AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Grabar Kitaroviç viziton memorialin kontroversial të Luftës së Dytë Botërore

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin kryesor në Bleiburg. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.

Presidentja Grabar Kitaroviç bëri një vizitë në memorialin në Bleiburg në Austri kushtuar trupave fashistë kroate dhe civilëve të vrarë nga forcat partizane jugosllave.

Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin kryesor në Bleiburg. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.
Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin kryesor në Bleiburg. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.

Ditën e premte, Grabar Kitaroviç bëri një vizitë të panjoftuar më parë në memprialin e Bleiburgut pranë kufirit austriak me Slloveninë, ku ajo vendosi lule dhe bëri homazhe e saj për mijëra ushtarë aleatë të nazistëve dhe civilët e vrarë nga partizanët pasi u larguan nga Kroacia.

“Fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja mbi nazizmin, për të cilën populli kroat dha një kontribut të madh, shënoi fillimin e një prej kapitujve më tragjike në historinë kroate,” tha Grabar Kitaroviç në një deklaratë në faqen e saj zyrtare pas vizitës.

Në Bleiburg më 15 maj 1945, trupat nga Shteti nazist i Pavarur i Kroacisë, NDH, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë gjermanë nga Serbia dhe Sllovenia, të shoqëruar nga civilët, iu dorëzuan trupave britanike dhe jugosllave.

Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin në Tezno. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.
Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin në Tezno. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.

Por, sipas historianëve kroatë, rreth 30,000 u kapën dhe u vranë nga trupat partizane, kryesisht në Tezno dhe vende të tjera pranë Sllovenisë, edhe pse kjo shifër është e diskutueshme.

“Vetëm disa muaj pas luftës, një numër ushtarësh të kapur dhe civilësh u vranë ose vdiqën nga torturat dhe lodhje. Numri i tyre i saktë nuk është përcaktuar, pasi viktimat përfunduan në qindra vende, në disa territore shtetesh, pa gjyq dhe pa një varrim të denjë,” tha Grabar Kitaroviç në deklaratën e saj.

Presidentja kroate gjithashtu vizitoi Teznon dhe Maceljin në kufirin Kroaci-Slloveni.

Ajo tha se kishte “një detyrim moral për të dënuar regjimin që persekutoi dhe vrau njerëz”.

“Një krim mbetet krim dhe kjo nuk mund të justifikohet me asnjë ideologji,” shtoi ajo.

Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin në Macelj. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.
Kolinda Grabar Kitaroviç në memorialin në Macelj. Foto: Zyra e presidentes së Kroacisë.

Ajo vizitoi memorialin e Bleiburgut një ditë para 70-vjetorit dhe dy ditë para përkujtimores zyrtare në të cilën ajo pritet të marrë pjesë.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe kryetari i parlamentit kroat Josip Leko do të bëjnë nderimet e tyre në Bleiburg dhe Tezno ditën e enjte.

Sipas qeverisë së qendrës së majtë të Milanoviçit, parlamenti kroat e përfundoi bashkë financimin e tij të përvjetoreve të Bleiburgut në vitin 2012 dhe u zhvendos në një përkujtimore të vogël në Tezno.

Shumica parlamentare, e udhëhequr nga Partia Social Demokrate e Milanoviçit, SDP, u shpreh se shumica e viktimave vdiqën në Tezno dhe se Bleiburgu ishte një vend ku në memoriale merrnin pjesë njerëz që vishen me uniforma të Ustashëve të NDH-së dhe brohorasin slogane pro-naziste.

Etiketa: AustridemokratedetyrimGjyqKrimKroaciKroaciamemorialenazistnazisteParaPartiaPartia Social DemokratePunëPunëtorSerbiaSHSllovenisocial demokrate
Tjetri
Qetësia rikthehet në qytetin e shkatërruar të Maqedonisë

Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë informacion mbi Kumanovën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.