AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ilaçe që shpëtojnë jetën e të gjithëve

Peter SingerngaPeter Singer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Daniel Berehulak

Po sikur kompanitë farmaceutike të prodhonin ilaçe pa llogaritur fitimin që do të merrnin nga pacientët, si të pasur ashtu edhe të varfër? Imagjinoni botën me ilaçe për të gjithë njerëzit dhe sëmundjet…

Foto: Daniel Berehulak
Foto: Daniel Berehulak

Shpërthimi vdekjeprurës i Ebolës në Liberi, Sierra Leone dhe Guine që filloi vitin e shkuar theksoi një problem në prodhimin e farmaceutikëve. Sapo u bë e qartë se epidemia nuk do të përmbahej shpejt, disa firma të ndryshme rregulluan trajtime të mundshme dhe vaksina, duke treguar se ata kishin pasur tashmë aftësinë për të prodhuar kandidatë bindës.

Ebola nuk është një sëmundje e re: fillimisht u identifikua në 1976. Përpara 2014, megjithatë, shpërthimi më i madh kishte ndodhur në Ugandë në vitin 2000, kur 425 njerëz u infektuan dhe 224 vdiqën. Megjithëse Ebola njihej si ngjitëse dhe shpesh fatale, mendohej se vetëm popullata e varfër rurale e Afrikës ishte në rrezik. Për firmat farmaceutike, zhvillimi i vaksinës ose trajtimi nuk ishte tërheqës nga aspekti tregtar dhe nuk kërkuan investime.

E gjitha kjo ndryshoi me shpërthimin e fundit. Në shtator 2014, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes parashikuan se në rastin më të keq, 1.4 milionë njerëz mund të infektoheshin brenda katër muajve. Frika e ushqyer nga media se sëmundja mund të përhapet në shtete të pasura çoi në masa të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Barack Obama i kërkoi Kongresit 6.2 miliard dollarë, përfshirë 2.4 miliard për të pakësuar rrezikun e forcimit të sëmundjes në Amerikë dhe ngritjen e 50 qendrave të trajtimit të Ebolës në SHBA.

Skenari i rastit më të keq nuk u materializua. Deri në prill 2015, vlerësimi më i mirë është se rreth 25,000 persona janë infektuar, me rreth 10,000 vdekje. Jashtë Afrikës Perëndimore, kanë qenë më pak se 30 raste dhe vetëm pesë vdekje. Megjithatë, frika dhe veçanërisht perspektiva për një treg të ri dhe joshës, i bëri firmat farmaceutike të zhvillojnë produkte të lidhura me Ebolën, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë shprehën keqardhjen që kjo nuk ishte bërë më parë.

Unë nuk po kritikoj firmat farmaceutike për mosprodhimin e një vaksine Ebole për të cilën nuk kishte treg. Ato nuk janë bamirësi. Nëse ne duam që ato të prodhojnë produkte që do ndihmojnë të varfrit në shtetet në zhvillim, duhet të gjejmë mënyra t’i japim atyre subvencione për investimin e tyre.

Ndërsa kompanive farmaceutike u mungojnë iniciativat për të ndihmuar të dobëtit në shtetet në zhvillim, ata kanë stimuj të fortë për të zhvilluar produkte për njerëzit në shtete të pasura. Një ilaç, Soliris, kushton 440,000 dollarë për vit. Në kontrast, GiveWell vlerëson se kosto e shpëtimit të një jete duke shpërndarë rrjeta shtrati në rajone ku malaria është një vrasës madhor është 3,400 dollarë.  Duke qenë se shumica e jetëve të shpëtuara janë fëmijë, të cilët edhe në shtetet në zhvillim kanë një jetëgjatësi të paktën 50 vjet, kjo barazohet me një kosto prej 68 dollarë në vit për çdo jetë të shpëtuar. Duhet të jemi ne në të vërtetë duke vlerësuar jetën e një personi në një shtet të pasur si rreth 6000 herë më të vlefshme se jeta e një fëmije të varfër në një shtet në zhvillim?

Për shkak se shumica dërrmuese e kërkimit mjekësor dhe farmaceutik është i drejtuar nga produktet që ndikojnë njerëz në shtetet e pasura, ai shënjestron vetëm një pjesë të barrës globale të sëmundjes. Disa kërkime të financuara nga qeveritë dhe fondacionet adresojnë sëmundje që fillimisht prekin të varfrit, por këto përpjekje nuk janë sistematike dhe nuk përdorin stimujt që punojnë mirë për të nxitur inovacionin farmaceutik kudo.

Një përpjekje premtuese për të rregulluar këtë mungesë balance është propozimi për një Fond Ndikimi Shëndetësor që Thomas Pogge, drejtor i Programit të Drejtësisë Globale në Jeill dhe Aidan Hollis, një ekonomist në Universitetin e Kalgarit, lançuan shtatë vjet më parë. Nëse Fondi i Ndikimit Shëndetësor do të financohet siç duhet, do të ofronte stimuj për të zhvilluar produktet në proporcion me ndikimin e tyre në pakësimin e barrës globale të sëmundjes.

Nuk është e sigurt nëse ekzistenca e një financimi të tillë përpara shpërthimit të fundit të Ebolës do të çonte në zhvillimin e vaksinave ose trajtimeve për sëmundjen. Por kompanitë farmaceutike do të kishin qenë duke peshuar produkte të tilla – si dhe trajtime të tjera për të shpëtuar jetë ose përmirësuar shëndetin kudo në botë, pavarësisht aftësisë së njerëzve për të paguar.

Pogge dhe Hollis kanë përmirësuar propozimet e tyre në atë pikë sa janë gati të provohen në realitet. Një kompani që zhvillon një produkt mund të fitojë një shpërblim të mirë bazuar në pjesën e përmirësimeve shëndetësore të arritura nga të gjitha produktet që konkurrojnë për fondet e mundshme. Çfarë është ende e nevojshme, është shpërblimi i mjaftueshëm – ndoshta 100 milionë dollarë nga qeveritë, OJQ-të, fondacionet dhe industria farmaceutike – për të stimuluar investim serioz.

Një program i tillë pilot do të sillte përfitime te pacientët dhe do të testonte mundësinë e shkencëtarëve për të matur saktë dhe drejt impaktin shëndetësor. Gjithashtu do të ofronte provën e nevojshme për shkuar te qeveritë, fondacionet dhe institucionet globale për shuma më të mëdha të nevojshme për të zgjeruar sistemin aktual të stimujve që nxisin vendimet e kompanive farmaceutike. Nëse piloti është i suksesshëm, ne do të financojmë një mënyrë për të mbështetur zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave që i japin njëlloj peshë mbrojtjes së jetës dhe përmirësimit të shëndetit te të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht kombësisë apo pasurisë së tyre.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Life-Saving Drugs for All

Etiketa: Barack ObamainvestimejetëgjatësikostoMasaMediaMjekmjekëpaktpilotProject SyndicaterrezikSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSierra LeonesubvencioneTregvaksinvaksinavaksinëvdekjeVendimetzhvillim
Tjetri
Çastet më të bukura të ndeshjes Bajren-Barcelonë

Çastet më të bukura të ndeshjes Bajren-Barcelonë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.