AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

“Veç flamuri nuk është fals”

Ervin QafmollangaErvin Qafmolla
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një udhëtim në botën e produkteve të markave të luksit të kapura nga policia doganore e Kosovës si false dhe që në shumicën e rasteve, janë prodhuar në Kinë.

5paPo të mos ishte për renditjen e panatyrshme mbi një seri tryezash të gjata në ajër të hapur, nën praninë hijerëndë të uniformave të errëta të policisë doganore të Kosovës, mund të mendohej se bëhej fjalë për një panair produktesh luksoze.

Apple, Adidas, Dolce Gabana, Sony, Calvin Klein, Mercedes Benz, Rolex, Gucci, Yves Saint Laurent dhe marka të tjera, spikatnin në vitrinën e improvizuar me rastin e Ditës së Pronësisë Intelektuale – të gjitha të falsifikuara, me pjesën dërrmuese të prodhuara në Kinë.

“Nganjëherë është tepër e vështirë të dallosh një produkt të falsifikuar nga origjinali, sepse çdo detaj, vulë, pullë, përfshi edhe ambalazhin janë identike”, shpjegoi një ekspert spanjoll i doganës. Ai nuk kishte dëshirë t’i publikohej as emri e as fytyra. “Sot nuk kemi dalë për të dhënë deklarata, por për të ndërgjegjësuar”.

Ndryshe nga aktivitete të tjera, ku një zyrtar i kollarisur jep kumtesa optimiste para kamerave, aktiviteti i organizuar të martën, në Prishtinë nga Bashkimi Europian, nuk pati asnjë prononcim. Kishte vetëm punonjës të doganës dhe staf mbështetës që u shpjegonin qytetarëve mbi falsifikimin e markave dhe problemet që ato ngrinin.

“Në disa raste paguan më shtrenjtë, për shembull, nëse blen gypa për instalime të ujit në banesë, të falsifikuar nga Kina por që shiten si spanjolle, mund të kthehesh nga pushimi një fundjave dhe të gjesh një liqen, ndërsa komshiu poshtë një ujëvarë”, vijoi eksperti i EULEX me një shqipe të pastër letrare, më fare pak theks latin.

Ai tha se për më tepër në një rast konkret gypat vinin të pajisura edhe me të dhëna biometrike nga Spanja, çka i bënte shumë të vështira për t’u dalluar. “Nevojiten analiza kimike për ta zbuluar nëse bëhet fjalë për mall origjinal, por sa të tilla mund të bësh për çdo 100 kontejnerë, fjala që bie?”

Një grua u afrua dhe pyeti sesa kushtonte një çantë D&G. “Nuk janë në shitje; janë produkte të falsifikuara që janë këtu për ekspozim”, iu përgjigj një oficere e doganës. Gjatë 30 minutave që pasuan, pyetje të tilla, shoqëruar me zhgënjimin përkatës, ndodhnin orë e çast.

Gjatë vitit 2014, Dogana ka zbuluar 298 raste mallrash të cilat kanë rënë ndesh me ligjin mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Mallra të tilla që hyjnë me çmime shumë më të lira se të tjerat, paguajnë edhe shumë më pak taksa, duke ndikuar edhe në konkurrencën e pandershme.

Përveç falsifikimit të markave, ka edhe raste që shkelet pronësia intelektuale. Për shembull, një maçok i buzëqeshur që sheh nga pas një flamuri të doganës, është ndaluar nga autoritet tek tentonte të hynte në Kosovë, duke qenë se ambalazhi i referohej “Tom & Jerry”, pronësi e Time Warner.

Një qytetar i moshuar tregoi një flamur tjetër që ndodhej përbri dhe pyeti nga personeli i doganës për ndryshimin që kishin në ngjyrë: “A kanë qenë tenderë të ndryshëm?” “Jo, por ky këtu ka punuar më shumë”, iu përgjigj spanjolli i EULEX duke treguar nga ai më i zbehtë në ngjyrë. Humori i ekspozitës paraqitej në formë të mirë.

“Nganjëherë bëhet e pamundur që këto mallra të bllokohen që në pikën e kalimit doganor”, vërejti zyrtari i huaj që i pëlqente anonimati. “Hyjnë për shembull krejt rregullisht pantallona xhins pa asnjë markë apo stampë dhe më pas iu vendosen markat në punëtori ilegale”.

Në tetor të vitit që shkoi, dogana zbuloi një mini-punëtori të falsifikimit të produkteve në Prishtinë, por të tilla zbulime mund të realizohen vetëm në rrugë operacionale. “Keqbërësit bëhen çdo ditë e më krijues, dhe po kështu edhe ne, duhet të ecim në gjurmët e tyre; të mësojmë deri në ditën e pensionit”, qeshi spanjolli.

Në sfond, një muzikë e rrymës ‘funky house’ i jepte ekspozitës një frymë të shtensionuar dhe sportive. “Bravo bre, – tha një i ri me shaka – po pse nuk lëshoni muzikë dhe në doganën e Morinës?”

Njerëzit me uniforma qeshën. “Prit edhe pesë minuta se fillon koncerti”, i tha një syresh. Kalimtari tundi kokën me mosbesim dhe vazhdoi rrugën, duke menduar se bëhej fjalë për kthim të shakasë.

Në fakt, koncerti filloi pas tre minutash. Një trio akustike me kitarë, vokal dhe kajon (instrument akustik prej druri që zakonisht i bihet duke iu ulur sipër), mbajti një performancë të përzgjedhur nga muzika botërore, me shije dhe stil origjinal.

“Deri para pak vitesh mund të blije krejt normalisht në dyqan filma, muzikë, apo lojëra kompjuterike të piratuara, por tash nuk shiten më haptazi”, tha një student që bashkë me një shok po shihnin një pajisje loje të falsifikuar me markën Sony. “Nuk e dalloke dot nga origjinali”, tha ai i dorëzuar.

Një vajzë që po shihte me imtësi një palë syze dielli me markën e Mercedez Benz, të punuara mjeshtërisht deri në imtësi, pyeti dhe një herë mbi origjinalitetin e tyre. Përgjigja ishte e njëjta, që gjithçka e ekspozuar ishte e falsifikuar.

“A krejt?” këmbënguli ajo pa e fshehur habinë.

“Veç flamuri nuk është fals”, iu përgjigj oficeri buzagaz duke treguar nga flamuri i Doganës së Kosovës, pas të cilit qëndronte Tomi kinez me buzëqeshjen e tij të përjetshme.

Marrë nga Kallxo.com

1pa 2pa 3pa 4pa 6pa

Etiketa: AMPAppleBashkimi EuropianEmriEULEXGjurmëtIMTKinaKosovëliraMorinMorinëParaPoliciaPunëRolexSHSpanjastudenttaksatender
Tjetri
Investimet e duhura në shëndetësi

Investimet e duhura në shëndetësi

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.