AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të mbash premtimin lindor të Europës

Yuliya TymoshenkongaYuliya Tymoshenko
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Timoshenko dhe Putin. Foto: Wikimedia Commons

A nis Europa e të nesërmes nga Ukraina e sotme? Julia Timoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës argumenton planin e Putin për vendin e saj dhe pse duhet të ndërhyjë BE-ja tani.

Timoshenko dhe Putin. Foto: Wikimedia Commons
Timoshenko dhe Putin. Foto: Wikimedia Commons

Për shumë vite, zgjerimi lindor i Bashkimit Europian ngjante i pandalshëm. Por me invazionin e Ukrainës nga Rusia, presidenti Vladimir Putin duket se ia ka dalë në ndalimin e përpjekjeve të Europës për të zgjeruar demokracinë, sundimin e ligjit dhe tregjet e hapura në kontinent.

BE-ja nuk duhet të përulet përpara kërkesave të tij. Fati i Ukrainës është bërë fati i Europës. Në fakt, Putin jo vetëm që do të ndalojë normat evropiane politike, civile dhe sociale nga zënia rrënjë në Ukrainë, por ai do t’i pakësojë ato në Baltik, Ballkan dhe kudo në Europë të bëra të brishta politikisht prej krizës ekonomike dhe populizmit demagogjik.

Samiti i Partneritetit Lindore të BE në Rigë të Letonisë mundet dhe duhet të tregojë vendosmërinë e Europës për të mbrojtur unitetin, sigurinë dhe vlerat e veta përpallë agresionit rus. Dhe duhet ta bëjë këtë konkretisht, jo vetëm duke komunikata zyrtare që harrohen shpejt për të cilat përfaqësuesit e Kremlinit dhe ata ukrainas kanë vetëm përbuzje.

E një rëndësie të madhe është të bëhet politika e re një partneritet i vërtetë mes njerëzve. Shtetasit e vendeve partnere duhet të bëhen përfitues të vërtetë nëse ky partneritet do të bëhet më shumë se një marrëveshje e plogët siç ka qenë. Zotimet bujare të BE-së mbi mobilitetin, ndihmën ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve dhe një rritje e gjerë në mundësitë e edukimit janë mes faktorëve kyç që mund ta bëjnë një partneritet të tillë të pranuar politikisht për një shumicë të gjerë.

Ukraina duhet të jetë qendra e çdo përpjekje për të rigjallëruar Partneritetin Lindor si një rrugë për të tërhequr mbështetjen e europianëve që mbeten jashtë BE-së. Po, lajmet nga vendi im mbeten të këqija. Mijëra shtetas tanë kanë vdekur. Qindra mijëra janë tani refugjatë në shtetin e tyre. Marrëveshja e armëpushimit Minsk II ka dështuar të mposhtë forcat ruse/separatiste.

Megjithatë ekonomia e Ukrainës nuk është më në rënie të lirë, siç ishte dimrin e shkuar. PBB-ja është ulur me një të katërtën që kur trupat rusë na pushtuan në shkurt 2014. Papunësia zyrtare tani është mbi 10 për qind krahasuar me 7.3 për qind përpara pushtimit rus dhe aneksimit të Krimesë. Borxhi ynë publik po rritet nga dita në ditë në nivele që frymuan The Economist të sugjerojë se ne mund të bëhem “Greqia e lindjes”. Për më tepër, shumë prej ekonomisë sonë mbetet në duart e separatistëve dhe ata, nuk është çudi, po i rrënojnë asetet e vjedhura.

Përballë këtyre kushteve katastrofike, qeveria e Ukrainës është si proverba e djalit holandez që futi gishtin në argjinaturë për të ndaluar rrjedhjen e detit. Pavarësisht përpjekjeve herkuliane, më shumë rrjedhje se po ndodhin. E vërteta që Europa duhet të rrokë është se ne ukrainasit thjesht nuk kemi mjaftueshëm gishtërinj për të ndërprerë të gjitha rrjedhjet dhe për të rindërtuar ekonominë tonë, siç dimë.

Pavarësisht thellësisë së gjendjes së vështirë të Ukrainës, Europa nuk mund të shmangë pranimin e sfidës që Putin i ka vënë përpara. Mbi të gjitha, nëse Putin ia del ta kthejë Ukrainën në një shtet të dështuar me një konflikt të ngrirë të ngulitur në të, ai do të kërkojë të njëjtën gjë në kufijtë e BE-së, nga Estonia në Greqi.

