Planet për një Azi solide, me siguri dhe paqe detare kërkojnë reforma të përbashkëta dhe përgjegjësi që Japonia është e gatshme t’i marrë përsipër, thotë kryeministri japonez Shinzo Abe.
Me fundin e Luftës së Dytë Botërore në Paqësor, ne japonezët, me ndjenjat e keqardhjes së thellë, u angazhuan më rrugën e rindërtimit dhe rinovimit të vendit tonë. Veprimet e paraardhësve tanë i sollën vuajtje të madhe popullit të Azisë dhe ne nuk duhet t’i shmangemi kësaj. I qëndroj pikëpamjeve të shprehura nga kryeministrat e mëparshëm të Japonisë për këtë.
Duke pasur parasysh këtë njohje dhe keqardhje, ne japonezët kemi besuar për dekada se duhet të bëjë çdo gjë që mundemi për të kontribuar në zhvillimin e Azisë. Nuk duhet t’i kursejmë përpjekjet në punën për paqen dhe mirëqenien e rajonit.
Jam krenar për rrugën që kemi marrë, por ne nuk e bëmë atë rrugë vetëm. Shtatëdhjetë vjet më parë, Japonia ishte bërë hi dhe çdo muaj qytetarët e Shteteve të Bashkuara dërguan dhe sollën dhurata si qumësht për fëmijët tanë, triko të ngrohta dhe madje dhi. Po, 2036 dhi amerikane erdhën në Japoni në vitet pas luftës. Ish-armiqtë ishin bërë miq të ngushtë.
Dhe ishte Japonia që përfitoi më shpejt nga sistemi ndërkombëtar i pasluftës që SHBA nxiti duke hapur tregun e vet dhe duke bërë thirrje për një ekonomi liberale. Nga vitet 1980 e më pas, ne kemi parë ngritjen e Republikës së Koresë, Tajvanit, shteteve ASEAN dhe më parë, Kinën – të gjitha morën rrugën e zhvillimit ekonomik që u mundësua nga rendi i botës së hapur të krijuar nga SHBA.
Japonia, natyrisht, nuk qëndroi pasive; dha kapital dhe teknologji për të mbështetur zhvillimin e këtyre shteteve. Si SHBA dhe Japonia nxitën mirëqenie – serrën e paqes – në rajon. Sot, SHBA dhe Japonia dinë se duhet të vazhdojnë të drejtojnë nxitjen e një rendi ekonomik botëror të bazuar te rregullat – drejtësi, dinamikë dhe qëndrueshmëri – brenda të cilit të gjitha shtetet mund të lulëzojnë, të lira nga ndërhyrjet arbitrare të çdo qeverie kombëtare.
Në qendrën e zhvillimit të madh botëror, tregun e Paqësorit, ne nuk mund të mbikëqyrim fabrikat me kushte të këqija pune apo barrën mjedisore. Por nuk mund të lejojmë abuzuesit të dobësojnë pronësinë intelektuale. Në vend të kësaj, ne duhet të përhapim dhe ushqejmë vlerat e përbashkëta si sundimi i ligjit, demokracia dhe liria.
Kjo është saktësisht thelbi i Partneritetit Trans-Paqësor. Vlera strategjike e TPP shtrihet përtej përfitimeve ekonomike që premton. Është gjithashtu rreth kthimit të një zone që ka rreth 40 për qind të ekonomisë botërore dhe një të tretën e tregtisë globale në një rajon të paqes së qëndrueshme dhe mirëqenies për fëmijët tanë dhe të tyre. Sa për negociatat SHBA-Japoni, synimi është afër. Le t’i sjellim TPP një përfundim të suksesshëm përmes lidershipit të përbashkët.
E di sa e vështirë ka qenë rruga. Njëzet vjet më parë, vetë e kundërshtova hapjen e tregut bujqësor të Japonisë. Madje mblodha përfaqësuesit e fermerëve në një tubim përpara Diet (Asamblesë Perandorake) të Japonisë.
