AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tre kandidatë në garë për votën e të pakënaqurve në Tiranë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kulla e Sahatit dhe minarja e Xhamisë së Ethem Beut, prej kohës simboli i Tiranës tashmë gjenden nën shoqërinë e një kulle në ndërtim. Foto: BIRN

Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri dhe Arben Tafaj nisin garën për bashkinë e Tiranës, por alternativat e tyre rrezikojnë të eklipsohen nga tangoja politike mes kandidatëve të PS dhe PD. 

Kulla e Sahatit dhe minarja e Xhamisë së Ethem Beut, prej kohës simboli i Tiranës tashmë gjenden nën shoqërinë e një kulle në ndërtim. Foto: BIRN
Kulla e Sahatit dhe minarja e Xhamisë së Ethem Beut, prej kohës simboli i Tiranës tashmë gjenden nën shoqërinë e një kulle në ndërtim. Foto: BIRN

Gjergj Bojaxhi, një politikan lakonik dhe i përmbajtur po hyn në garën për Bashkinë e Tiranës me optimizëm dhe vendosmëri.

Nga zyra e tij thuajse e zhveshur në zonën e ish-Bllokut, kandidati i vetëm i pavarur në Tiranë po i jep dorën e fundit fushatës së llojit “partitë janë problemi, jo zgjidhja”, përmes së cilës synon të sfidojë rivalët partiakë dhe tangon e kahershme mes së majtës dhe të djathtës, që dominon fushatat elektorale prej dy dekadash në Shqipëri.

Gjergj Bojaxhi. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Gjergj Bojaxhi. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Një muaj e gjysmë para ditës së zgjedhjeve, Bojaxhi e ka mbështetur garën e tij tek një rreth i gjerë miqsh dhe bashkëpunëtorësh, të cilët pritet të bëhen pjesë e shtabit të tij elektoral.

“Nuk kemi struktura partiake, por një zinxhir njerëzish të angazhuar. Jemi optimistë, ndaj folu njerëzve me besim,” i thotë Bojaxhi njërit prej tyre në telefon.

Para se të përfshihej në garën për Tiranën, Bojaxhi ka qenë anëtar i KOP-it të Partisë Demokratike dhe drejtues i lartë i dy institucioneve të rëndësishme gjatë qeverisjes 8-vjeçare të së djathtës.

Pas ftohjes me PD-në dhe zhgënjimit prej saj, ai pozicionohet në këto zgjedhje si “kandidati anti-sistem” dhe “njeriu i duhur” për qytetin, duke synuar të thithë votat e të pakënaqurve në Tiranë.

Për analistët politikë, Bojaxhi do të gërryejë më shumë vota nga krahu i djathtë. Vetë ai nuk bën asnjë dallim mes të djathtës dhe së majtës kur flet për mungesë vullneti klientelizëm politik në mënyrën se si është drejtuar Tirana.

“Partitë na kanë bërë të besojmë këto 20 e ca vjet se nuk del asgjë e mirë jashtë tyre, por është e kundërta. Ato kanë vetëm gjysmën e mbështetjes popullore,” i tha Bojaxhi BIRN.

Njësoj si Bojaxhi, edhe ambientalisti Sazan Guri synon të mbledhë votën e elektoratit gri në Tiranë.  Ai rreshton mbi 20 libra dhe botime të vetat mbi kolltukun e zyrës së tij në afërsi të sheshit “Wilson” dhe përmes tyre shpjegon arsyet që e shtynë drejt kandidimit.

“Për 12-13 vjet kam këshilluar të tjerët se s’i mund të zgjidhen problemet e qytetit. Në fund mendova pse të mos i bëj vetë,” thotë Guri i zhgënjyer me të dyja palët.

Sazan Guri pretendon se ka më shumë të drejtë se Bojaxhi ta quajë veten një kandidat të pavarur, edhe pse ai është propozuar në këtë garë nga një parti e quajtur Aleanca Ekologjike Europiane.

Arben Tafaj. Foto: Facebook
Arben Tafaj. Foto: Facebook

Arben Tafaj, kandidati i tretë në garë jashtë dy partive të mëdha e quan këtë sfidë një akt përgjegjësie, por edhe një borxh që u ka bashkëqytetarëve të tij të Tiranës. Edhe pse ka drejtuar për 12 vjet minibashkinë nr.8, Tafaj pohon se nuk u ka shërbyer asnjëherë interesave partiake.

“Prej dy dekadash, politika e sheh Tiranën si fushëbetejën për jetë a vdekje të dy partive të mëdha. Ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë,” thotë Tafaj.

Tre kandidatët garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit me të zgjedhurin e mazhorancës, Erion Veliaj dhe atë të opozitës, Halim Kosova, që megjithatë ndajnë mes tyre shanset më të mëdha për të drejtuar Bashkinë e Tiranës në katër vitet e ardhshme.

Përballë partive të mëdha  

Përgjatë dy dekadave të fundit, kandidatë të panjohur apo figura publike kanë sfiduar veten dhe traditën politike duke kandiduar jashtë dy blloqeve të mëdha politike. Shumica prej tyre megjithatë ka dështuar.