Fatmirësisht, BE-ja ka një partner të vërtetë në Ukrainë, devocioni i njerëzve të së cilës ndaj Europës është testuar nga snajperët në rrugët e Kievit dhe tani nga ushtria ruse. Kurajo e tyre dhe aktivizmi i ri politik, ka mpirë shtyllën kurrizore të qeverisë për zbatimin e reformave të nevojshme dhe e ka bërë të pamundur për çdo faktor politik në Ukrainë t’i kundërvihet konsensusit pro BE. Kjo e fundit mund ta mpijë edhe më shumë duke kërkuar qartësi më të madhe në luftë kundër korrupsionit.

Ende, prej luftës në rajonin lindor Donbas, që po shkatërron shumicën e ekonomisë sonë dhe prej natyrës së dyshimtë të financave tona qeveritare, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të tjerë po kërkojnë dukshëm shumë prej ukrainasve. Ideja se Ukraina mund të përqafojë ‘terapinë ekonomike të shokut’ që Polonia ndoqi në një çerek shekulli më parë është një lloj politikëbërje me prerje standarde që rezultoi në krizën financiare të 2008.

Kjo është arsyeja përse Partneriteti Lindor, nëse nuk rinovohet, duhet të përqafojë iniciativa të reja për Ukrainën dhe jo vetëm të përpiqet të ringrohë politikat e vjetra të projektuara për rrethana shumë të ndryshme. Një raport i fundit nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ofron disa udhëzime në lidhje me ato që duhet të provojë BE-ja tani për Ukrainën.

Si fillim, BE-ja duhet të na ndihmojë të krijojmë një regjim më të qëndrueshëm të shkëmbimit valutor për të kaluar paqëndrueshmërinë e valutës që ka shkatërruar ekonominë tonë që nga invazioni rus. Dhe, megjithëse konsolidimi fiskal është i nevojshëm, duke marrë parasysh gjendjen e ekonomisë sonë, njerëzit më të cenueshëm të Ukrainës tani po durojnë një ekzistencë nga dora në gojë. Ata nuk kanë më asgjë për të sakrifikuar. Përkundrazi, ata duan çlirim dhe Europa duhet të këmbëngulë që programet e saj dhe ato të FMN, të llogarisin nevojat e tyre.

Ndoshta më e rëndësishmja në afat të gjatë është që BE-ja të nderojë zotimet ndaj tregtisë së lirë dhe marrëveshjes së asociimit që qeveria e mëparshme e Ukrainës refuzoi ta nënshkruajë në fund të 2013. Mbi të gjitha, ishte sigurimi i marrëveshjes që i nxiti ukrainasit e rinj të dilnin guximtar përpara snajperëve të presidentit Viktor Yanukovych dhe të përballen tanimë me ushtrinë ruse. BE-ja duhet të bëjë më shumë për të rritur besimin e ukrainasve në të ardhmen e tyre evropiane dhe për të bindur Kremlinin se nuk do të pengojë vlerat evropiane.

Një mënyrë që Europa të tregojë se marrëveshja e saj e asocimit me Ukrainën mbetet gjallë është të parashikojë investim në vendin tim. Që nga pushtimi rus, investimi i huaj direkt në Ukrainë ka rënë, ashtu siç dëshironte Putin. BE-ja mund të demonstrojë zotimin e saj në rigjallërimin ekonomik të Ukrainës duke bërë që Banka Europiane e Investimit të investojë në një projekt infrastrukture, le të themi për të përmirësuar lidhjet hekurudhore me BE-në.

BE-ja përballet me një zgjedhje të ngurtë: një Partneritet Lindor i rinovuar ose një Europë e ndarë e rinovuar. Vendimi që do të marrë, duke filluar me samitin e Rigës, do të vendosë fatin e Europës për dekadat e ardhme.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Keeping Europe’s Eastern Promise

Etiketa: ArmëBallkanBashkimit EuropianBEBorxhiDonbasEkonomiaEstoniaEuropaFMNGreqiGreqiakonfliktMarrëveshjamarrëveshjePBBPoloniaProject SyndicatePutinQeveriaraportrrjedhjeRusiaSamitiSigurimiTregjet e hapuraUkrainaUkrainëUshtriaVendimiVjenëVladimir Putinzgjedhje
Tjetri
Familjet e personave të armatosur të Kumanovës protestojnë në Kosovë

Familjet e personave të armatosur të Kumanovës protestojnë në Kosovë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.