonin themelimin e saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i miratoi ndryshimet ditën e enjte dhe parlamenti pritet t’i votojë ato javën që vjen. Vetëm pas kësaj në parlament mund të votohet gjithashtu edhe ligji për krijimin e gjykatës speciale.

Megjithatë, tre partitë opozitare në parlamentin e përbërë prej 12o deputetësh kanë lajmëruar se s’do të votojnë në favor të gjykatës, dhe duke qenë se edhe deputetët e minoritetit serb ende vazhdojnë ta bojkotojnë parlamentin, ekziston rreziku të mos arrihet numri i 80 votave pro për ndryshimet kushtetuese.

Edhe deputetët e disa partive qeverisëse kanë thënë se  nuk janë të sigurt nëse do të votojnë në favor të gjykatës.

UÇK-ja shihet nga shqiptarët e Kosovës se ka luajtur një rol kyç në lirimin e Kosovës nga kthetrat e liderit serb Sllobodan Millosheviç.

Një raport prej një task force speciale e Bashkimit Europian (SITF) tha vitin e shkuar se ish-luftëtarë pa emër të UÇK-së mund të përballeshin me ndjekje penale nga gjykata e re për kryerjen e një fushate persekutimi kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besonin se ishin bashkëpunëtorë me regjimin serb.

Krimet e pretenduara përfshinin vrasjet, rrëmbimet, izolimet e paligjshme dhe dhunën seksuale.

SIFT u ngrit për të hetuar pretentimet e bëra nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili akuzoi ish-kryeministrin Hashim Thaçi si të implikuar në krimin e organizuar dhe u shpreh se disa anëtarë të UÇK-së ishin marrë me trafikim organesh. Thaçi tha se pretendimet e tij ishin gënjeshtra “monstruoze”.

Etiketa: Bashkimit EuropiandeputetDhunëDick MartyGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësHashim ThaçiKosovëKrimekrime luftekushtetueseLufteOKBparlamentPrishtinaProkuroriaPunëPunëtorraportromromëRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraTask force
Tjetri

Plaçkat amerikane të luftës nga pallatet e Saddam Hussein (Foto)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.