AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova shtyn votimin për Gjykatën Speciale

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Parlamenti i Kosovës shtyu votimin e amendamenteve kushtetutëse, qëllimi i të cilëve ishte mundësimi i formimit të një gjykate speciale për krimet e kohës së luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Parlamenti i Kosovës. Foto nga BIRN
Parlamenti i Kosovës. Foto nga BIRN

Pasi ishte planifikuar për të premten, votimi në Parlamentin e Kosovës për amendamentet e kushtetutës që do të lejonin themelimin e gjykatës speciale për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1990, u shty për “arsye teknike”.

Me 78 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, parlamenti e shtyu votimin dhe nuk planifikoi një seancë të re.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, tha se votimi u pengua nga pengesat teknike.

“Për shkak të mungesës së mundësisë për të parë materialet për të cilat do të votojmë, ne propozuam që kjo seancë të shtyhej,” tha Grabovci.

Kryeministri Isa Mustafa dhe partneri i tij në koalicion Hashim Thaçi nuk ishin të pranisëhm në seancë.

Albin Kurti, nga partia opozitare ‘Vetëvendosja’, e cila e kundërshtoi krijimin e Gjykatës Speciale, tha se seanca u shty sepse nuk kishte mjaftueshëm deputetë për të miratuar amendamentet.

“Këto amendamente kanë qenë gjithmonë të ditura. Këtë herë nuk është ndryshe,” tha Kurti.

Megjithatë, Slavko Simic, deputet nga Lista Serbe, tha se krijimi i gjykatës ishte një detyrim ndërkombëtar për Kosovën dhe se është shtyrë gjithmonë për arsye politike.

Miratimi i amendamenteve ishte një hap i parë për të mundësuar formimin e gjykatës, e cila do të funksionojë sipas ligjit në Kosovë, por shumica e ndjekjeve penale do të zhvillohen jashtë shtetit dhe të gjitha strukturat gjyqësore të saj do të përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Pas miratimit të amendamenteve, parlamenti duhet të miratojë një ligj të posaçëm që do të rregullojë funksionimin e gjykatës.

Projektligji aktualisht është ende duke u negociuar mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Data e votimit është shtyrë disa herë, por nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, ai duhej të zhvillohej ditën e premte.

Gjatë seancës së ditës së premte, qindra veteranë lufte dolën në rrugët e Prishtinës, duke protestuar kundër votimit të planifikuar dhe vendimit të fundit të gjykatës së Mitrovicës, e cila dënoi me burg 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe politikanët e lartë Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, për krime lufte në vitet 1998 dhe 1999.

Qindra veteranë lufte duke brohoritur “UÇK! UÇK!” u mblodhën para parlamentit, duke i bërë thirrje deputetëve të mos i mbështesin amendamentet që do të çojnë në krijimin e Gjykatës Speciale.

Kreu i shoqatave të veteranëve të luftës, Smajl Elezaj, tha se gjykata do të dëmtonte sovranitetin e Kosovës.

“Deputetët duhet të largohen nga parlamenti, gjë e cila do ta bënte të pamundur votimin e amendamenteve që do të sillnin krijimin e Gjykatës Speciale,” tha Elezaj.

Gjykata e re do ta ketë bazën në Hollandë dhe pritet të ndiqen penalisht një numër i madh figurash të larta të UÇK-së për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 me forcat serbe.

Ajo do të dëgjojë çështjet që dalin nga raporti i fundit i Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Evropian, i cili tha se zyrtarë të paidentifikuar të UÇK-së ndërmorën një “fushatë persekutimi” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besohej se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit.

Në krimet e supozura përfshihen vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe dhunë seksuale.

veteran protest, birn
Foto: BIRN
veteran7, protest, birn
Foto: BIRN
Etiketa: Albin KurtiBIRNBurgburgosjedeputetdetyrimGjykataGjykatëGjykate specialeGjykatësGjyqHashim ThaçiIsa MustafaKosovaKosovëKrimekrime lufteLigjLufteMitrovicëParaPartiaPartisë DemokratikeProjektligjiPunëPunëtorRaportiromromëSeancaSylejman SelimiUshtriaVotaVotimivrasje
Tjetri
Refugjatët sot, si hebrenjtë dikur

Refugjatët sot, si hebrenjtë dikur

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.