Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Vuçiç premton autostradën Nish-Prishtinë-Durrës

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
12:32 | 27/05/2015
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Vuçiç premton autostradën Nish-Prishtinë-Durrës

Rama mikpriti kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi në Tiranë se Serbia e konsideron të rëndësishme autostradën që i jep Serbisë dalje në Durrës.

Rama mikpret kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP
Rama mikpret kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç kreu sot në Tiranë vizitën e parë në histori të një udhëheqësi serb ku foli me tone të buta për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa theksoi mosmarrëveshjen mes dy vendeve në lidhje me Kosovën.

Vuçiç tha se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për autostradën që duhet të lidhë qytetin e Nishit në Serbinë e jugut me portin detar të Durrësit në Shqipëri, të cilit iu referua me emrin Draç, emri me të cilin Durrësi njihet në gjuhën serbe.

Aktualisht autostrada në fjalë është ndërtuar në pjesën më të madhe në Shqipëri dhe Kosovë, por segmenti nga Prishtina deri në Nish vijon të mbetet në gjendje të keqe. Serbia ka investuar aktualisht për ndërtimin e Korridorit Pan-Europian Numër 10, i cili lidh Beogradin me Shkupin përmes luginës së Preshevës por nuk ka investuar në rrugët lidhëse drejt kufirit me Kosovën.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij serb Vuçiç dhanë mesazhe bashkëpunimi dhe shmangën retorikën nacionaliste.

“Shqipëria e Madhe nuk është një ide e promovuar në Shqipëri apo në Kosovë, por është një ide e promovuar nga ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve,” tha Rama, një tërheqje kjo nga deklaratat e mëparshme për “bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në formë klasike” të cilat qenë interpretuar në Beograd si një nxitje e nacionalizmit.

Vuçiç nga ana e tij, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e para disa ditëve ku thoshte se shqiptarët janë një komb në ekspansion dhe se rrjedhimisht duhet të jenë të kujdesshëm, e zbuti qëndrimin duke shpjeguar se e kishte pasur fjalën për ekspansionin ekonomik dhe duke sugjeruar që për këtë arsye, kërkonte që t’i kushtonte më shumë kujdes marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama kërkoi respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbinë e Jugut, termi zyrtar i Serbisë për Luginën e Preshevës, duke sugjeruar që shqiptarët atje të kenë të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në veriun e Kosovës. Si kundërpërgjigje, Vuçiç tha se ai kërkon të njëjtat të drejta për “serbët që jetojnë në Shqipëri.”

Qeveria shqiptare nuk njeh ligjërisht praninë e një minoriteti serb në Shqipëri, por gjatë viteve të fundit, Serbia ka promovuar idenë e ekzistencës së disa fshatrave me popullsi sllave në Fier dhe pranë Liqenit të Shkodrës. Në censusin e vitit 2011, në Shqipëri 366 vetë janë vetëdeklaruar me kombësi malazeze.

Pavarësisht këtyre shkëmbimeve, vizita e Vuçiç në Tiranë kaloi pa tension. Masat e rrepta të sigurisë me mbi 1300 policë të angazhuar dhe me bllokimin e rrugëve ku kaloi kryeministri serb në Tiranë rezultuan të panevojshme.

Tjetri
Gjyqi i trazuar i ‘ Grupit të Drenicës ’

Gjyqi i trazuar i ‘ Grupit të Drenicës ’

Më të lexuarat

Vuçiç premton autostradën Nish-Prishtinë-Durrës

Vuçiç premton autostradën Nish-Prishtinë-Durrës

12:32 | 27/05/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.