AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Ndalimi i shqiptarëve në kufi është një gabim i rëndë që nuk duhet të ndodhë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këpucët e braktisura të një megiranti në kufirin Serbi-Hungari | Foto nga : Darko Bandic/AP

Ndalimi në kufi i shqiptarëve që udhëtojnë drejt BE-së është një politikë e gabuar dhe aspak efektive për të ndaluar azilkërkuesit.

Këpucët e braktisura të një megiranti në kufirin Serbi-Hungari | Foto nga : Darko Bandic/AP
Këpucët e braktisura të një megiranti në kufirin Serbi-Hungari | Foto nga : Darko Bandic/AP

Për çdo ditë, në pikat kufitare të Shqipërisë kalojnë 3,5 apo 10 mijë udhëtarë. Pjesa dërrmuese e tyre janë thjeshtë udhëtarë. Ata ikin dhe kthehen. Një pjesë e vogël janë shqiptarë që po shkojnë në vendet e Europës me shpresë se do të krijojnë një jetë më të mirë. Një minorancë janë ata që besojnë në mënyrë të gabuar se do të aplikojnë për azil në Gjermani dhe do ta fitojnë atë.

Përkundrejt këtij realiteti, të shqetësuar për grupin e fundit dhe më të vogël, atë të azilkërkuesve, të cilët janë në rendin e pak dhjetërave apo qindrave në ditë, policia e shtetit ka vendosur t’i kthejë mbrapsht, për arsye tërësisht subjektive që krijojnë rrezikun e diskriminimit të shqiptarëve në bazë të theksit/krahinës, pamjes së jashtme apo ngjyrës së lëkurës.

Sipas lajmeve të publikuara së fundmi, policia raportohet se ka ndaluar disa qindra vetë gjatë ditëve të fundit për të kaluar kufirin, veçanërisht nëpër porte. Disa media raportojnë se mes të tjerash, policia ka marrë vendime të ndalimit të kalimit të kufirit për arsye të tilla si pasja e bagazheve, pasja e parave në xhep, pasja e ftesave të dërguara me postë dhe jo me email, etj.

Kjo praktikë dukshëm është tërësisht e gabuar, aspak efektive për të ndaluar azilkërkuesit dhe që rrezikon t’i ndajë shqiptarët në “njerëz me fytyrë të dyshimtë” dhe njerëz me pamje të pasurish. Duket se baza e vetme e vendimeve të refuzimit të kalimit të kufirit është që disa njerëz “duken të dyshimtë” në krahasim me të tjerët.

Shqiptarët që kanë ndër mend të ikin në Gjermani për të kërkuar azil kanë në dispozicion një numër të lartë mjetesh e pikash kalimi. Ata mund të përdorin rrugë tokësore, detare ose ajrore. Mund të ikin në Greqi dhe prej aty të kalojnë me tragete në Itali. Mund të kalojnë në Kosovë ose Maqedoni, ose Mal të Zi dhe të nisen me avion nga Prishtina, nga Shkupi apo nga Podgorica.

Në fund, ata mund të korruptojnë ndonjë polic kufiri dhe të kalojnë, pavarësisht urdhërave të policisë së shtetit për ndalimin e “të dyshimtëve”.

Natyrisht, informimi i njerëzve që besojnë se mund të marrin azil, duke i thënë se një tentativë e tillë është e gabuar, është pjesë normale e policisë së shtetit. Por diskriminimi i njerëzve për arsye të tilla subjektive si kanë apo jo para në xhep, kanë apo jo veshje të shtrenjta apo vijnë nga një zonë e varfër a një zonë e pasur e Shqipërisë, kjo duhet të ndalojë menjëherë.

Shqiptarët janë diskriminuar gjatë nëpër dyert e ambasadave apo të pikave të kalimit kufitar nëpër Europë. Nuk mundemi që ne, përfshirë zyrtarët tanë vendimmarrës në Ministrinë e Brendshme, të kemi harruar kaq shpejt kohën kur një polic italian, grek apo gjerman apo edhe maqedonas, na pyeste se sa lekë kishim në xhep, se ku do të flinim, e ku do të hanim. E kemi gjithashtu të qartë se arsyeja se pse policët kufitarë na mbanin në pyetje të gjata lidhej thjeshtë me nënshtetësinë shqiptare dhe me asgjë tjetër.

Nuk është mirë që, tani që vizat janë hequr, shteti ynë të fillojë të përdorë metoda të tilla për të diskriminuar qytetarët e vet.

Ndalimi i udhëtarëve në kufi nga Policia Shqiptare duhet të ndërpritet menjëherë.

Etiketa: azilAzilkërkuesitBEGjermaniGreqiHungariItaliKufiMal të ZiMaqedoniMediaParaPodgoricaPoliciaPolicia e ShtetitPortePrishtinaSerbishqipshqiptare
Tjetri
Tre liderë, emëruan 61 kryetarë

Tre liderë, emëruan 61 kryetarë

Komente 1

  1. Rita06 says:
    11 years më parë

    Policia jone duhet ta nderprese kete praktike, kurse vendet e BE-se duhet te rikthejne regjimin e vizave, ku punen qe ben sot policia do e bejne ambasadat perkatese.

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.