Por sektori i bujqësisë së Japonisë ka rënë gjatë dy dekadave të shkuara. Mosha mesatare e fermerëve tanë është rritur me 10 vjet, në më shumë se 66. Nëse sektori ynë bujqësor mund të mbijetojë, ne duhet ta pasojmë përmes reformave të vrullshme, përfshirë kooperativat tona bujqësore, që nuk kanë ndryshuar në 60 vjet.
Ndryshimi po vjen për biznesin japonez po ashtu. Qeverisja e korporatave në Japoni është tani në sinkron me standardet globale sepse ne e bëmë më të fortë. Dhe unë po drejtoj kontrolle të vazhdueshme në sektorë si mjekësia dhe energjia.
Për më tepër, jam i vendosur të bëj çfarë të duhet për të kthyer rënien në forcën e punës japoneze. Ne po ndryshojmë disa nga zakonet tona të vjetra; në veçanti po fuqizojmë femrat për t’u bërë më të angazhuara në të gjitha hallkat e jetës.
Shkurt, Japonia është në mes të një tranzicioni të gjerë për një të ardhme më të hapur. Jemi të vendosur të shtyjmë përpara me reforma strukturore që duhen për sukses.
Por reforma kërkon vazhdimësinë e paqes dhe sigurisë që është trashëgimi e lidershipit të SHBA. Gjyshi im, Nobusuke Kishi, zgjodhi rrugën e demokracisë dhe aleancës me SHBA-në kur ishte kryeministër në vitet 1950. Së bashku me SHBA-në dhe demokraci të tjera të ngjashme, ne fituam Luftën e Ftohtë. Synoj t’i qëndroj asaj rruge; në fakt, nuk ka alternativë tjetër.
Dy vendet tona duhet të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar lidhjet. Kjo është arsyeja pse mbështes ‘ribalancimin’ strategjik të Amerikës për të shtuar paqen dhe sigurinë në rajonin Azi-Paqësor. Japonia do të mbështesë këtë përpjekje.
Japonia po e bën këtë duke theluar lidhjet strategjike me Australinë dhe Indinë dhe ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin tonë me shtetet ASEAN dhe Republikën e Koresë. Duke i shtuar këtyre partnerëve shtyllën qendrore të aleancës SHBA-Japoni do të forcohet stabiliteti në rajon. Dhe tani Japonia do të ofrojë deri në 2.8 miliard dollarë për të ndihmuar përmirësimin e bazave të SHBA-së në Guam, që do të kenë domethënie më strategjike për të ardhmen.
Në lidhje me mosmarrëveshjet aktuale detare të Azisë, më lini të nënvijëzoj tre parimet e qeverisjes sime. Së pari, shtetet duhet t’i bazojnë pretendimet e tyre territoriale në ligjin ndërkombëtar. Së dyti, ato nuk duhet të përdorin forcë ose shtrëngim për të nxitur pretendimet e tyre. Dhe së treti, ato duhet të zgjidhin të gjitha keqkuptimet me mjete paqësore.
Ne duhet t’i bëjmë detet e gjera që shtrihen nga Paqësori në Oqeanin Indian një zonë të paqes dhe lirisë, ku aderon sundimi i ligjit. Për këtë arsye, është përgjegjësia jonë të fortifikojmë aleancën SHBA-Japoni.
Kjo është arsyeja përse po punojmë fort për të plotësuar themelet legjislative të sigurisë sonë. Këto duhet ta bëjnë bashkëpunimin mes ushtrisë amerikane dhe Forcave të Vetëmbrojtjes Japoneze edhe më të fortë dhe aleancën edhe më solide duke ofruar prova në shërbim të paqes në rajon.
Udhëzimet e reja të Bashkëpunimit të Mbrojtjes mes SHBA-së dhe Japonisë do t’i shërbejnë po të njëjtit qëllim dhe do ndihmojnë sigurimin e paqes në rajon për vitet e ardhshme.
Më në fund, Japonia është e gatshme të mbajë përgjegjësitë e saj globale. Axhenda e Japonisë është e thjeshtë dhe e qartë: reforma në shtëpi dhe kontributet proaktive për paqen globale bazuar në parimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Është një axhendë që premton ta udhëheqë Japoninë – dhe Azinë – në një të ardhme më të qëndrueshme dhe të begatë.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Toward an Alliance of Hope