Në zgjedhjet e vitit 2003, në lojë kanë qenë 10 kandidatë përveç Edi Ramës së PS dhe Besnik Mustafajt të PD, por asnjëri prej sfidantëve nuk mori më shumë se 2 për qind të votave. Në vitet 2007 dhe 2011, përballë dy koalicioneve të mëdha kanë kandiduar vetëm komunistët. Por as ata nuk kanë arritur të marrin më shumë se 1300 vota në secilën prej zgjedhjeve.

Sprova të ngjashme ka pasur edhe në zgjedhjet e përgjithshme, ku figura të njohura politike si Arben Malaj apo Bamir Topi nuk ia dolën të fitonin karriget në Parlament.

“Këtë herë është ndryshe; të pakënaqurit janë me shumicë nga të dyja partitë e mëdha,” ia pret me entuziazëm Sazan Guri. “Ne synojmë pikërisht këtë 50 për qindësh,” shton ai.

Gjergj Bojaxhi është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që shtrohen përballë një kandidati të pavarur. Atij do t’i duhet të konkurrojë njëherazi makineritë elektorale, burimet e mëdha njerëzore dhe financiare dhe aksesin e pandërprerë në media që kanë kandidatët partiakë.

Për këto arsye, Bojaxhi dhe stafi i tij kanë gjetur aleancë me median sociale dhe takimet e gjalla me banorët e Tiranës. Vullnetarët e angazhuar janë gjithashtu një shtyllë e fortë e fushatës së tij.

“Ne arritëm të mbledhim rreth 14 mijë firma për dy javë, pasi qytetarët e Tiranës i kemi gjetur entuziastë dhe të angazhuar për kandidimin tim,” thotë Bojaxhi.

Sazan Guri. Foto: Malton Dibra/LSA
Sazan Guri. Foto: Malton Dibra/LSA

Në anën tjetër, Sazan Guri është gati të shpallë fushatën e pabesueshme “0 lekë”, edhe pse është i informuar për shpenzimet marramendase të partive gjatë fushatave elektorale. “Fushatat e mëdha me shpenzime marramendëse janë një fyerje për vendet e varfra,” thotë ai për BIRN.

Guri ka menduar të angazhojë rreth 100 vetë në fushatën e tij, ndërsa një pjesë të mirë të broshurave shpreson t’i realizojë me çmime të favorshme. Mbulimin mediatik Guri ua ka besuar miqve të tij të medias.

“Gjatë gjithë muajit maj do të dëgjojmë qytetarët, ndërsa në qershor do t’u afrojmë atyre zgjidhjet tona,” shpjegon më tej ai.

Kandidati tjetër, Arben Tafaj beson se do të bëjë për vete bashkëqytetarët e tij me një fushatë “derë më derë” dhe “dorë më dorë”.

“E shoh si një fushatë misionarizmi, derisa të përcjell në zemrat e njerëzve mesazhin e drejtësisë publike për qytetarin, që është edhe deviza ime elektorale,” shton Tafaj.

Alternativa për Tiranën

Edhe pse kanë profile dhe shanse të ndryshme në zgjedhjet e 21 qershorit, tre kandidatët bashkohen në mendimin se janë partitë politike ato që kanë dëmtuar kryeqytetin dhe penguar zhvillimin e tij.

“Klasa politike ka dështuar në menaxhimin e Tiranës dhe e ka kthyer këtë qytet në një fjetinë të madhe,” thotë Guri. “Në 20 vjet janë thënë 20 gjëra, janë kuptuar 2 dhe zbatuar 0.2,” thotë Sazan Guri.

Ambientalisti është marrë prej vitesh me disa prej çështjeve më të nxehta, të cilat shqetësojnë sot banorët e Tiranës. Ai rendit studimet e tij për planin urbanistik, digën e Liqenit Artificial, trajtimin e mbetjeve urbane apo korsitë për biçikleta në rrugët kaotike të Tiranës.

Kandidati Bojaxhi bie dakord me Sazan Gurin, kur thotë që problemet e Tiranës janë teknikisht të zgjidhshme. “Kemi ardhur në këtë pikë nga mënyra se si bëhet politikë dhe klientelizmi me biznesin dhe jo se Tiranës i mungojnë specialistët,” shton Bojaxhi.

Diskursi politik i Bojaxhiut gjatë fushatës do të fokusohet tek dëmi që politika i ka shkaktuar Tiranës dhe vlerat që ai përfaqëson, për të ofruar zgjidhjet e duhura.

E ndërsa dy kandidatët kanë zgjedhur ndërthurjen mes denoncimit dhe alternativës, kandidati i tretë, Arben Tafaj kërkon t’i qëndrojë larg retorikës së kritizerit në këtë fushatë.

“Retorika ime nuk do të jetë me pse, por si dhe kur! Më shumë se të kërkoj përgjegjësi tek të tjerët, unë do të marr përgjegjësi mbi veten për të zgjidhur problemet,” përfundon Tafaj.

Etiketa: Arben MalajBamir TopiBanorëbesimBIRNDibraEdi RamErion VeliajFacebookHalim KosovakandidatëtKosovaKullaMediaParaparlamentPartisë DemokratikePDPSPunëPunëtorPunëtorëSazanSHshpenzimeShpresONshqipShqipëriTiranaTiranëvdekjeVotavullnetarëzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
“ Tirana Open ” nuk arrin të lexohet nga dashamirësit e librave

“ Tirana Open ” nuk arrin të lexohet nga dashamirësit e librave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.