AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurorja e BE-së në Kosovë kritikon hetimin e akuzave për marrje ryshfeti

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.

Ish-prokurorja Maria Bemieh tha se raporti i Brukselit mbi trajtimin e akuzave të saj për korrupsion brenda misionit të sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë nuk vërtetoi se kishte fshehje faktesh.

Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.
Prokurorja e EULEX Maria Bamieh. Foto: Majlinda Hoxha.

Dy javë pasi një raport u botua duke arritur në përfundimin se misioni sundimi të ligjit të BE-së në Kosovë (EULEX) ka reaguar në mënyrë të përshtatshme për pretendimet për korrupsion brenda radhëve të tij, prokurorja e cila zbuloi pretendimet e përshkroi dokumentin si një zhgënjim.

Në letër të dërguar BIRN Kosovës, ish-prokurorja e EULEX-it Bamieh, pretendimet e të cilës shkaktuan një skandal në misionin e BE-së vitin e kaluar,tha se raporti për hetimin e akuzave të saj nga avokati i BE-së Jean-Paul Jacque nuk ka trajtuar problemet që ngriti ajo.

“Ky raport është zhgënjyer dhe në disa raste i pasaktë. Informacione të rëndësishme janë lënë jashtë raportit dhe ai ngjan më shumë si një raport i brendshëm sesa një raport i pavarur,” tha Bamieh në letër, të cilën ajo ka në plan t’ia dërgojë gjithashtu edhe Parlamentit Evropian.

“Jacque nuk merret me korrupsionin në Kosovë dhe përqendrohet tek unë. Raporti i tij përpiqet të ndihkojë hetimin që vazhdon ende,” tha Bamieh, duke iu referuar një hetimi nga Task Forca Ndërkombëtare – një hetim të jashtëm që merret me vetë akuzat për korrupsion.

Skandali i korrupsionit shpërtheu tetorin e kaluar, pasi Bamieh shprehu shqetësime se stafi ligjor i EULEX-it mund të kishte pranuar ryshfete nga të dyshuar ose nuk po ndiqte procedurat gjyqësore. Raporti i Jacque pranoi se skandali ka dëmtuar reputacionin e EULEX-it.

Bamieh tha se Jacque nuk duhet të bëjë vlerësime mbi vlefshmërinë e provave . Kjo gjë i duhet lënë task forcës, këmbënguli ajo.

“Raporti i tij synon të ndikojë në hetimin që vazhdon nga ana e Task Forcës së pavarur, duke qenë se ai vazhdimisht jep mendimin e tij mbi dëshmitarët dhe provat,” tha ajo.

Ish-prokurorja e EULEX-it “nuk e pranon se ka pasur fshehje” të akuzave të saj.

Ajo tha se në mesin e vitit 2012, kur ajo i raportoi dyshimet eprorëve të saj, “ata nuk menduan se duhet të kishte ndonjë hetim bazuar në formimet e tyre inteligjente”.

Por pastaj në mars të vitit 2013, pasi mori atë që Bamieh pretendoi se ishte “inteligjencë gjermane”, misioni zbuloi baza për të hetuar. Në raportin e tij, Jacque nuk shpjegon “ndryshimin themelor në qasje”, tha ajo.

“Profesori Jacque nuk bën asnjë llogari se pse, kur një anëtar i stafit raportoi korrupsion ata nuk bënë asgjë, por kur informacioni doli nga një burim i jashtëm, ata vendosën të bënin kërkime në lidhje me këtë gjë,” shtoin ajo.

Arsyeja e dhënë nga Jacque në raportin për vonesën në nisjen e hetimit është për se për shkak të ndryshimeve në staf dhe gabimeve administrative, Bruksesi nuk ishte vënë shumë në dijeni të dokumentit ku paraqiteshin me detaje dyshimet e Bamieh dhe nuk pati asnjë veprim nga ana e stafit të lartë të EULEX-it për të hetuar pretendimet e saj.

“Përfundimi se nuk kishte pati fshehje provash është një konkluzion shumë i diskutueshëm. Një person edhe mund të ndodhë të mos regjistrojë një dokument, por ne kemi tri persona, të cilët, me sa duket, kanë bërë në mënyrë të pavarur të njëjtin gabim administrativ,” tha Bamieh.

Sipas shtrirjes kohore në raportin e Jacque, në qershor të vitit 2012, Maria Bamieh i ka dorëzuar një raport shefave të misionit të EULEX-it, i cili përmbante “elementë që jepnin shkaqe për shqetësime të mëdha”.

Ankesa e Bamieh përmbante edhe përgjime bisedash telefonike midis ish-zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, i cili ishte në gjyq se dyshohej për marrje ryshfeti dhe evazion fiskal dhe në atë kohë ishte në burg, dhe disa ndërmjetësish të tij të ndryshëm, të cilët pretendonin se kishin folur me gjykatësin Florit dhe i premtonin Tolajt se vendimi i gjyqit do të ishte në favor të tij.

Emailet që përmbanin raportin e saj përfunduan në tavolinën e shkrimit të kreut të Misionit të BE-së në atë kohë, dhe u planifikua një takim për në gusht të vitit 2012, ku duhej të diskutohej për këtë problem. Takimi nuk u zhvillua kurrë dhe së shpejti u caktua një shef i ri i misionit dhe çështja me sa duket u harrua.

Zv/kreu i misionit informoi gojarisht Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm mbi zbulimet e Bamieh, por në raportet mujore të EULEX-it në Bruksel nuk u gjet asnjë gjurmë e kësaj çështjeje. Pika e kontaktit në Bruksel gjithashtu duket se nuk mban mend të ketë marrë një informacion të tillë ose ta ketë kaluar atë.

“Misioni nuk filloi ndonjë hetim në këtë datë. Duket se përmbajtja e përgjimeve nuk u duk e besueshme,” thotë raporti i Jacque.

Por Bamieh tha gjithsesi nuk kishte “absolutisht asnjë justifikim për këtë përfundim”.

Ajo tha se askush nuk bëri asnjë shënim me shkrim për vendimin e tyre ose bazat mbi të cilat ata arritën në këtë përfundim.

Mungesa e ndonjë të dhëne apo dokumentesh, madje edhe humbja e provës origjinale të dorëzuar nga Bamieh “tregon se ka fshehje provash ose të paktën duhet të ketë hetime të mëtejshme nga ana e Jacque”, këmbënguli ajo.

Bamieh u pezullua pasi akuzat e saj u bënë publike në mediat në Kosovë

Gabriele Meucci, kreu aktual i Misionit të EULEX-it, tha në një intervistë në programin “Jeta në Kosovë” ditën e enjte në mbrëmje se ai mendon se misioni i BE-së veproi si duhej duke e larguar atë nga puna.

“Ajo u pezullua në mënyrë të ligjshme dhe me baza, njësoj siç citohet në raportin e Jacque,” tha Meucci.

“Në kohën e pezullimit të saj, dokumentet që kishin rënë në dorë të shtypit kishin dalë nga zyra e saj dhe i përkisnin një hetimi që vazhdonte, diçka që s’duhej të ishte ndarë me publikun,” tha ai.

Etiketa: AdministrativeBEBIRNBrukselBurgdëshmitarëEULEXGjykatëGjyqHetimhetimeKorrupsionKosovëMajlinda HoxhapaktPunaraportRaportiSHVendimi
Tjetri
Trenat në lëvizje vrasin 14 imigrantë në Maqedoni

Europa qendrore në presion për të marrë më shumë azilkërkues

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.