AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbisë i kërkohet të rikthejë Sheshelin në Hagë

Marija RisticngaMarija Ristic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshel mbërrin në aeroport

Gjykata e Hagës i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit të dërgojnë liderin e Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel në qendrën e paraburgimit pasi ka shkelur kushtet e lirimit të tij të parakohshëm.

Vojisllav Shesheli. Foto: Beta
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Dy muaj pas vendimit të saj fillestar për revokimin lirimin e përkohshëm të të pandehurit për krime lufte Sheshel për t’u kuruar nga kanceri, dhoma e apelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë i ka kërkuar Ministrisë serbe të Drejtësisë ta kthejë atë përsëri në qendrën e burgimit të OKB-së në Holandë.

Ministria e Drejtësisë tha për BIRN ditën e martë se e ka marrë kërkesën të hënën në mbrëmje dhe tani do t’ia kalojë atë qeverisë, e cila më pas “do të marrë një qëndrim në lidhje me atë”.

Ministria tha gjithashtu se dokumenti është konfidencial dhe se qeveria do të vendosë se sa nga ai dokument do ta bëjë publik në një fazë të mëvonshme.

Shesheli po gjykohet për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi, por u kthye në Beograd, pasi iu dha lirimi i përkohshëm për arsye humanitare në muajin nëntor.

Lideri i partisë nacionaliste po thirret të rikthehet në paraburgim sepse ka shkelur kushtet e lirimit të tij, pasi ai ka deklaruar disa herë se ai nuk do të kthehet në gjykatë për të dëgjuar vendimin e gjyqit të tij.

Që prej kthimit të tij në Beograd në nëntor, ai ka udhëhequr protestat nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpëra që kanë zemëruar viktimat e luftës.

Ditën e hënë Shesheli ritheksoi se nuk do të kthehet me dëshirë në Hagë.

“Pyesni qeverinë e Serbisë se çfarë do të bëhë. Unë e kam thënë atë që kisha për të thënë. Nuk do të kthehem me dëshirë, por as nuk do t’ia mbath. Do të vazhdoj aktivitetet e mia si të mos kishte ndodhur asgjë,” tha ai.

Nëse Shesheli nuk kthehet vullnetarisht, do të duhet të nxirret një tjetër urdhër arresti. Procedura mund të zgjasë deri në dy javë, pasi sipas ligjit serb, autoritetet duhet të përcaktojnë identitetin e tij dhe vetëm më pas të marrin vendimin për ta esktraduar atë. Shesheli ka gjithashtu të drejtë të apelojë kundër një vendimi të tillë.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia do të veprojë sipas ligjit, por se vendi nuk është një shërbim ndërkombëtar dërgesash.

“Serbia nuk është Fedex apo DHL,” thaVuçiç për televizionin B92.

“Nuk duam të rrezikojmë të ardhmen evorpiane të Serbisë, por gjithashtu nuk duam të marrim pjesë në vendime imorale. Ata do të duhet të shpjegojnë sa i sëmurë është ai dhe se si u bë më mirë. Shesheli këtu po bën kimioterapi. Çfarë do të ndodhë nëse ai nuk e bën atë në Hagë? A do të konsiderohet qeveria serbe si vrasëse sepse e dërgoi atë atje?” pyeti ai.

Shesheli ka qenë në paraburgim që prej vitit 2003, kur ai u dorëzua vullnetarisht.

Vendimi për çështjen e tij ishte programuar të merrej në tetor të vitit 2013, por u shty pasi një nga gjykatësit e çështjes u largua nga çështja se dyshohej për njëanshmëri.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit të këtij viti për t’u familjarizuar me detjate e çështjet, duke shkaktuar kështu një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: BeogradBIRNBosnjeGjykataGjykatëKrimekrime lufteKroaciLufteOKBparaburgimProtestatQeveriaSerbiSerbiaSHShesheliVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Mijëra njerëz festojnë ditëlindjen e Titos në fshatin e tij të lindjes

Beogradi kujton ‘Epokën e Artë’ të Titos

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.