AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Debat në Kuvend për debitorët e energjisë, dështon miratimi i ligjit

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA

Në projektligjin për “sektorin e energjisë elektrike” parashikohet vendosja e barrës hipotekore mbi familjet debitore që kanë më shumë se 150 mijë lekë borxhe. Pakënaqësia e deputetëve të PS shtyn votimin.

Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA
Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA

Qeveria dështoi të miratonte projektligjin për “sektorin e energjisë elektrike” në Parlament, pas kundërshtimit të opozitës dhe pakënaqësisë së shprehur nga disa deputetë të mazhorancës. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta hapi votimin, por u detyrua ta lërë atë në mes, pasi disa deputetë të majtë kërkuan shpjegime shtesë mbi masat kundër debitorëve të energjisë.

Debati mes përfaqësuesve të qeverisë dhe deputetëve të Partisë Demokratike u përqendrua tek katër nene të projektligjit për energjinë, të cilat parashikojnë vendosjen e barrës hipotekore mbi debitorët e energjisë elektrike.

Në nenin 90 të projektligjit parashikohet që në rastet kur klienti nuk e paguan detyrimin e energjisë elektrike, furnizuesi nis procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm për faturat e papaguara. Por paralelisht me këtë masë, projektligji i jep të drejtën Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të vendosë barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme të klientit debitor.

Në pikën e) të nenit 90 të projektligjit përcaktohet se OSHEE ka të drejtë të vendosë barrë hipotekore mbi familjet që kanë 150 mijë lekë detyrime të papaguara dhe mbi bizneset që kanë 2 milionë lekë detyrime të papaguara.

Nenet 90-93 të projektligjit për “sektorin e energjisë elektrike” u kundërshtuan ashpër nga deputetë të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes këtij projektligji po vinte kazmën mbi themelet e shtëpisë së çdo shqiptari.

“Sot mbulove aktin më të paprecedentë, mbulove ligjin me të cilin ti i lejon vetes dhe një bande në OSHEE që t’u rrëmbesh pronën dhe banesën shqiptarëve,” tha Berisha në Parlament.

“Kjo është shkalla më e lartë e pasigurisë, asnjë qytetar nuk ka më të sigurt strehën e tij, nuk e ka më të sigurt banesën që ka ndërtuar,” shtoi më tej Berisha.

Kryeministri Edi Rama u mbrojt me krizën ku Partia Demokratike e zhyti sipas tij sistemin energjetik dhe premtoi se reformat për ringjalljen e sistemit do të vazhdojnë. Rama than ë Kuvend se niveli i humbjeve vjetore është ulur në 31 për qind, ndërsa niveli i arkëtimeve është rritur me 100 milionë dollarë falë reformave të ndërmarra.

“Sikur të mos kishit lënë asnjë borxh, mund të vinit të na thonit pse nuk bëtë më shumë. Por kur na latë kaq shumë borxhe, nuk duhet të keni gojë të na kërkoni asgjë,” replikoi Rama me Berishën.

Megjithatë, vendosja e barrës hipotekore mbi familjarët debitorë të energjisë ka shqetësuar përveç demokratëve, edhe socialistët. Deputeti i Shkodrës, Paulin Stërkaj kërkoi shpjegime nga propozuesit e projektligjit, nëse kjo masë e ashpër do të aplikohej edhe mbi debitorët e viteve të shkuara. Ndërsa një tjetër përfaqësues i mazhorancës propozoi një amendament, sipas së cilit barra hipotekore mund të aplikohej mbi familjet që kanë më shumë se 300 mijë lekë detyrime ndaj OSHEE.

Pakënaqësitë për katër nenet e diskutuara të projektligjit “për sektorin e energjisë elektrike”  nxitën deputetin Taulant Balla të kërkonte shtyrjen e votimit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbylli me kaq seancën plenare, duke shtyrë për të enjten e ardhshme të gjitha projektligjet e planifikuara për votim.

Etiketa: BorxhedeputetEdi RamaIlir MetaKryeministri Edi RamaKuvendMASMetaOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePiSProjektligjiPSQeveriaRamaSali BerishaTaulant Ballavotim
Tjetri
Altruizmi Efektiv

Altruizmi Efektiv

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.