AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përse kemi nevojë për “Game of Thrones”

Dominique MoisingaDominique Moisi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbretëresha Elizabeth II viziton sheshin e xhirimit të “Game of Thrones”. Foto: (AP Photo/Peter Morrison)

Dikush mund të pyes veten nëse liderët kinezë apo rusë po krijojnë hapësirë në axhendat e tyre të zëna për të parë seri si “House of Cards” apo “Game of Thrones” në mënyrë që të kuptojnë mentalitetin e rivalëve të tyre.

Mbretëresha Elizabeth II viziton sheshin e xhirimit të "Game of Thrones". Foto: (AP Photo/Peter Morrison)
Mbretëresha Elizabeth II viziton sheshin e xhirimit të “Game of Thrones”. Foto: (AP Photo/Peter Morrison)

Programet e njohura televizive të sotme janë bërë ekuivalente të suplementeve që filluan të shfaqen në gazeta në shekullin e 19. Serialë si “Game of Thrones” dhe “Downton Abbey”, ashtu si Balzak dhe Dikens përpara tyre, shërbejnë si një burim i argëtimit dhe ushqejnë debat. Në këtë kuptim, skenaret e televizioneve tona janë shfaqur si mjete kyçe të analizave sociale dhe politike.

Të tilla mjete mund të përdoren për të kupuar, për shembull, diferencën midis kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Barack Obama. Netanyahu ka ngecur ende në sezonin e tretë të “Homeland” – që është, i obsesuar me Iranin – kurse Obama, duke qenë se ka filluar të përfshijë kërcënimin e përtërirë rus në llogaritjet e tij strategjike – ka kaluar në sezonin e tretë të “House of Cards”.

Sigurisht, mundësia e krahasimeve të tilla e ka rrënjën në atë që shpesh ka në dorë famën e serive televizive: aftësinë për të ofruar një pasqyrë te një shoqëri – për të reflektuar shqetësimet dhe dëshirat e saj dhe për të krijuar  një dritare përmes të cilës të huajt mund të shohin.

Konsideroni “Downton Abbey” një dramë britanike që ndjek jetët e familjes Crawley dhe shërbëtorëve të saj në shtëpinë klasike të fshatit të familjes, nga 1912 deri në mes të viteve 1920. Përse janë miliona njerëz nëpër botë – nga Europa te Shtetet e Bashkuara te Azia – kaq të tërhequr nga këto personazhe?  Janë ata nostalgjikë për një kohë të dikurshme, që programi rindërton me realizëm? Apo janë ata të mahnitur nga dinamikat shoqërore që eksploron programi?

Për Julian Fellowes, që krijoi seritë, shpjegimi gjendet gjetkë – në kërkimet tona për rregull në një botë kaotike. Njerëzit ndihen shumë të çorientuar sot, beson ai, saqë ata janë të tërhequr prej sferës së rregullt të “Downton Abbey”, në të cilën vendosja, e përcaktuar qartë në hapësirë dhe kohë, qeveriset me rregulla strikte.

Ndërsa shtëpia Crawley shërben si një lloj strehe për personazhet e saj, ajo mund t’i japë shikuesve të saj një dalje të parashikueshme nga e cila mund t’ia mbathin nga  e tashmja e zhurmshme dhe të shmangin të ardhmen e panjohur.

Po ashtu, drama politike amerikane “House of Cards” reflekton një lloj zhgënjimi – këtë herë me politikën e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa “The West Wing”, një dramë politike e njohur që u shfaq nga 1999 deri në 2006 që portretizoi presidencën amerikane –  e mbajtur nga një lider i sofistikuar, i kultivuar dhe njerëzor – me një lloj dëshire të madhe, “House of Cards” e zhyt shikuesin në një mjedis të errët të impulseve më të këqija të njerëzimit. Te “House of Cards”, bota nuk është siç shikuesit e besojnë se duhet të jetë, por siç ata kanë frikë se është.

