Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Anulohet vizita e Thaçit në Beograd

Una HajdariNgaUna Hajdari
14:03 | 21/04/2015
Në Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kosova kërkoi heqjen e përgjimeve nga YouTube

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

Share on FacebookShare on Twitter

Një OJQ me bazë në Beograd, e cila i kërkoi ministrit të jashtëm Hashim Thaçi të vizitonte kryeqytetin serb për një konferencë, e ka revokuar ftesën duke fajësuar presionin politik.

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP
Ministri i jashtëm i Kosovës dhe lider i PDK, Hashim Thaçi. Foto: AP

OJQ-ja Këshilli Rinor për Arsim tha ditën e hënë se vizita e diskutuar, e cila bëri që zyrtarët serbë të shpreheshin se ministri i jashtëm i Kosovës mund të arrestohej nëse vinte në Beograd, u anulua tashmë.

OJQ-ja me bazë në Beograd citoi se ajo pretendoi se ishte “presion i madh politik me qëllim të siguroheshin s ekonferenca nuk do të zhvillohej”. OJQ-ja tha se edhe ftesat e të gjithë ministrave të tjerë të jashtëm të rajonit janë revokuar gjithashtu.

Ndërkohë, këshilltari i qeverisë Ardian Arifaj tha për BIRN ditën e hënë se qeveria serbe i ishte përgjigjur në mënyrë kërcënuese një kërkese diplomatike për ndihmë gjatë vizitës së diskuatuar të Thaçit në Beograd.

“Është për të ardhur keq që kemi marrë një përgjigje të tillë nga Beogradi. Nuk morëm një përgjigje të qartë për po ose jo, por në vend të kësaj morëm diçka që përbën një kërcënim,” tha Arifaj për BIRN.

“Ky nuk është shpirti evropian i bashkëpunimit dhe  vullnetit të mirë që zoti Thaçi promovon në Ballkan,” shtoi Arifaj.

Prokurori i krimeve të luftës Vladimir Vukcevic paralajmëroi javën e kaluar se Thaçi mund të arrestohej me një urdhër arresti që ishte ende në fuqi, nëse ai merrte pjesë në konferencë. Prishtina megjithatë mohoi që ai urdhër arresti të ishte ende i vlefshëm.

Sipas protokollit diplomatik, Beogradit do të kishte qenë përgjegjës për sigurinë e Thaçit, si edhe sigurimin e transportit të tij.

Qeveria e Prishtinës ka organizuar më parë vizita nga zyrtarë të lartë serbë në Kosovë, përfshirë atë të kryeministrit aktual Aleksandër Vuçiç dhe presidentit Tomislav Nikoliç.

Ministri i jashtëm Thaçi, i cili ishte gjithashtu kryeministër i Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2014, nuk ka qenë në Beograd që prej konfliktit të viteve 1990.

Ai kryesoi gjithashtu dialogun politik të ndihmuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash për më shumë se dy vjet.

Takimi i radhës midis dy kryeministrave do të zhvillohet të martën.

Tjetri
Maqedonia pretendon se është sulmuar nga shqiptarët e Kosovës

Maqedonia pretendon se është sulmuar nga shqiptarët e Kosovës

Më të lexuarat

Kosova kërkoi heqjen e përgjimeve nga YouTube

Anulohet vizita e Thaçit në Beograd

14:03 | 21/04/2015
Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

Gjyqtarja Elvana Çiçolli përballet me vetingun

16:20 | 23/05/2023
Petrit Hysa

Prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

10:34 | 24/05/2023
Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

Të ardhurat nga emigracioni vënë në pikëpyetje karrierën e Miranda Bushit

19:16 | 23/05/2023
Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

10:43 | 25/05/2023
KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

18:36 | 24/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.