AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Dhjetëramijëra protestues pushtojnë Shkupin kundër Gruevskit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri shqiptar po valëvitet në mbështetje të protestës së opozitës gjatë marshimit drejt kryeministrisë në Shkup të Maqedonisë më 17 maj 2015. Mes protestuesve dallohen flamuj të bashkësive të ndryshme etnike në një shfaqje të rrallë solidariteti në një shoqëri që prej dekadash ka jetuar e segreguar. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Turma të mëdha u bashkuan në protestën kundër qeverisë në kryeqytetin e Maqedonisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski në mes të krizës së shkaktuar nga skandali i përgjimeve masive.

Protestues me flamuj maqedonas dhe shqiptarë po kërcejnë ndërsa po protestojnë para kryeministrisë në Shkup, Maqedoni më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Protestues me flamuj maqedonas dhe shqiptarë po kërcejnë ndërsa po protestojnë para kryeministrisë në Shkup, Maqedoni më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Deri në 40 mijë njerëz u mblodhën para selisë së kryeministrisë në Shkup të dielën në një protestë masive kundër qeverisë Gruevski, të cilin e akuzojnë për korrupsion, praktika jodemokratike dhe përgjime në shkallë të gjerë.

“Unë erdha këtu me shpresë se diçka do të ndryshojë, se ne do t’ia dalim të rikthejmë demokracinë në Maqedoni. Unë shpresoj se nuk është tepër vonë për këtë,” tha njëra prej protestueseve, Julija Krsteva për BIRN.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e qeverisë për shkak të skandalit të përgjimeve masive të zbuluara nga opozita.

Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie të përkohëshme e cila duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri duhet të ikë më në fund,” tha një protestuese tjetër, Jana Kocevska.

Njerëzit mbajtën pankarta ku bëhej thirrje për dorëheqjen e Gruevskit ndërsa disa valëvitën bashkarisht flamuj maqedonas dhe shqiptarë në përpjekje për të treguar se maqedonasit dhe shqiptarët janë të bashkuar në kërkesat e tyre për ndryshim.

Protesta u orhanizua nga partitë e opozitës dhe është mbështetur nga shumë organizata joqeveritare dhe aktivistë. Studentët e Maqedonisë, të cilët filluan të mblidhen rreth mesditës para universitetit të Shkupit u bashkuan gjithashtu në protestë.

Krahas udhëheqësit të opozitës socialdemokrate Zoran Zaev u shfaqën ish kryeministri bullgar Sergei Stanishev si dhe Knut Fleckenstein nga Parlamenti Europian.

Mitingje për të shprehur mbështetje për maqedonasit që protestojnë u organizuan edhe në Amsterdam, Londër, Sofie e Sarajevë.

Para protestës, Zaev i tha medias se kjo do të jetë “protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni” me përmasa “civile” dhe “multi-etnike”. Për këtë arsye, tha ai, flamujt e vetë partisë së tij nuk do të shfaqen.

“Ne nuk do të ikim në shtëpi deri sa Gruevski të japë dorëheqjen,” tha Zaev, duke shtuar se pas manifestimit të sotëm, një protestë e vazhdueshme do të mbajë presionin kundër Gruevskit dhe qeverisë së tij.

“Rreth 4,600 aktivistë kanë vendosur me iniciativën e tyre të flenë në të hapur para ndërtesës së qeverisë dhe të vijojnë protestën. Duke e ditur se ne nuk jemi organizatorët e vetëm në protestë, ne kemi vendosur të qëndrojmë deri në fund, deri sa Gruevski të dorëhiqet,” tha ai.

Ndërkohë, një lëvizje joformale “Unë Protestoj”, e cila pati organizuar protesta të përditshme në Shkup, të premten vendosi të bashkohet me protestën e madhe ndërsa vijon protestat e veta çdo mbrëmje në mënyrë që të ruajë autenticitetin e lëvizjes.

Aktivistët studentë vendosën gjithashtu të bashkohen në miting pasi u mblodhën veçmas në kampusin e universitetit.

Shoqata të tjera të mësuesve, gazetarëve, sindikalistë, organizata jofirimprurësë dhe lëvizje të tjera politike deklaruan se do të bashkohen me moton: “Ne po vijmë”.

Siguria është një shqetësim i vazhdueshëm. Një protestë më e vogël më 5 maj përfundoi me përleshje mes policisë dhe protestuesve. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni thanë se më shumë se 40 protestues, përfshirë studentë janë arrestuar dhe 14 prej tyre janë ende në paraburgim.

Komiteti akuzoi policinë se ka arrestuar shumë njerëz paqësorë në përpjekje për të frikësuar të tjerët.

Ndërsa protesta po përshkallëzohet, partia e Gruevskit VMRO DPMNE ka organizuar një kundër-miting të hënën gjë që ka shtuar frikën për dhunë nëpër rrugë.

Parlamenti Europian po e monitoron në mënyrë joformale protestën me ndihmën e ish raportuesit për Maqedoninë Richard Howitt. Shumë eurodeputetë të tjerë po marrin pjesë në protestë si vëzhgues.

Protestuesit para kryeministrisë së Maqedonisë me flamuj të ndryshëm kombëtarë në protestë kundër Gruevskit më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Protestuesit para kryeministrisë së Maqedonisë me flamuj të ndryshëm kombëtarë në protestë kundër Gruevskit më 17 maj 2015. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Flamuri shqiptar po valëvitet në mbështetje të protestës së opozitës gjatë marshimit drejt kryeministrisë në Shkup të Maqedonisë më 17 maj 2015. Mes protestuesve dallohen flamuj të bashkësive të ndryshme etnike në një shfaqje të rrallë solidariteti në një shoqëri që prej dekadash ka jetuar e segreguar. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Flamuri shqiptar po valëvitet në mbështetje të protestës së opozitës gjatë marshimit drejt kryeministrisë në Shkup të Maqedonisë më 17 maj 2015. Mes protestuesve dallohen flamuj të bashkësive të ndryshme etnike në një shfaqje të rrallë solidariteti në një shoqëri që prej dekadash ka jetuar e segreguar. (AP Photo/Boris Grdanoski)
Etiketa: aktivistAktivistëAmsterdamBIRNgazetarGruevskiKomiteti i HelsinkitKorrupsionliraLondërMaqedoniMASmbështetjeNikola GruevskiOpozitaParaparaburgimParlamenti EuropianPartiaProtestaProtestatprotestuesShkupSiguriaSkandali i përgjimevestudentVMRO DPMNEzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Komuniteti LGBT pedalon për më shumë të drejta

Komuniteti LGBT pedalon për më shumë të drejta

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.