AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dhuna në Maqedoni rrit tensionet në Bosnje

Elvira M. JukicKatarina PanicngaElvira M. JukicdheKatarina Panic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasojat e dhunës në Maqedoni.
Foto: AP/ Visar Kryeziu

Tensionet politike në Bosnjë që prej sulmit islamist në Zvornik dy javë më parë kanë janë rritur shumë që prej dhunës së fundit në Maqedoninë fqinje.

Pasojat e dhunës në Maqedoni. Foto: AP/ Visar Kryeziu
Pasojat e dhunës në Maqedoni.
Foto: AP/ Visar Kryeziu

Fundjava e dhunës në Maqedoni ka përhapur një valë ankthi në të gjithë zonën e Ballkanit dhe efektet e saj duken më të mëdha në Bosnjë, e cila mbetet ende e trazuar nga sulmi i saj i fundit ushtarak.

Më pak se dy javë para se të shpërthente dhuna në Kumanovë, Maqedoni, një radikal islamik sulmoi një rajon policie në qytetin lindor boshnjak të Zvornikut.

“Edhe pse këto janë zhvillime të veçanta dhe që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, janë pjesë e të njëjtit trend: gjërat sa vijnë e po komplikohen gjithnjë e më shumë në Ballkan,” tha për BIRN ditën e martë Muhamed Jusic, një analist për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme.

Autoritetet në Republikën Srpska në Bosnje, ku ndodhet edhe Zvorniku, më pas ndërmorën arrestime masive, të cilat thjesht acaruan më shumë tensionet politike dhe entike.

Policia bastisi 32 shtëpi në të gjithë enitetin, kërkoi për armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake dhe arrestoi 30 boshnjakë myslimanë, 19 nga të cilët i liruan, kurse 11 iu dorëzuan prokurorëve.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha në Banja Luka ditën e hënë se dhuna në Maqedoni “ishte pasojë e procesit të papërfunduar të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”.

Në lidhje me Bosnjën, ai akuzoi udhëheqësit politikë boshnjakë  “se mbrojnë ata që janë pranë krimit të organizuar dhe terrorizmit.”

Përfaqësuesit politik boshnjakë ndërkohë kanë akuzuar qeberinë serbe të Bosnjës se ka përdorur aktivitete “anti-terroriste” si maksim për të ndërmarrë një tjetër fushatë kanosjeje kundër popullsisë së vet joserbe.

Ekspertët paralajmëruan se operacioni i policisë serbe të Bosnjës përbënte një rrezik. Duke ndërmarrë operacionin pa informuar dhe pa bashkëpunuar me institucionet e saj në Bosnjë, qeveria e Republikës Srpska kishte shkelur mbi kompetencat kryesore të sigurimit të shtetit, policisë dhe autoriteteve të prokurorisë.

“Kjo ishte një shkelje e rrezikshme e protokolleve të policisë dhe sigurisë,” tha për BIRN një diplomat i BE-së. Ai shtoi se ky mund të ishte hapi i parë drejt vënies në zbatim të planit të deklaruar së fundmi të Dodik për të ngritur agjenci sigurimi dhe inteligjence në Republikën Srpska.

Kjo do të perceptohej si një hap i madh drejt shpërbërjes së Bosnjës, tha një tjetër zyrtar ndërkombëtar për BIRN.

Operacioni policor gjithashtu nxiti duele të ashpra nacionaliste në rrjetet sociale të Bosnjës, të cilat kishin filluar të qetësoheshin pas incidentit në Zvornik.

Redaktori i një portali në internet në qytetin e Prijedorit, në veriperëndim të Republikës Srpska, tha për BIRN se pas ndërmarrjes së operacionit të policisë, ai kishte pasur vështirësi në mbajtjen nën kontroll të komenteve të ashpra të lexuesve.

“Fshiva rreth 100 komente, si nga boshnjakët ashtu edhe nga serbët. Ata shkruani për vrasje, përdhunim dhe për përfundimin e punës që filloi në vitin 1942 ose 1992,” kujton ai.

Megjithatë, ai tha gjithashtu se lajmi për dhunën në Maqedoni nuk kishte shkaktuar të njëjtin zemërim.

Një pjesë e arsyes për këtë mund të jenë këndvështrimet e ndryshme që banorët e Bosnjës kanë në lidhje me ngjashmëritë që mund të ekzistojnë midis ngjarjeve të fundit në Maqedoni dhe Zvornik.

27-vjeçarja Sanda nga Sarajeva tha se ajo besonte se ka disa ngjashmëri. “Mund të vizatojmë një paralele midis ngjarjeve të fundit në Zvornik dhe në Maqedoni,” tha ajo, duke shtuar se grupe operojnë në të dy vendet, qëllimi i vetëm i të cilëve është të shkaktojnë destabilitet.

“Ngjarje të tilla përdoren për të krijuar armiqësi midis njerëzve dhe të shkaktojnë konflikte etnike,” shtoi ajo. “Njerëzit kanë frikë se mos përsëritet viti 1992 (kur ndodhi lufta në Bosnjë) dhe kjo frikë po ushqehet edhe më shumë nga autoritetet, të cilët i përdorin këto situata për përfitimin e tyre.”

Zoran, një serb nga Sarajeva Lindore, kishte një tjetër këndvështrim. Ai tha se ndërsa dhuna në Maqedoni ishte shkaktuar nga një grup kryengritësish, sulmi në Zvornik “ishte vepër e një individi”.

Mumahed Jusic, analisti për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, fajësoi pjesërisht komunitetin ndërkombëtar për rritjen e krizës në Ballkan, duke lejuar vazhdimin e problemeve për një kohë të gjatë, ndërkohë që nuk tregojnë asnjë inciativë mbi si të ndihmojnë në ndreqjen e tyre.

“Edhe pse këto janë ende çështje të rastësishme, ato mund të përshkallëzohen në diçka shumë më të madhe,” spekuloi ai.

“Staus quo-ja ka zgjatur për shumë kohë dhe kur gjërat nuk ecin para, ato fillojnë të rrokullisen pas,” shtoi ai.

Etiketa: arrestimeBallkanBanorëBEBIRNBosnjedhunaDhunëdiplomatLuftaMaqedoniMilorad DodikoperacioniParaPoliciaprokurorPunëQeveriarajonrrezikRrjetet socialeSigurimivrasje
Tjetri
Rikthehet frika nga shkatërrimet e tërmetit në Nepal (Foto)

Rikthehet frika nga shkatërrimet e tërmetit në Nepal (Foto)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.