AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Protesta kundër reformës nuk ndalet, studentët: Kryeministri të mos heshtë!

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Studentët e mbështetur nga pedagogët vazhdojnë protestat kundër reformës së diskutueshme të Arsimit të Lartë, që sipas tyre rrit tarifat dhe cenon autonominë universitare.

Studentët protestojnë kundër reformës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët protestojnë kundër reformës. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Qindra studentë marshuan nga korpusi i Universitetit të Tiranës drejt kryeministrisë, për t’i thënë Ndal reformës së qeverisë “Rama” për Arsimin e Lartë. Në protestën e tyre të katërt, studentët dhe pedagogët  bllokuan bulevardin përpara kryeministrisë, ku shprehën zemërimin e mospërfshirjes në reformë dhe shqetësimin se ajo është bërë për t’i shërbyer interesave privatë dhe jo arsimit publik.

Studentët protestuan me bilbilë, daulle dhe pankartën simbol “Reforma nuk kalon”. Ata hodhën gjithashtu letra higjienike në drejtim të Kryeministrisë, i ngjyen karikaturat e kryeministrit dhe ministres së Arsimit me tortë dhe dogjën me benzinë  një pankartë që simbolizonte reformën aktuale.

“Kryeministri dhe zyrtarët e tjerë arsimorë vazhdojnë të heshtin përballë dallgës në rritje të studentëve dhe pedagogëve,” thanë përfaqësuesit e lëvizjes “Për Universitetin”. “Kjo heshtje është vërtetuesja e kapjes klienteliste e reformës dhe reformuesve,” shtuan ata.

Bashkë me studentët shqiptarë, në protestë u solidarizuan edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët i kërkuan qeverisë shqiptare të anulojë projektligjin.

“Kjo është një katastrofë universitare që po bëhet nga qeveria e sotme dhe që është bërë edhe nga qeveria e djeshme. Duke e bërë universitetin të papërballueshëm për shumicën e popullsisë, reformuesit do ta bëjnë arsimin e lartë privilegj të klasave elitare,” tha Arlind Qori, pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ligji për Arsimin e Lartë u miratua nga qeveria më 1 prill 2015, pas një procesi të gjatë pune nga një Komision i ngritur për të realizuar reformën. Por studentët dhe një numër i madh pedagogësh e kundërshtuan atë, me pretendimin se sugjerimet e tyre nuk u morën parasysh.

Që prej miratimit të reformës në qeveri, studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë organizuar një sërë protestash, me shpresën se qeveria do të tërhiqej nga një vendim që ata e quajnë të padrejtë.

Studentët e quajnë reformën shkatërrimtare, pasi rrit tarifat dhe cenon autonominë universitare. Protestuesit paralajmëruan të mërkurën  se protesta të tjera do të organizohen në vijim, nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre.  Ata e akuzuan qeverinë se po synon ta kalojë reformën në qershor në Parlament, kohë kur studentë mbyllin vitin akademik dhe shpërndahen në qytetet e tyre.

Studentët i vënë flakën reformës në shenjë zemërimi. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët i vënë flakën reformës në shenjë zemërimi. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
Studentët gjatë protestës. 6 maj 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
Studentët gjatë protestës. 6 maj 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
Studentët gjatë protestës. 6 maj 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
Studentët gjatë protestës. 6 maj 2015. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
Etiketa: Arlind QoriBIRNIvana DervishiKomisionKosovaMaqedoniaparlamentProtestaProtestatQeveriaRamaReformaSHshqiptarestudentTiranëVendim
Tjetri
Policia maqedonase përndoqi protestuesit

Policia maqedonase përndoqi protestuesit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.