AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova e tronditur nga rehabilitimi i liderit çetnik të Serbisë

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mihailovici me forcat çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Foto Wikimedia Commons.

Rehabilitimi që Beogradi i bëri liderit çetnik të Luftës së Dytë Botërore Dragoljub ‘Draza’ Mihailovic në Kosovë po shihet si rikthimi i mbështetjes për idetë nacionaliste në Serbi.

Mihailovici me forcat çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Foto Wikimedia Commons.
Mihailovici me forcat çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Foto Wikimedia Commons.

Vëzhguesit në Kosovë thanë se vendimi që mori javën e kaluar gjykata e Beogradit për të anuluar dënimin për tradhti të Mihailovicit, liderit të ekzekutuar të Lëvizjes Çetnike Monarkiste, ishte një goditje për imazhin e Serbisë teksa ajo kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Hydajet Hyseni, një ish-deputet në Kuvendin e Kosovës i cili tani është kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, tha se rehabilitimi Mihailovicit ishte i papranueshëm për shkak të krimeve të kryera nga ana e çetnikëve.

“Rehabilitimi i Draza Mihailovicit dhe Lëvizjes Çetnike është rehabilitimi i fashizmit,” tha Hyseni për BIRN.

“Është shumë e vështirë të kuptosh se si mund të ndodhë kaq hapur ky rehabilitim,” shtoi ai, duke shprehur habi që Bashkimi Evropian “e kishte toleruar” këtë vendim.

Në vitin 1946, Mihailovic u ekzekutua për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me nazistët pas vendosjes së komunizmit, por javën e kaluar gjykata e Beogradit anuloi vendimin, duke endosur se gjyqi i Mihailovicit pas Luftës së Dytë Botërore ishte “politik dhe ideologjik” dhe se ishin brë gabime të mëdha ligjore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat e tij u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera. Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët nazistë në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Çetnikët gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët si edhe komunistë.

Frasher Demaj, një historian në Universitetin e Prishtinës, tha se çetnikët kishin vrarë gjithashtu civilë shqiptarë.

“Çentikët vranë gjithashtu të burgosur lufte pa respektuar as edhe një rregull lufte,” tha Demaj.

Ai tha se vendimi i gjykatës së Beogradit për të rehabilituar Mihailovicin ishte një sinjal negativ për vetë Serbinë ndërsa ajo kërkon t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

“Kjo gjepur serbe duhet të marrë një paralajmërim serios nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgjegjësinë për integrimin e vendeve të rajonit në ish-Jugosllavisë në familjen evropiane,” tha ai.

Mihailovici ishte në qendër të polemikave në Kosovë në mars të këtij viti kur një komunë e vogël me shumicë serbe e Ranillugë propozoi t’i vinin një rruge emrin e gjeneralit çetnik dhe një tjetre emrin e Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila shkaktoi zemërim midis shqiptarëve të Kosovës.

Kryetari i komunës së Ranillugës, Gradimir Mikic, e distancoi veten nga propozimet dhe fajësoi komisionin në komunë për vendimin dhe urdhëroi që ai të rishikohej.

Por Xhavit Krasniqi, një shqiptar i Kosovës që punon si drejtor i financës në komunë, tha se plani që atëherë ishte anuluar.

“Emrat e Sllobodan Millosheviçit dhe Draza Mihailovicit u tërhoqën para dy muajsh dhe u zëvendësuan nga disa emra të tjerë,” tha Krasniqi për BIRN.

Etiketa: Bashkimi EvropianBIRNdeputetGjykataGjykatëGjykatësGjyqiKosovaKosovëKrimekrime luftekryetarLufteMillosheviçnazistortodoksPararehabilitimSerbiSHSllobodan MillosheviçVendimVendimiVëzhguesit
Tjetri
Kroacisë i kërkohet të ndërpresë pensionet për trupat aleate naziste

Kroacisë i kërkohet të ndërpresë pensionet për trupat aleate naziste

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.