Kjo është e kundërta e qasjes së marrë nga drama politike daneze “Borgen”, që prezanton një kryeministër të idealizuar, Birgitte Nyborg. Por efekti është i ngjashëm. Dikush shpesh dëgjon njerëz që thonë se problemi i vërtetë me të cilën përballet Danimarka dhe në veçanti  klasa e saj politike – është se kryeministrit Helle Thorning-Schmidt i mungojnë pikat e forta të Nyborg.

Duke ekspozuar sfidat themelore dhe shqetësimet me të cilat përballet një shoqëri, një seria televiziv, mundet ndonjëherë pothuajse ta parashikojë të ardhmen. Në Francë, ‘“Engrenages’ e shitur në anglisht nën titullin ‘Spiral’ – eksploron thellë gjendjen e keqe të shoqërisë franceze. Në retrospektivë, seritë duket se kanë paralajmëruar tragjeditë që tronditën vendin në janar. Në veçanti, sezoni i pestë, që u transmetua në Francë në fund të 2014, ofroi një përshkrim klinik se si të rinjtë në periferitë e Parisit shkonin në rrugën e gabuar, ndërsa portretizonte marrëdhënien midis policisë dhe superiorëve të tyre politik si cinike dhe madje luftarake. Dialogu i programit mund të kishte ardhur nga një ‘drekë pushteti’ e jetës reale parisiane.

Programi televiziv që është shfaqur si më i debatuari në kohën tonë është, pa dyshim, “Game of Thrones”, një fantazi epike mesjetare e bazuar (gjithnjë e më përgjithësisht) mbi seritë e librave bestseller të George R.R. Martin A Song of Ice and Fire. Seritë nuk janë njohur vetëm për buxhetin e madh apo rrëfimin e ndërlikuar, por edhe për koreografinë e vazhdueshme të dhunës brutale.

Studentët e politikave ndërkombëtare, veçanërisht në Kanada dhe SHBA, pyesin veten nëse programi, duke theksuar rolin e brutalitetit absolut, inkurajon një vizion ‘realist’ të botës. Mundet egërsia e shfaqur te “Games of Thrones” – përfshirë prerjet e kokave, përdhunimin dhe torturën seksuale – të kenë ndihmuar në inkurajimin e taktikave si, të themi, Boko Haram dhe Shteti Islamik? Apo munden seritë – në të cilat dhuna shpesh sjell më shumë dhunë, por jo domosdoshmërisht i jep personazheve atë që kërkojnë – në fakt nënvijëzon kufijtë e forcës?

Në një nivel më filozofik, universi i programit – një kombinim i mitologjisë së lashtë dhe Mesjetës – duket se kap përzierjen e mahnitjes dhe frikës që shumë njerëz ndjejnë sot. Në një botë fantastike, të paparashikueshme dhe të dhimbshme deri në rrënim – që është aq komplekse saqë edhe shikuesit më besnikë të programit shpesh ngatërrohen. Në këtë kuptim, është më shumë si bota në të cilën jetojmë.

Megjithëse Perëndimi nuk ka monopol në prodhimin e serive TV, ai padyshim dominon fushën – dhe si rrjedhojë e reflekton shikueshmëria botërore e programeve. Duke marrë parasysh këtë, dikush mund të pyes veten nëse liderët kinezë apo rusë po krijojnë hapësirë në axhendat e tyre të zëna për të parë seri si “House of Cards” apo “Game of Thrones” në mënyrë që të kuptojnë mentalitetin e rivalëve të tyre.

Kryekëshilltarë qeverie, të paktën, duket se e njohin vlerën e sinkronizimit. Një mik kinez së fundmi më tha se “House of Cards” ishte shumë e njohur mes elitës politike të Kinës. Atyre u shijon ideja që i kujton se politika është po aq e pamëshirshme në shtëpi, nga sa është në atdhe.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Why We Need “Game of Thrones”

Etiketa: Barack ObamaBinyamin NetanyahuDanimarkadhunaDhunëEuropagazetaKanadaMjedisMonopolpaktProject SyndicateSHSHBAShtetet e BashkuaraShteti Islamikstudent
Tjetri
Ndalimi i shqiptarëve në kufi është një gabim i rëndë që nuk duhet të ndodhë

Ndalimi i shqiptarëve në kufi është një gabim i rëndë që nuk duhet të ndodhë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.