AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Deputeti Tom Doshi akuzohet për fshehjen e 14 milionë eurove pasuri

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive e ka kallëzuar deputetin Doshi edhe për transferta të dyshimta brenda dhe jashtë vendit, të cilat kapin vlerën e 9 milionë eurove.    

Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht deputetin Tom Doshi për fshehjen e 14 milionë eurove pasuri. Doshi akuzohet gjithashtu për transferta të dyshimta bankare brenda dhe jashtë vendit, të cilat kapin vlerën e 9 milionë eurove.

Në një deklaratë për mediat, ILDKPI tha se kishte kryer kontrollin e plotë të pasurisë së Tom Doshit për periudhën 2005-2014, para se të bënte kallëzim penal në Prokurori.

“Rezultuan fshehje pasurie dhe deklarime të rreme në shumën 14 milionë euro dhe kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën e 9 milionë eurove,” thuhet në njoftimin e ILDKP.

Kallëzimi i ILDKP vjen në një periudhë të trazuar për deputetin e dëbuar të Partisë Socialiste, Tom Doshi. Aktualisht ai gjendet në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.

Më 2 mars 2015, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi u përjashtua nga Partia Socialiste, pasi kishte denoncuar një skenar për vrasjen e tij. Pas përjashtimit, Doshi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se fshihej pas kësaj ngjarjeje.

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet, por arriti në përfundimin se ngjarja ishte sajuar nga deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Doshi u arrestua, pasi Prokuroria mori një autizim nga Parlamenti i Shqipërisë, por më 28 prill 2015, Gjykata e Lartë i hoqi masën e arrestit shtëpiak. Aktualisht, Doshi po hetohet në gjendje të lirë.

Kallëzimi i ILDKPI për fshehje dhe transferta të paligjshme në vlerën e 23 milionë eurove pritet të verifikohet nga Prokuroria, paralelisht me çështjen tjetër të hapur kundër Doshit. Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive tha se ky kallëzim është i vonuar.

“Subjekti Tom Doshi është kontrolluar nga 2005 deri në 2013 disa herë, por megjithëse inspektorët kanë vërejtur shkelje të ligjit dhe konflikt interesi, drejtuesit e ILDKPKI i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar në Prokurori,” pretendon ky institucion.

Deputeti Tom Doshi nuk është politikani i vetëm, i kallëzuar në Prokurori për fshehje pasurie apo deklarime të rreme. Gjatë dy muajve të fundit, ILDKPKI ka kallëzuar ish-deputetin Andis Harasani, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe një numër të konsiderueshëm drejtuesish të pushtetit vendor.

 

Etiketa: deputetDibraEuroFshehje pasurieGjykataHetimHetimetILDKPKIIlir MetaInspektorkonfliktkonflikt interesiKontrata fiktiveMark FrrokuMASMetaParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePastrim parashProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeshqipTom DoshiTransferta
Tjetri
Serbia i bie daulles së “Shqipërisë së Madhe”

Serbia i bie daulles së “Shqipërisë së Madhe”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.