Supervjedhja në Distriktin e sigurisë së lartë të Diamantëve ndodhi disa javë më parë, por policia i publikoi fotot vetëm të mërkurën, 22 prill 2015.
Kompania Hatton Garden Safe Deposit në Londën, u vodh fundjavën e Pashkëve nga disa persona që kishin veshur jelekë fosforishentë dhe helmeta sigurie për kokën. Ata hynë në dhomën e sigurisë së lartë dhe vodhën rreth 386 milionë dollarë bizhuteri dhe para të thata nga 300 kuti të depozitave të sigurta. Policia vazhdon hetimet për gjetjen e bizhuterive dhe autorëve.