AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Pasojat e luftimeve, shtëpi të rrënuara dhe shqiptarë që ikin nga Kumanova (Fotogaleri)

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një kukull gjendet në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në qytetin e Kumanovës më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Gruevski kërcënon kritikët: “Mund të keni fatin e terroristëve”, tha ai në një deklaratë për shtyp, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik e konsideron ngjarjen si të sajuar nga vetë Gruevski.

Banorët po vizitojnë zonën e luftimeve në Kumanovë mbrëmjen e 10 majit 2015. AP Photo/Visar Kryeziu)
Banorët po vizitojnë zonën e luftimeve në Kumanovë mbrëmjen e 10 majit 2015. AP Photo/Visar Kryeziu)

Banorët e lagjes së Trimave në Kumanovë u rikthyen në shtëpitë e tyre pas dy ditësh luftimesh të përgjakshme të cilat lanë një numër të konsiderueshëm të vrarësh, ndërkohë që qeveria maqedonase vijon të kontrollojë informacionin sipas interesit të saj.

Banorët gjetën shtëpi të rrënuara dhe pellgje gjaku në zonën e luftimit ndërsa ka raportime se një numër shqiptarësh të zonës së Kumanovës janë nisur për t’u larguar nga vendi në drejtim të Preshevës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e së dielës se i kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë ngjarjen me transparencë si dhe të sqarojnë nëse ka apo jo viktima civile.

“Qeveria e Shqipërisë i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve ligj zbatuese në Maqedoni që të mundësojnë dhe kryejnë një hetim të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vet stabilitetit të Maqedonisë e rajonit,” deklaroi Rama.

Ndërkohë, policia e Maqedonisë deklaroi se sipas saj, organizatorët e ngjarjes qenë Sami Ukshini, Beg Rizaj, Dem Shehu, Muhamet Krasniqi dhe Mirsad Ndrecaj. Sipas saj, rreth 30 shqiptarë, disa nga Maqedonia dhe disa nga Kosova, u dorëzuan në polici dhe do të gjykohen në Maqedoni. Ministria e Brendshme e Maqedonisë foli edhe për një nënshtetas të Shqipërisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski mbajti fjalimin e tij të parë që nga fillimi i ngjarjeve në të cilin deklaroi se ngjarja nuk duhet të shihet si një konflikt mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ai u shpreh i lumtur që grupi sulmues nuk gjeti mbështetje te popullsia.

Por Gruevski shkoi më tutje duke kërcënuar hapur opozitën dhe gazetarët. Ai tha se po i jepte një mesazh “disa politikanëve të opozitës dhe disa të ashtuquajturve gazetarë që synojnë të mbledhin pikë në kurriz të të vrarëve dhe të plagosurve”. Ai shtoi: “të gjithë ata që duan t’i bëjnë keq vendit, i them se do të përfundojnë si ky grup terrorist.”

Gazeta zvicerane Tages Anzeiger e konsideroi Gruevskin si një “diktator i vogël”.

Në qytetin e Kumanovës u shfaqën skena solidariteti mes maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilët njëzëri konsideruan Gruevskin si përgjegjës për ngjarjen. Një video që paraqet një shqiptar duke folur në maqedonisht dhe duke i kërkuar qeverisë së Gruevskit përgjegjësinë për sulmin u shpërnda nga mbi 15 mijë përdorues në Facebook. “Duhet të pyesni Qeverinë se çfarë ka ndodhur. Nuk kam asnjë qëllim të keq, kemi një bashkëjetesë të mirë me maqedonasit”, deklaroi fillimisht ky qytetar, raporton Koha.net.

“Thërrisni Gruevskin e Jankulovskan, çfarë është fjala terrorist? Ata duhet të përballen me drejtësinë”, shtoi ai.

Banorët e Kumanovës, si maqedonas ashtu edhe shqiptarë, janë veçanërisht të çuditur nga ngjarja, e cila ndodhi në një kohë kur marrëdhëniet mes komuniteteve të ndryshme konsideroheshin si të mira dhe të qeta dhe pa ndonjë tension paraprak.

Një kukull gjendet në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në qytetin e Kumanovës më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një kukull gjendet në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga luftimet në qytetin e Kumanovës më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një banor shikon një pellg gjaku brenda një shtëpie të shkatërruar në lagjen shqiptare të Kumanovës më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një banor shikon një pellg gjaku brenda një shtëpie të shkatërruar në lagjen shqiptare të Kumanovës më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një helikopter po fluturon mbi një njësi speciale të policisë maqedonase që po largohet nga zona e luftimeve në lagjen e Trimave në Kumanovë më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një helikopter po fluturon mbi një njësi speciale të policisë maqedonase që po largohet nga zona e luftimeve në lagjen e Trimave në Kumanovë më 10 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Policë maqedonas mbajnë arkivolin e policit Nenad Serafimovski gjatë funeralit të tij në fshatin Zubovci pranë Gostivarit më 10 maj 2015. Serafimovski u vra në përleshjet e Kumanovës krahas shtatë policëve të tjerë, njëri prej të cilëve, Isamedin Osmani, ishte shqiptar. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Banorë të zonës së Kumanovës po dalin nga territori i Maqedonisë në një pikë kufitare pranë Preshevës në territorin e Serbisë më 10 maj 2015. Disa qindra vetë raportohet se janë larguar nga zona e luftimeve gjatë ditës së dielë. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/SDJ)

Makinat po kontrollohen në pikën kufitare të Preshevës në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë ndërsa flamuri maqedonas valëvitet në gjysmështizë. Serbia rriti kontrollet nga frika e përshkallëzimit të situatës. (AP Photo/Marko Drobnjakovic)

Etiketa: BanorëdiktatorEdi RamaFacebookgazetagazetarGruevskiHetimkonfliktKosovaLigjMaqedoniMaqedoniambështetjeMinistria e BrendshmeNikola GruevskipoliciPoliciaPreshevëQeveriaRamaSasa DjordjevicSerbiaSHshqipshqiptareTerroristvideoviktimaviktima civile
Tjetri
Lagjja shqiptare e Kumanovës është rrafshuar nga luftimet

Lagjja shqiptare e Kumanovës është rrafshuar nga luftimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.