AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Multilateralizmi i Azisë

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Përse iniciativa e përbashkët për të zhvilluar infrastrukturën në Azi, mbështetur nga disa aleatë të SHBA-së, por kundërshtuar prej saj, mund të jetë rruga e duhur për ta çuar përpara zhvillimin në kontinentin e largët.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore janë gati të mbajnë takimet e tyre të përvitshme, por lajmi i madh në qeverisjen ekonomike botërore nuk do të bëhet në Uashington DC në ditët në vijim. Në fakt, ai lajm u bë muajin e shkuar, kur Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia iu bashkuan më shumë se 30 shteteve të tjera si anëtare themeluese të Bankës Aziatike të Investimit në Infrastrukturë (AIIB). AIIB-ja 50 miliard dollarëshe, e startuar nga Kina, do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të mëdha infrastrukturore të Azisë, të cilat janë përtej kapacitetit të marrëveshjeve të sotme institucionale për të financuar.

Dikush mund të kishte menduar se lançimi i AIIB dhe vendimi i aq shumë qeverive për ta mbështetur atë, do të ishte një shkak për festim universal. Dhe për FMN, Bankën Botërore dhe shumë të tjerë, ishte. Por, ngatërrueshëm, vendimi i shteteve të pasura evropiane për t’u anëtarësuar provokoi tërbimin e zyrtarëve amerikanë. Në fakt, një burim amerikan anonim e akuzoi Britaninë për ‘akomodim konstant’ të Kinës. Fshehurazi, Shtetet e Bashkuara ushtrojnë presion mbi shtetet nëpër botë për të qëndruar larg.

Kundërshtimi i Amerikës për AIIB është jokonsistent me prioritetet ekonomike që ajo ka deklaruar në Azi. Fatkeqësisht, duket se është një tjetër rast i pasigurisë së Amerikës për influencën e saj globale duke lënë në hije retorikën e saj idealiste – këtë herë mundësisht duke sabotuar një mundësi të rëndësishme për forcimin e ekonomive në zhvillim të Azisë.

Vetë Kina është një dëshmi për masën në të cilën investimi në infrastrukturë mund të kontribuojë në zhvillim. Muajin e shkuar, unë vizitova periferitë e dikurshme të vendit që tani janë të lulëzuara si rezultat i lidhjes – dhe për lëvizjen më të lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve – që investime të tilla kanë sjellë.

AIIB do të sjellë përfitime të ngjashme në pjesë të tjera të Azisë, gjë që e thellon ironinë e kundërshtimit të SHBA-së. Administrata e presidentit Barack Obama po përkrah virtytet e tregtisë; por, në vendet në zhvillim, mungesa e infrastrukturës është një pengesë më serioze për tregtinë sesa taksat.

Ka edhe një avantazh të madh global për një fondacion si AIIB: aktualisht, bota vuan nga mungesa e kërkesave të përbashkëta. Tregjet financiare nuk janë provuar të barabarta në detyrën e riciklimit të kursimeve nga vendet ku të ardhurat e tejkalojnë konsumin për në vendet ku investimi është i nevojshëm.

Kur ai ishte kryetar i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke gabimisht e përshkroi problemin si një tepri globale e kursimit. Por në një botë me të tilla nevoja të mëdha infrastrukturore, problemi nuk është një tepricë e kursimeve apo një mungesë e mundësive të investimit të mirë. Problemi është një sistem financiar që ka shkëlqyer në mundësimin e manipulimit të tregut, spekulimin, tregtimin e brendshëm, por ka dështuar në detyrën themelore: ndërmjetësimin e kursimeve dhe investimin në një shkallë globale. Kjo është arsyeja përse AIIB mund të sjelljë një nxitje të vogël por shumë të nevojitur për kërkesën agregate globale.

Ndaj ne duhet ta mirëpresim iniciativën e Kinës për të multilateralizuar rrjedhën e fondeve. Në fakt, kopjon politikën amerikane në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur Banka Botërore u themelua për të multilaterizuar fondet e zhvillimit që ishin kryesisht të ardhura nga SHBA.

