AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Liqeni i Shkodrës, i rrezikuar nga ndotjet toksike që vijnë nga Mali i Zi

Anila DushingaAnila Dushi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liqeni i Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Kombinati i aluminit në Podgoricë, i cili shkakton ndotjen më të madhe në liqenin e Shkodrës po përpiqet të reduktojë mbetjet toksike, por ambientalistët shprehen skeptikë për zgjidhjen e problemit.

Liqeni i Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli
Liqeni i Shkodrës | Foto nga : Elvis Nabolli

Liqeni i Shkodrës gëzon mbrojtje të dyfishtë në letër; nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Por në realitet, ai vazhdon të ndotet nga të dy vendet. Në shumë pjesë të liqenit, bimësia ka dalë mbi sipërfaqe, ndërsa peshqit po rrallohen për shkak të ndotjes së vazhdueshme nga mbetjet toksike.

Specialistët në Shkodër dhe në Podgoricë bien dakord që ndotësi më i madh i këtij liqeni është kombinati i aluminit në kryeqytetin malazez, i cili zbraz mbetjet e tij në liqenin e Shkodrës, përmes lumit Moraça.

Profesor Mahir Hoti, specialist i gjeografisë fizike dhe mjedisit i tha BIRN se liqeni po kalon ditët e tij më të këqija.

“Ka shumë faktorë për mpakjen e liqenit, por ndotja është njëri prej tyre,” thotë ai.

“Dëmtimi më i madh, sidomos i peshkut vjen nga ndotja kimike e kombinatit të aluminit në Podgoricë,” shton ai.

Në anën tjetër të kufirit, në Mal të Zi, aktivistja Jelena Morojevic e shoqatës mjedisore “Green Home” ndan të njëjtin shqetësim me profesor Hotin.

“Kimikatet e kombinatit të aluminit që mbërrijnë në liqen përbëjnë një problem të madh për këtë sistem ujor. Por ka edhe shumë faktorë të tjerë ndotës, siç janë ujërat e zeza që derdhen aty nga të dyja vendet,” thotë Morojeviç.

Liqeni i Shkodrës është vlerësuar si një ndër hapësirat ujore më të mëdha në Ballkan, me një ekosistem të pasur në peshq e shpendë. Për këtë arsye, qeveria shqiptare dhe ajo malazeze e kanë shpallur atë “zonë të mbrojtur”.

Për vlerat natyrore që mbart, liqeni i Shkodrës ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e organizmave ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë donacione për minimizimin e ndotjes.

Megjithatë, një shtresë e hirtë alumini mbulon vazhdimisht sipërfaqen ujore në pjesën shqiptare të liqenit.

Ambientalistët në Mal të Zi i thanë BIRN-it se kohët e fundit, në kombinatin e aluminit janë ulur ritmet e punës, për shkak të një projekti që po aplikohet për trajtimin e mbetjeve.

Natasha Kovaçeviç, specialiste mjedisore në Mal të Zi thotë për BIRN se ambientalistët kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një katastrofe ekologjike që i ndodh liqenit nga mbetjet toksike. Më në fund, sipas saj po bëhen përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi.

Ajo shpjegon se protestat e tyre e kanë detyruar kompaninë të marrë një kredi 50 milionë euroshe nga Banka Botërore për trajtimin e mbetjeve të aluminit.

Megjithatë, ajo i druhet mbetjeve toksike të akumuluara ndër vite, të cilat kërkojnë investim më të madh se ai që është siguruar.

Kombinati i aluminit në afërsi të Podgoricës, mbetjet e të cilit derdhen në liqen. Foto:Anila Dushi.
Kombinati i aluminit në afërsi të Podgoricës, mbetjet e të cilit derdhen në liqen. Foto:Anila Dushi.

Në kombinatin e aluminit, që ndodhet në afërsi të Podgoricës në Mal të Zi, dy pishinat e jashtme përbajnë 7.5 milionë ton llumëra toksike. Ambientalistët thonë se vetëm njëra prej pishinave ka një shtresë izoluese.

Një pjesë e këtyre mbetjeve derdhen përmes 6 puseve të kombinatit në lumin Moraça dhe pas lundrimit për disa kilometra, ato derdhen në liqenin e Shkodrës.

Daliborka Pejovic, zyrtare e ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në Mal të Zi thotë se është detyrim i kompanisë që zotëron kombinatin, të plotësojë kushtet mjedisore dhe të mos shkaktojë ndotje të mëtejshme. Ajo shton se kreditë dhe fondet e alokuara janë të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet toksike.

“Nëse pronari nuk e bën këtë, atë shteti do t’i gjejë një zgjidhje këtij problemi,” shton Pejovic.

Por ambientalistët në Mal të Zi shprehen skeptikë se 50 milionë eurot do të mjaftojnë për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e ndotjes së liqenit të Shkodrës nga kombinati i aluminit.

“Ne nuk duhet të harrojmë që deri tani, trajtimi i mbetjeve të këtij kombinati është vlerësuar se shkon deri në 100 milionë euro,” përfundon Jelena Morojevic e “Green Home”.

Etiketa: ambientalistAnila DushiBallkanBIRNdetyrimdonacioneEuroHotikatastrofekrediMal të ZiMaliMali i ZimbrojtjeMjedisitNdotjandotjePodgoricëProtestatPunëQeveriaQeveria shqiptareShkodërshqipShqipëriashqiptareTrajtimi i mbetjeveUjërat e zeza
Tjetri
Skandal dhe Dyshim në Misionin e BE-së në Kosovë

Prokurorja e BE-së në Kosovë kritikon hetimin e akuzave për marrje ryshfeti

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.