Ndihma e Bankës Botërore ishte ndonjëherë e mbingarkuar nga ideologjia prevaluese; për shembull, politikat e tregut të lirë nga Konsensusi i Uashingtonin të imponuara mbi marrësit në fakt çuan në deindustrializim dhe rënie të të ardhurave në Afrikën Nën-Sahariane. Megjithatë, ndihma e SHBA-së ishte në përgjithësi më efektive se do të kishte qenë nëse nuk do të multilateralizohej. Sikur këto burime të kanalizoheshin përmes agjencisë amerikane të ndihmës, politikëbërja do të kishte qenë subjekt i kapriçove të mendimit të zhvillimit (ose mungesa e reflektimit) nga një administratë te tjetri.

Përpjekjet e reja për të multilateralizuar rrjedhjet e ndihmës (përfshirë lançimin e vendeve të BRICS të Bankës së Re të Zhvillimit korrikun e shkuar) kanë po ashtu mundësinë të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin global. Disa vite më parë, Banka Aziatike e Zhvillimit mbrojti virtytet e pluralizmit konkurrues. AIIB ofron një shans për të testuar atë ide në vetë financën e zhvillimit.

Ndoshta kundërshtimi i Amerikës ndaj AIIB është një shembull i një fenomeni ekonomik që e kam vëzhguar shpesh: firmat kërkojnë konkurrencë më të madhe kudo përveçse në industrinë e tyre. Ky pozicion ka sjellë tashmë një çmim të madh: sikur të kishte pasur një treg idesh më konkurrues, Konsensusi me të meta i Uashingtonit mund të mos kishte qenë kurrë një konsensus.

Kundërshtimi i Amerikës ndaj AIIB nuk është i paprecedent; në fakt, është i ngjashëm me kundërshtimin e SHBA-së ndaj Inciativës bujare të Re Miyazava të fundit të viteve 1990, që ofroi 180 miliard dollarë ndihmë për shtetet në krizën e Azisë Lindore. Atëherë, si tani, nuk është se SHBA-ja po ofronte një burim alternativ të financimit. Thjesht donte gjeneroni. Në një botë gjithnjë e më multipolare, kërkoi të mbetej G-1. Mungesa e parave, kombinuar me ngulmin e Amerikës mbi idetë me të meta rreth përgjigjes ndaj një krize, bënë që rënia të ishte më e thellë dhe më e gjatë nga se duhej të ishte.

Thënë kjo, kundërshtimi i SHBA-së ndaj AIIB është më i rëndë për t’u kuptuar, duke qenë se politika e infrastrukturës është më pak subjekt i influencës së ideologjisë dhe interesave speciale sesa zona të tjera të politikëbërjes, si ato të domunuara nga SHBA në Bankën Qëndrore. Për më tepër, nevoja për garanci mjedisore dhe sociale në investimin në infrastrukturë ka më shumë gjasa të zgjidhet efektivisht brenda një kornize multilaterale.

Britania, Franca, Italia dhe Gjermania dhe të tjerë që kanë vendosur t’i bashkohen AIIB duhet të përgëzohen. Shpresa është që shtetet e tjera, si në Europë dhe Azi, t’i bashkohen po ashtu, duke ndihmuar në përmbushjen e ambicies që përmirësimet në infrastrukturë të mund të rrisin standardet e jetesës në pjesë të tjera të rajonit, siç kanë bërë tashmë në Kinë.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Asia’s Multilateralism

Etiketa: AdministrataBarack ObamaFMNFrancaGjermaniainvestimeItaliaKinakrizekryetarMASMbretëria e BashkuarMetaProject SyndicateSHBAShtetet e BashkuaraTaksatTregVendimizhvillim
Tjetri
Shqipëria, porta e fshehtë për klandestinët që synojnë Europën

Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.